Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Trafiku i drogës SHBA-Kanada: Dënohen trafikantet seksi shqiptare
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Kronike > Trafiku i drogës SHBA-Kanada: Dënohen trafikantet seksi shqiptare
KronikeLajmi i fundit

Trafiku i drogës SHBA-Kanada: Dënohen trafikantet seksi shqiptare

Dita
Published May 27, 2016
Share
SHARE

Një shqiptar që punonte si shofer kamioni në Detroit u deklarua fajtor të premten, për trafik droge në zonën e Cleveland. Leka Konini, mund të dënohet deri në 87 muaj burg, në një vendim që pritet të merret në gusht.

Konini, së bashku me tre shqiptarë të tjerë, u arrestua në mars si pjesë e një hetimi në kontrabandën e sasive të mëdha të drogës MDMA dhe marijuanës së gradës së lartë mbi kufirin së SHBA-Kanada.

Nën akuzë janë edhe motrat Jonida dhe Denisa Aliçka dhe Rinald Turhani, pronar i një firme kamionësh. Denisa Aliçka, 26 vjeç, dhe Turhani, 37 vjeç, kanë pranuar akuzat për trafik droge, ndërsa Jonida Aliçka, 28 vjeç, e ka seancën në muajin korrik.

Si e siguronin drogën dy motrat shqiptare

28-vjeçarja Jonida Aliçka dhe motra e saj 26-vjeçare Denisa, u prangosën nga policia pas kontrollit në apartamentin e tyre. Mësohet se dy motrat merreshin me trafik dhe shitje droge dhe jeta e tyre, sipas prokurores së çështjes ishte e mbushur me udhëtime luksi në Majemi dhe Los Anxhelos, makina dhe apartamente të shtrenjta. Denisa Aliçka çdo muaj paguante qira për apartamentin e saj 1 235 dollarë.

Arrestimi i dy motrave shqiptare erdhi si rezultat i një hetimi të gjerë të divizionit të FBI-së në Detroit, gjatë së cilit u vërtetua se dy vajzat kishin kryer shitje të marijuanës nga banesa ose automjetet e tyre mes shtatorit 2014 dhe marsit 2016. Po ku sigurohej marijuana? Ishte i dashuri i Denisës, Ronald Turhani 37 vjeç dhe shoku i tij, Leka Konini 46 vjeç, të dy nga Miçigani, të cilët ua siguronin lëndën narkotike vajzave. Jonida Aliçka siguronte edhe MDMA, një substancë narkotike e llojit të ekstazisë, nga i dashuri i saj që banon në Kanada.

Hetimet zbuluan se Denisa Aliçka kishte udhëtuar disa herë në Miçigan për të marrë lëndën narkotike duke e transportuar përsëri në Ohajo.  Ndërsa Jonida Aliçka, me profesion police rezervë në Departamentin e Policisë Linndale, udhëtonte për në Nju Jork për të marrë MDMA-në dhe për ta transportuar atë në Ohajo. Motrat e shpërndanin lëndën narkotike me anë të shitjes në të gjithë rrethin verior të Ohajos. Pas arrestimit të dy vajzave, në pranga përfundoi edhe Turhani, i cili ndodhet në paraburgim, ndërsa  Konini mbetet një i arratisur nga drejtësia.

Agjenti special i FBI-së, David Gardner dëshmoi se të dy motrat ishin pjesë e trafikimit të 20 kilogramëve MDMA dhe marijuanë nga Kanadaja në Ohajo. Prokuroria pretendon se grupi e trafikonte drogën nga Miçigani dhe Nju Jorku për në Ohajo. Nëse dy motrat do të shpallen fajtore, ato rrezikojnë të paktën 10 vjet burg. Motrat Aliçka kanë lindur në Shqipëri dhe kanë emigruar në SHBA në vitin 2000.

20441430-mmmain

Dita May 27, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments
  • ??? says:
    May 27, 2016 at 11:00 pm

    Keta jane qelbesirat e Shqiperise qe i japin emer te keq gjithe te tjereve.

    Reply
  • sapa says:
    May 28, 2016 at 8:41 am

    As perendimi nuk i beri njerez keta.Nejse kane kujtuar se jane ne vendin e krimit Shqiperi ku ben cdo gje dhe del jashte pasi paguan te korruptuarit shteterore.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?