Një tjetër tragjedi në futbollin argjentinas. Një 27 – vjeçar, i cili luante në një ekip të kategorisë së dytë është shembur në fushën e lojës, për shkak të një infarkti, 32 minuta pasi ndeshja kishte filluar.
Ndihma e shpejtë që ka qenë e pajisur me të gjithë aparaturat e nevojshme nuk ka shërbyer, pasi mbrojtësi i Atletico Parana, Cristian Gomez ka mbërritur në spital i vdekur.
Një tjetër tragjedi pas asaj të disa ditëve më parë. 21 – vjeçari Emanuel Ortega u shua pasi u përplas me bordurën që ndante fushën nga tribuna. Goditja në kokë ka qenë fatale për lojtarin.
Kjo gjendje ka shtyrë Federatën Argjentinase e Futbollit të ndërpresë të gjithë aktivitetet kombëtare.
Krishti e paste ne parris.
fatkeqsi…