Shpërndahen trakte në mënyrë ilegale në Himarë nga “Komiteti i Vorio-Epirit 1914”, ku hidhen thirrje anti-shqiptare dhe nxitet revolta për të vepruar për pavarësinë. Dy persona, njëri nga të cilët i shoqëruar, minoritar dhe një tjetër i shpallur në kërkim nga policia, akuzohen se përgjatë dy ditëve të fundit kanë ngjitur dhe hedhur trakte në lagje të ndryshme të qytezës së Himarës, një zonë e njohur dhe e populluar me minoritarë. Veprimtaria është ndërmarrë në kuadër të 100 vjetorit të revoltës për të mos iu bashkuar Shqipërisë nga minoritarët e Himarës që kërkonin pavarësinë e Vorio-Epirit më 1914. Më 17 shkurt, nesër, bëhet një shekull nga ajo ditë. Këtë fakt e provojnë edhe materialet e gjetura dhe të sekuestruara, traktet e shtypura që mbaheshin në një makinë tip “Opel Astra” me targa greke IMB1263, e drejtuar nga i dyshuari 28-vjeçar, Filip Nestur Dhimojani, i njohur edhe si minoritar në këtë zonë. Por policia vendore tha se bashkë me të ka qenë edhe një tjetër person, me inicialet S. Dh., po nga Himara, që u shpall në kërkim. Kurse 28-vjeçari pas shoqërimit u la për hetim në gjendje të lirë.
Traktet me parulla anti-shqiptare
Në trakte parullat dhe thirrjet ishin të qarta. Autorësia ishte e grupimit të quajtur “Vorio Epir 1914”, pasi u identifikuar vula në fletë-palosje. I shoqëruari ka dëshmuar se ishte vetëm drejtues i mjetit dhe jo autor, ndërsa nuk kishte dijeni përse shërbenin ato trakte. Policia e Vlorës mori informacione në rrugë operative se gjatë natës, por edhe ditën, të dyshuarit ngjitnin dhe hidhnin fletushkat me thirrje anti-shqiptare në ambiente publike dhe banesa. Në to shkruhet në greqisht: “100 vjet më parë, të parët tanë vepruan. Po ne çfarë bëjmë sot?. Skllav është ai që pret lirinë nga të tjerët!”. Në këtë mënyrë hidheshin thirrje për t’u ngritur dhe kërkuar ndarjen nga Shqipëria, duke sponsorizuar me nacionalizma Vorio-Epirin. Ngjarja nuk është njoftuar zyrtarisht nga Policia e Shtetit, por u konfirmua se kishte ndodhur dhe po hetohet. Po kështu në Greqi, mediat shkruanin për këtë ngjarje, duke iu referuar faktit se minoritarët kërkojnë të drejtat e tyre dhe se kur u shpërndanë fletushka në Greqi për 100 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, autoritetet nuk i ndëshkuan shqiptarët. Ata e kanë cilësuar ngjarjen si një akt festiv me rastin e 100 vjetorit të Komitetit Qendror të Vorio-Epirit që u ngrit më 1914 në Himarë.
Hetimet e ngjarjes
Për momentin ka vetëm një numër të konsiderueshëm fletushkash të sekuestruara, një mjet autoveturë si provë dhe një të shoqëruar që e drejtonte makinën. Por një i dytë u shpall në kërkim si i përfshirë në këtë “akt antikushtetues”. Fletushkat mbanin vulën “Vorio-Epir 1914”. Të shkruara në greqisht, me gërma të mëdha dhe kapitale. Dyshohet se janë të printuara në mënyrë artizanale në ndonjë bazë të fshehtë brenda vendit. Po mblidhen informacione për persona të tjerë të përfshirë dhe hetimin e tyre për zbardhjen e plotë të ngjarjes, në bashkëpunim me prokurorinë. Në fletushkë dalloheshin përveç thirrjeve antishqiptare, edhe fotografia e kryesisë së fshatit Himarë të një shekulli më parë, që janë shpërndarë në çdo cep të Himarës.
KEVA, 17 shkurti dhe Jorgo Zografo i Himarës
Përfaqësues të Partisë, Agimi i Artë në Greqi vazhdimisht kanë shprehur qëndrimin se, me ardhjen e tyre në pushtet, Greqia do të çlirojë pjesën e territorit të saj që ndodhet brenda kufirit të Shqipërisë.
“Epiri i Veriut”. Në vitin 1914, ajo pjesë e Shqipërisë që Greqia e quan “Epiri i Veriut”, refuzoi t’i bashkohej Shqipërisë duke deklaruar pavarësinë në Gjirokastër dhe formoi qeverinë e saj. Protokolli i Korfuzit, i cili u firmos nga Shqipëria dhe qeveria e përkohshme e “Epirit të Veriut”, njihte zyrtarisht “Epirin e Veriut” si njësi autonome vetëqeverisëse nën sovranitetin dhe principet e Shqipërisë. Kjo marrëveshje i jepte në një farë mënyrë autonomi brenda territorit të Shqipërisë kësaj pjesë të territorit të Shqipërisë. Kjo ndodhi pas përfundimi të Luftës së Ballkanit, por protokolli nuk u zbatua asnjëherë për shkak të paqëndrueshmërisë politikë në Shqipëri. Ndërsa, anulimi i protokollit u bë zyrtarisht në vitin 1921 gjatë Konferencës së Ambasadorëve. Në çdo 17 Shkurt, qarqe të caktuara greke, përkujtojnë vitin 1914 kur i quajturi “Epiri i Veriut”, deklaroi autonominë e vet dhe krijoi në Gjirokastër qeverinë me kryeministër Jorgo Zografo. KEVA (Komiteti Qendror i Luftës Vorio-Epirote), është emri i një prej organizatave greke, ndoshta më aktivja dhe me kapacitetet më të mëdha financiare dhe infrastrukturore për atë që në shtetin helen njihet si “Çështja e pazgjidhur e Vorio-Epirit”.
Ehhh shqiperi o shqiperi ke mar rukullimen drejt gremines .ke mar rrugen drejt vet asqesimit. E hhh Shqiperi e mjera shqiperi,
Mund te jenë dhe kopukë të saliut e te bollanos këta palikarët? Krijojnë terrenin për protestën e bandes hajdute me 20 shkurt. Policia duhet ta hetojë mirë këtë ngjarje se nuk më duket thjesht “agjitacion propogande” por një synim me objektiva më të largëta se kaq!? “Palikarë trima,kini 100 vjet që hani mut me vorio-epirin dhe ja ku e kini katandisur greqinë në lypsare te europës? Vetëm në antikitet kini shkelqyer ndersa pas tij e kini bastarduar rracën dhe jini bërë si gabelët e europës! Jini kryqëzuar me persët jo me djemtë e Sokratit,të sofokliut, te pitagorës e leonidës! Prandaj ju bini dajreve tani ” !???
Zoti Zaimi, kur nganjehere me hypin nervat dhe them se Enveri ishte tjeter politikan, qe keta duke filluar nga R. ALIJA E KENDEJ, jane prostituta para tij.
Ka patur shume gabime, por per burrrr me te gjitha RR e mundshme, Shqiperise ska per ti ardhur me.
Kur nje nendetse ruse kaloi ne gjirin e Vlores, vinte nga Korfuzi dhe do te shkonte ne Rijeka, ushtaraket tane mbasi nuk arriten tja mbushnin mendjen te dilte ne ujrat teritoriale, se komandanti rus i kercenoi se kemi mbushje berthamore dhe nje shperthim, do te hidhte gjith Vloren ne ere, u detxruan ti drejtohen Komandatit te Pergjithshem Enver Hoxhes dhe pergjigja e Enverit pa medyshje ishte, Bjerini, jo Vlora, por dhe gjysma e Shqiperise te hidhet ne ere, BJERINI, se po kaloi Miu nje ere nen mustaqe, e ben rruge pastaj.
Kjo ngjarje ndodhi ne vitin 82, pak para ngjarjeve te Xhevdet Mustafes.
Cfare te them, e di se cfaredo te them, jane edhe bindjet tuaja.
Te pershendes.
SALI BERISHA KA DEKLARUAR NE PRISHTINE NE NENTOR 2012 SE BASHKIMI SHQIPERI KOSOVE, NE DO TE DETYROHEMI TE HUMBASIM TERRITORE. CESHTJA SHTROHET NE GJEOPOLITIKE SE CFAR POZICIONI DO TE KENE KUFJT E RINJ DERI NE VJOSE APO SHKUMBIN, SE DUHET TE JENI TE QARTE, ME SILAMIKET SHQIPTARE, NUK DUHET TE NDERTOHEN VEPRA TE MEDHA SIC JANE GAS DHE NAFTESJELLES SE HIDHEN NE ERE ME TRITOL. PRA KUSH UAN FORT EDHE NE TEREN EDHE NE TAVOLINE, DEL FITUES. GREKET E KANE HALLIN SE VORIO EPIRI, DO TE KERKOJNE SHUME SHQIPTARE TI BASHKOHEN EDHE MATANE SHKUMBINIT, GJE QE AMERIKANET DYSHOJNE TA APROVOJNE, PASI NJE DYSHTETESI NGA GREQIA FITOJNE VORIO EPIRIOTE DHE SHQIPTARE. PRA NUK BEHET FJALE PER PROTOKOLLIN E KORFUZIT,, LART ME LART…
Zoti Zaimi,ka 23 vjet qe antishqiptarizmi i brekedhjerit te historise shkon ne sinkron me aksionet e agjenturave greke -serbe.
Per hir te se vertetes,ai nuk e ka fshehur asnjehere kete strategji dhe taktike. Problemi ,ne fakt,jemi ne,,,ne cfare kemi bere per t’ja dhene ,ne dekike,pergjigjen e pameshirshme????????????????????????????.
SIGURISHT, NJE SHTET I DESHTUAR…..
Nuk mjafton arrestimi i atij qe hodhi traktet, shteti me strukturat e tij duhet ta dijne qarte se greket nuk heqin dore ndaj vendit tona edhe tani qe jane ne hall.
Shqiperia nuk ka ushtri se edhe ata qe mund te jene aktualisht, jane per te pastruar plerat.
Ka ardhur koha per t’ju bere thirrje gjithe shqiptareve te ndershem qe te jene vigjilent per vendin e trojet tyre, se pa tjeter qe po zbatohen skenare te rrezikshme ndaj vendit tone.
Historia po perseritet me spiralen larte, mund te keshe zgjarsi dhe trimeri por kur je i shkaterruar ekonomikisht cdo gje mund t’na bejne e do mbetemi me goje e sy hapur.
Ata qe kane mbushur xhepat, trastat dhe thaset do tja mbathin me mace e kuc nga Shqiperia.
Kjo do te jete Europa e shekullit te ri.Cfare po shohim te bejne pesimist per vehten dhe me gjere.
Familja po shkaterrohet, arsimi ka degraduar, gjuhen kerkojne ta deformojne, trashgimnine kulturore po e vjedhin e shkaterrojne, sherbimet sociale jane nga me te dobtat ne bote, prona po tjetersohet etj, shteti aktual shqetesohet me shume per parkimet e mjeteve dhe fugonat taksi.Nuk po duket forca e shtetit, ti nxjerrin dhembet fort e ti zbatojne ato ligje te shkruara me force se askush nuk bene ze.
o djema mo merakosni ,se ja u mbedh dule rilindasi aleati edvinit ,kot se vuri vincja nekryetar kuvendi, apo tja kalonte sa-lehu qe vuri kseren minister,prite edvinin kur te vendos kryetar te qarkut te VALONES ndonje filogrek tjeter ,per te kenaqur orekset e gerqise,shumica e politikaneve tane pdisto-socialist,te majte apo te djathte,per para e pushtet ,shesin shpirtin,dinjitetin,grate, ,jo me per vatan qe sduan tja dine fare,vete fakti flet shikoni,sa greke e filogreke keni ne parlament e ne maxhorancen qe na qeveris.
Brenda vendeve anetare te NATO-s nuk ka lufte dhe as ndryshime kufijsh. Qetesohuni dhe lexoni pak.
POR NATO NUK DO TE JETE E PERJETSHME, ALEANCAT PRISHEN PASI KA KRIZA EKONOMIKE, KETO A\LEANCA ISHIN EDHE PARA DY LIFTERAVE BOTERORE, KUJTO ITALIANE E PARE, U MUND DHE U BASHKUA ME FITIMTARET. POR TERRITORET MEREN ME LUFTE, SHQIPERIA DUKE MOS PATUR USHTRI, KA CELSAT E KASHTES, PASI GJYSMA E VORIO EPIRIOTEVE JANE SHQIPTARE DHE ATA MENDOJNE SE DO TE JETOJNE ME MRE NE NJE SHTET EPIRIOT POR JO SI ALBANISTANI, SHTET ISLAMIK IDESHTUAR.