Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Tragjedia në Pogradec, Gjiknuri: Miniera, e mbyllur prej 20 vjetësh
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Tragjedia në Pogradec, Gjiknuri: Miniera, e mbyllur prej 20 vjetësh
AktualitetLajmi i fundit

Tragjedia në Pogradec, Gjiknuri: Miniera, e mbyllur prej 20 vjetësh

anazapta
Published November 7, 2013
Share
SHARE

Ministria e Energjetikës ka reaguar sot paradite në lidhje me tragjedinë që u regjistrua në një minierë në Pogradec, ku pesë të rinj humbën jetën si pasojë e asfiksisë.

Ministria bën të ditur se miniera në fjalë është e mbyllur prej 20 vitesh dhe viktimat kanë hyrë në mënyrë ilegale për të marrë materiale. Zyra e shtypit pranë kësaj ministrie njofton se zv.ministri i Energjisë dhe Industrisë,  Ilir Bejtja, prefekti i Qarkut, drejtuesit e RISHM-it dhe forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes ndërsa po punohet edhe për të sqaruar rrethanat e plota.

“Reparti i Inspektimit dhe Shpëtimit të Minierave është informuar rreth orës 23:00 të së mërkurës se disa persona kanë mbetur të bllokuar në ish minierën e qymyrit në Dardhas të Pogradecit. Menjëherë është ngritur grupi i posaçëm me specialistë të cilët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Është konstatuar se në minierën, e cila rezulton të jetë pa aktivitet dhe e mbyllur prej 20 vitesh, disa persona kanë hyrë në mënyrë ilegale për të marrë materiale ndërsa kanë marrë me vete edhe një gjenerator me benzinë. Gjatë punës së gjeneratorit është prodhuar sasi e konsiderueshme oksid karboni, e cila është përhapur brenda galerive”, thuhet në njoftim.

anazapta November 7, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
3 Comments
  • ardi says:
    November 7, 2013 at 12:18 pm

    Tunelet ekzistuese mund te shrytezohen per rritjen e kepurdhes.Z.Gjiknuri ne bashkepunim me Z.Panariti mund te behen promoter te kesaj nisme.Kam pershtypjen se BE jep fonde per zhvillimin e kesaj kulture teper e pelqyeshme ne tregun europian.
    Perndryshe hyrjet e galerive duhet mbyllen(betonohen).

    Reply
  • ol says:
    November 7, 2013 at 12:34 pm

    Fatkeqesi shume e rende. Ngushullime familjeve. Ne shqiptaret jemi te çuditshem. Bejme ate qe s’ duhet bere dhe nuk bejme ate qe duhet bere. Kurse organet pergjegjese kane zakon e marrin masa pasi na ndodh ngjarja e rende. Asnje drejtues nuk e shqep gojen me pare per parandalimin e ngjarjeve kaq te renda.

    Reply
  • geno says:
    November 7, 2013 at 4:12 pm

    Zoti Gjiknuri, nese nuk ke informacion hap letrat, kjo miniere nuk figuron e mbyllur, por ajo dhe disa te tjera ne Pogradec, jane dhene me koncension privat per Fahri Balliun dhe disa miq te tij rus e turq dhe jane prone e tij ne shfytezim, interesohuni, i ka dhene me firme Genc Ruli ne vitin 2006. Letrat jane ne QKR dhe ne AKBN

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?