Autoritetet franceze kanë konfirmuar se një prej viktimave që u shkrumbuan në një kamion në tentativë për të shkuar për në Angli është i riu Rexh Myzyraj.
Trupi pajetë i 22-vjecarit u është dorëzuar tashmë familjarëve të tij në Hamallaj të Durrësit dhe sot zhvillohet ceremonia mortore.
Ka qënë ministria e Jashtme që ka bërë të mundur përfundimin në kohë të të gjitha procedurave dhe ka marrë përsipër edhe faturën për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike të familjes Myzyraj.
Ky fakt tashmë shuan edhe shpresat e familjes së Erinda Kaçorrit se viktima e dytë që u gjet e shkrumbuar në kamion mund të mos ishte vajza e tyre.
Dy të rinjtë u nisën nga Tirana drejt Belgjikës pak ditë më parë, për të kaluar më pas ilegalisht në Francë e prej andej në Angli ku Erinda Kaçorri do të bashkohej me të fejuarin e saj.