Një e afërme e familjes Tola ka folur për ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e sotme në Bulqizë, kur nëna së bashku me dy fëmijët e saj u gjetën të pajetë brenda banesës së tyre.
Nusja e dajës së Rajmonda Tolës, Lumturije Bajrami rrëfen se ngjarjen e ka mësuar nga televizori, pasi ka parë emrin e mbesës.
Ajo tregon se familja Tola përdorte dru për ngrohje, jo gaz.
“E mora vesh përmes televizorit. Bashkëshorti është emigrant në Greqi. Ata përdornin zjarr për t’u ngrohur. Rajmonda ishte shtëpiake. Merren me bagëti se nuk kishin gjendje të mirë ekonomike”, rrefeu Lumturija.
“I kam marrë në telefon dhe dëgjoj vetëm të qara” – thotë ajo.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Bulqizë, ku nëna me dy fëmijët e saj u gjetën të vdekur.
Sipas versionit paraprak që dha policia viktimat janë helmuar nga gazi i një bombole gjatë natës.
40-vjeçarja është identifikuar si Rajmonda Tola, ndërsa fëmijët si Rudina, Fatjon dhe Merita.
Kryefamiljari nuk ndodhej në banesë pasi punon në Greqi për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike.
d.a. / dita