Premtimi i parë i Bashës ishte ndarja e bashkisë nga politika, premtoi një tramvaj brenda mandatit të parë për linjën Kinostudio-Kombinat, premtoi se për 6 muaj do të pajiste pallatet e reja me hipotekë, premtoi 30 mijë vende të reja pune, premtoi banesa sociale për të pastrehët, premtoi se s’do të ketë më fëmijë që lypin ose punojnë rrugëve të Tiranës, premtoi klasa me 30 nxënës në shkollat e Tiranës, premtoi kartën e studentit, premtoi parkime nëntokësore, premtoi zgjatimin e bulevardit dhe shpronësimin e banorëve të prekur, premtoi ulje taksash dhe heqjen fare të 60 prej tyre, premtoi uljen e çmimit të bukës në 60 lekë.
***
Roza-Rozina… Kush i do këto Lule…?
Nga Aida Nako
Mbrojtje e konsumatorit nga rritja e çmimeve, 30 mijë vende pune në dy vitet e para të mandatit, linjë tramvaji brenda qershorit 2012, në aksin Kinostudio-Kombinat, zgjidhje afatgjatë për trafikun (që në vitin e parë të mandatit, do zgjidhej mbingarkesa e trafikut në qendrën e qytetit) dhe ndërtim parkingjesh nëntokësore, eleminim masiv taksash dhe më shumë hapësira të gjelbra. Gjithashtu, fund betonizimit të Tiranës, pa harruar heqjen e lypësave nga rruga, duke i çuar ata nëpër shkolla, etj, etj
Për një gazetar që do të bëjë vërtet gazetarin, Lulzim Basha si politikan është një gjah i lehtë. Nëse kërkon të bësh një listë të premtimeve të pambajtura të tij, kjo është puna më e thjeshtë e mundshme: Mjafton të sigurosh listën e premtimeve të tij. Lista e premtimeve të bëra dhe lista e premtimeve të pambajtura janë… identike. DITA ofron sot këtë paketë të plotë të premtimeve të pambajtura të tij, që të gjitha kanë ndjekur rrugën e “Tramit” imagjinar që ai premtoi se do të ndërtonte në Tiranë.
Nesër Lulzim Basha do të dalë në protestën e paralajmëruar me bujë nga demokratët. Është krejt e pavend dhe e pakohë kjo protestë por lokomotiva dhe vagonat e premtimeve të pambajtura të Bashës, e bëjnë edhe më qesharak motivacionin “të protestojmë për mashtrimet e dyshes Rama-Meta”.
Problemi real që ka sot PD-ja është kthimi në realitet, në vitin 2014. U duhet uruar shërim i shpejtë, sepse nëse vazhdojnë kështu, Luli rrezikon që ta kapërcejë dhe vitin 1991 kur “u rrëzua busti” dhe të kthehet pas në kohë në vitet e fëmijërisë, kur luante me trena prej lodre dhe roza-rozina. “Roza-rozina, plot me trëndelina… kush i do këto Lule. Poçja me fasule” – këndonin fëmijët asokohe. Dhe “lulet” e premtimeve elektorale të Bashës janë këputur prej kohësh. As Basha nuk i dëshiron më pranë dhe me siguri bezdiset kur dikush ia kujton.
Siç shkruan me të drejtë Skënder Minxhozi në një analizë me të njëjtën temë në JAVA, mandati i Lulzim Bashës në kryeqytet ka qenë deri më sot një premisë, më shumë sesa një siguri. Ka qenë premisa e një administrimi që momentet e para do të kishte pas vetes qeverisjen qëndrore, vullnetin për të bërë më mirë se Edi Rama dhe idenë e ndryshimit që po vinte në kryeqytet pas shumë kohe. Thuajse asnjë nga këto rrethana nuk u provua në favor të kreut aktual të bashkisë, që tani duket sikur pret me padurim zgjedhjet e ardhshme, për të dalë nga lëvozhga tashmë e ngushtë e një godine që shihet si trampolina e kryeministrave të nesërm. Megjithëse për Lulin rruga mbetet e gjatë deri atje.
Tani për tani, bilanci i Bashës në krye të Tiranës i referohet, ashtu siç e kërkon e drejta dhe arsyeja, ofertës që ai ka bërë, ende pa hyrë në zyrën e kryebashkiakut. Dhe kjo ofertë duket sot sikur është shkruar në një gjuhë krejt e ndryshme, nga ajo me të cilën shkruhet realiteti që ka prodhuar mandati Basha në Tiranë.
Tirana e sotme është një qytet që pasqyron më së miri një administratë të munguar lokale, në krye të së cilës qëndron njeriu që premtoi gjithçka e po bën shumë pak. Ka shumë gjasë që sot, për Lulzim Bashën, bashkia e Tiranës të jetë kthyer në të njëjtin burg të florinjtë që mbante brenda dikur Edi Ramën. Veçse ky proces duket se po ndodh dukshëm më shpejt, krahasuar me kreun e maxhorancës. Humbja e 23 qershorit, depresioni i madh ku e djathta ra pas kësaj date, dualizmi me Berishën dhe rivalitetet e brendshme, e kanë kthyer kryesinë e Bashës në PD, në një balet të vështirë mbi akull. Nga ana tjetër, përtej komplikimeve që solli në karrierën e tij marrja në dorë e frenave të opozitës në një moment të keq, është vetë mënyra sesi Lulzim Basha e ka qeverisur Tiranën, garancia se ai nuk do të dojë ta provojë më këtë eksperiencë. Aq më tepër tani, kur pesha e konsiderueshme e LSI në Tiranë, nuk do të jetë më në favor të tij, por në anën tjetër.
***
Trami i gjatë i premtimeve të pambajtura të Bashës
Nga Erion Habilaj
Nesër opozita e drejtuar nga Lulzim Basha ka paralajmëruar një protestë-marshim për shkak të “mashtrimeve të dyshes Rama-Meta”. Urojmë që zërat për provokime dhe trazira të mos përmbushen; sa për pjesën tjetër, është krejt normale që opozita e një vendi të protestojë.
Publiku ka me të drejtë rezerva të forta për këto eskalime ndaj një qeverie që ende nuk i ka mbushur 150 ditë në pushtet, dhe ndërkohë bëhet fjalë për një opozitë me kredibilitetit zero, shumë personazhe qendrorë të së cilës, përfshirë z.Basha dhe paraardhësin e tij në PD, duhej të ishin para drejtësisë.
Por ajo që nuk duket aspak e moralshme por as efikase si strategji është motivacioni me të cilin thirren qytetarët në shesh. Drejtuesi de jure i PD-së prej tre vitesh është i pari i punëve të kryeqytetit duke pasur përgjegjësi të madhe për atë që ka bërë ose s’ka bërë në këtë kohë. Përpara se t’i kërkojë “llogari dyshes Rama-Meta për premtime të mbajtura”, z.Basha duhet të japë disa llogari të vetat. Dhe ai nuk ka 150 ditë në pushtet, por plot tre vjet.
Tre vjet më parë z.Basha, që e mori postin në tavolinë, bëri disa premtime nga më spektakolaret deri te ato më të thjeshtat. Premtimi i parë i tij ishte ndarja e bashkisë nga politika, premtoi një tramvaj brenda mandatit të parë për linjën Kinostudio-Kombinat, premtoi se për 6 muaj do të pajiste pallatet e reja me hipotekë, premtoi 30 mijë vende të reja pune, premtoi banesa sociale për të pastrehët, premtoi se s’do të ketë më fëmijë që lypin ose punojnë rrugëve të Tiranës, premtoi klasa me 30 nxënës në shkollat e Tiranës, premtoi kartën e studentit për të përfituar shërbimet publike, premtoi parkime nëntokësore, premtoi përfundimin e sheshit “Skënderbej”, premtoi zgjatimin e bulevardit dhe shpronësimin e banorëve të prekur, premtoi ulje taksash dhe heqjen fare të 60 prej tyre, premtoi uljen e çmimit të bukës në 60 lekë. Të gjitha këto do të bëheshin për një afat duke filluar nga 6 muajt e parë deri në fund të mandatit. Me një shikim të thjesht të gjithë që jetojnë në Tiranë e kanë të qartë se çfarë ka ndodhur me to dhe sa janë mbajtur. Më poshtë po ju japim një përmbledhje të premtimeve të pambajtura të Bashës si kryetar bashkie…
Ndarja e bashkisë nga lufta politike
Në pranverën e nxehtë të vitit 2011, pak muaj pas ngjarjeve të 21 janarit, të gjithë i kishin sytë tek Bashkia e Tiranës. Dhe sfida e kundërshtarit të majtë, kreut në fuqi të bashkisë në fuqi njëherësh kryetar i opozitës ishte një dhe vetëm një: Të nxjerrim politikën nga Bashkia e Tiranës! Ai që e bënte këtë premtim solemn ishte kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës Lulzim Basha. Sot, pasi kanë kaluar dy vjet e gjysëm nga ai premtim, ka ndodhur pikërisht e kundërta. Rama. Bashkia është më shumë se kurrë një epiqendër kalkulimesh partiake. Ndërsa vetë z.Basha merret non stop me politikë. Pikërisht e kundërta e asaj që kishte premtuar dikur kandidati demokrat.
Ndërtimi i tramvajit
Premtimi tjetër i Bashës që bëri bujë atëkohë ishte ndërtimi i tramit ose linjës së tramvajit që do të lidhte sipas tij lindjen me perëndimin dhe veriun me jugun. Ky premtim i kryetarit të Bashkisë së Tiranës do të bëhej realitet brenda një kohe rekord për t’i dhënë sipas tij qytetit të Tiranës lehtësimin e trafikut të rënduar. Ky premtim i kryetarit të Bashkisë së Tiranës ka mbetur vetëm në posterin elektoral dhe në faqen e internetit të bashkisë së Tiranës. “Për trafikun do të ndërhyhet në dy nivele strategjike: me Unazën e Madhe dhe tramvajin. Gjithashtu, mjafton një nënkalim te “21 Dhjetori” për të prerë një pjesë të mirë të ngërçit që trafiku ka në atë zonë të qytetit. Një ridimensionim i nyjës së trafikut te Dogana, ndërhyrja te vend-parkimet, është një tjetër ndërhyrje e domosdoshme për të rregulluar problemin e trafikut të rënduar në Tiranë”, tha Basha në prill 2011. Në premtimin e Bashës u tha se ky projekt do të përfundonte për 4 vjet, ndërsa tashmë kanë kaluar tre vjet dhe nuk e beson njeri se për një vit do të përfundonte një punë që kërkon disa vjet dhe një mal me para.
30 mijë vende të reja pune
Punësimi ishte premtimi tjetër i Bashës i cili kritikonte Ramën se nuk kishte bërë asgjë në këtë drejtim. Në një pasazh në fjalimin e tij elektoral të datës 29 prill 2011, Lulzim Basha thotë fjalë për fjalë: “Punësimi është absolutisht prioritet i qytetit. Është dhe mbetet prioriteti im numër një. Strategjia është kjo: ulja e taksave, fondi i garancive, një rol informativ në tregun e punës, zhvillimi i infrastrukturës. Këto sjellin më shumë para për biznesin, më shumë para për punësimin, më shumë para për rrogat. Dhe dy fusha të tjera, investimi në arsimin profesional, investimi në Tiranën turistike. Këto janë drejtimet e mia kryesore për punësimin dhe të jeni të bindur kur them 30 mijë të punësuar, e kam peshuar mirë dhe jam i sigurt se si në çdo sfidë tjetër, këtë fjalë që po e jap, do ta mbaj”. Jo që nuk ka hapur vende pune, por spastroi bashkinë nga punonjësit e administratës “Rama” për të futur militantë. Pati raste që edhe u rrahën punonjëse sepse nuk pranonin të jepnin dorëheqjen siç ishte rasti i dy zonjave, Anila Çobani dhe Etleva Duraj.
Ulje taksash
Basha në takim me tregtarët gjatë garës i premtoi heqjen e 60 taksave dhe uljen pesë herë të të tjerave. Por në një takim me tregtarët që kreu i këshillit bashkiak Aldrin Dalipi zhvilloi ata i thanë këto fjalë: “Ne tregtarëve të tregut ushqimor taksat na kanë ardhur me shtesë. Pothuaj për të gjithë bizneset, se ne kryesisht jemi biznes i vogël, pak janë biznes i madh dhe detyrimet na kanë ardhur 60-70 mijë lekë më tepër për çdo biznes. Ne jemi të gjithë familjarë dhe të gjithë hallexhinj, në këto kushte ne po hamë dhjamin siç i thonë një fjale, po hamë lekët e mallit që kemi gjendje, të punës që kemi krijuar prej vitesh dhe nuk përballojmë dot asnjë lloj detyrimi”, thotë një tregtar. Në fakt kjo e taksave ishte një megamashtrim, pasi u shpreh hapur dhe në fushatën e fundit elektorale ku të gjithë shpreheshin hapur te përfaqësuesit e PS-së.
Ulje e çmimit të bukës
Lulzim Basha u zotua se do të ulte çmimin e bukës brenda pak muajve dhe duke thënë edhe çmimin se sa do të bëhej. Ai improvizoi edhe një vizitë në Kamëz ku buka shitej 60 lekë ndërsa në Tiranë 80 lekë. “Isha në Bashkinë e Kamzës. Kam blerë të njëjtën bukë 800 gramë, për 60 lekë. Kjo është buka që kam blerë për 60 lekë dhe kjo është buka që bleva këtu për 80 lekë. Dëfrimi (furrtari) më tha që edhe ai donte të shiste bukën me 60 lekë po të kishte mundësi, por taksat bashkiake këtu janë disa herë më të larta se në bashkitë dhe komunat përreth Tiranës. Bashkia nuk duhet të jetë arsyeja pse tregtarët rrisin çmimet”, u shpreh kandidati i PD-së. Në fakt jemi tre vjet pas, nuk di nëse ndonjë furrë e ka zbatuar premtimin e Bashës, te lagjia ime jo vetëm nuk është ulur çmimi po sa vjen e më shumë ulet edhe pesha e bukës.
Karta e studentit
Duke shëtitur universitet më universitet privat Lulzim Basha nuk mund të linte edhe studentët pa një premtim të bujshëm. Ai u tha atyre se do të kenë kartën e studentit për të marrë shërbimet bashkiake. “Ka ardhur koha që bota universitare e Tiranës dhe qyteti i Tiranës të nisin një partneritet të ri, të nisin një marrëdhënie të re, për të cilën jemi zotuar bashkërisht. Unë dua t’ju informoj se sa të vij në pushtet do të jap për studentët: kartën bashkiake të studentit, për çdo student të Universitetit të Tiranës dhe të të gjitha universiteteve që rezidojnë në këtë qytet. Kjo kartë studentore do të jetë në duart tuaja dhe do të ofrojë një gamë të gjerë shërbimesh, lehtësirash, që nga transporti publik, tek jeta kulturore, tek shërbimet e infrastrukturës ushqimore e shumë të tjera”, ka theksuar Basha. Sot jo vetëm që nuk kemi një kartë të tillë po Basha po prish dhe linjën e urbanëve. Ky është një rast i mirë që studentët t’i tregojnë nesër Bashës se mashtrimi qëndron në krahun e tij.
Klasat me 30 nxënës
Kreu i bashkisë së Tiranës premtoi se do të bëjë klasa me 30 nxënës, ku bëhet mësim, por edhe jetë sociale komunitare. Me një xhiro të shpejtë në shkollat e Tiranës e kupton qartë se nuk ka klasa me 30 nxënës, por edhe mësimi bëhet me turne për shkak të mbingarkesës.
Hipotekimi i pallateve
Brenda 15 nëntorit të vitit 2011 të gjithë pallatet pa hipotekë do të pajisen me një të tillë. Këtë premtim Lulzim Basha e bëri më shumë se një herë duke i thënë dhe gazetarit Arian Çani se s’ka gjasa të mos e mbajë, ndryshe do të dilte mashtrues. Kaloi 15 nëntori i vitit 2011, më pas i vitit 2012, edhe nëntori i vitit 2013 kaloi pa u ndjerë dhe po vjen nëntori i vitit 2014 dhe pallatet ende janë pa hipoteka. Jo vetëm kaq po një pjesë e mirë e qytetarëve do të humbasin edhe kreditë që kanë marrë nga Basha për shkak të shkeljeve që janë bërë gjatë procedurave. Ky është një shans ideal për të dalë nesër në protestë edhe për t’i thënë Bashës “dua hipotekën time”.
Zgjatimi i Bulevardit dhe shpronësimi i banorëve
Si kandidat për bashkinë e Tiranës Basha u tregua i vëmendshëm edhe ndaj shpronësimeve e dëmshpërblimeve të njerëzve që duhet t’i japin tokën shtetit për një shërbim publik. “Çdo centimetër katror që do të preket për të ndërtuar rrugë, do të shpërblehet me vlerë tregu. Të jeni të sigurt për këtë. E dyta; kështu, në mënyrë arbitrare, s’ka për të ndërhyrë më njeri. E treta; kudo që do të ndërhyhet për të bërë një rrugë të re, do të merret parasysh edhe zhvillimi i pronës private, që të mos rrini në kasolle ku t’ju zërë çatia. U mor taksa, do të jepet shërbimi”, ka thënë Basha tre vjet më parë. Banorët e stacionit të trenit ende nuk kanë marrë asnjë qindarkë nga zgjerimi i bulevardit ndërkohë që vlera që u ofron Basha është minimale. Për mos të harruar në këtë pikë, Basha do hyjë në një rekord gines si kryebashkiak sepse ka bërë që Tirana të jetë kryeqyteti i vetëm në botë pa stacion treni. Nëse do të vijonim të shtjellonim një për një çdo premtim kreu i bashkisë së Tiranës do të ishte kandidat i denjë për Pinok.
Lejet e ndërtimit
Basha premtoi se s’do të jepte më leje ndërtimi në qytet deri sa të kishte një stabilizim të situatës. Por nuk kaloi shumë dhe ai shfaqi një projekt për xhaminë që fshinte pas vetes dhe 4 kulla gjigante. Projekti u ndërpre nga qeveria aktuale sepse do të ishte një rast i paprecedent që të ndërtohej një xhami me qëllim kamuflimin e katër lejeve të ndërtimit.
Premtimet e Bashës në mënyrë telegrafike
1. 30 mijë vende pune. Vetëm Unaza e Madhe do të punësojë mbi 5800 persona
2. Kalimin e kompetencave tek minibashkitë për dhënia e lejeve për ndërtime të vogla
3. Linjë telefonike antikorrupsion në Bashkinë e Tiranës.
4. Dëgjimi i zërit të qytetarëve për shembjen e Piramidës
5. Premtoi se do të ulte çmimet e mallrave dhe ushqimeve
6. Hipotekimi i të gjitha apartamenteve
7. Ulja e taksave nga 2-5 herë
8. Heqja e 60 taksave
9. Ngritja e një task-force për punësimin e të rinjve
10. Financimi i stazhit për ata që mbarojnë universitetin nga Bashkia, 70 për qind e atyre që mbarojnë këtë stazh u ofrohet një vend pune
11. Ngritja e unazës së madhe të Tiranës, hapja e parkingjeve nëntokësore
12. Bashkia do të ndërtojë parqe të vogla dhe qendra argëtuese
13. Ndërtimi i një parku tjetër të madh për Tiranën
14. Çdo të premte orar pritjeje për të gjithë qytetarët për të dëgjuar hallet e tyre
15. Kartën e studentit
16. Zgjatjen e Bulevardit nga Stacioni i Trenit tek Bregu i Lumit
17. 70% e të rinjve të tyre do t’u ofrohet punësim i përhershëm në sektorin privat
18. Zhvillimi të 14 qendrave urbane dytësore, krijimi të 5 strehave.
19. Krijimin e Agjencisë Bashkiake te Mbrojtjes së Konsumatorit, që do të inspektojë, raportojë çdokënd që spekulon me çmimet.
20. Ndërtimi i një tramvaji deri në Kinostudio- Kombinat
21. Transport publik cilësor, të pakushtueshëm, falas për të moshuarit, fëmijët dhe personat në ndihmë sociale, të shtrirë në të gjithë qytetin.
22. Më pak se 30 nxënës nëpër klasa. Shkolla të mirëpajisura, internet falas për të rinj
23. Një Bibliotekë Universitare.
24. Heqje nga rruga e fëmijëve që lypin
25. Krijimin e një qyteti policentrik, me hapësira të gjelbra.
26. Ndërtimin e një parku tjetër si dhe Korridori Rekreativ i Lumit të Tiranës
27. Ndërtimin i Unazës së Madhe
Bashuci ne litar se bashku me Berishovicin….neser mos harroni bejani me keq se me protesten e armeve kimike….,tani ndiqeni me dru perpara.
Kur do vej ne burg ky Lulushi se na cau trapin
Trami i trapit lul holandezi ashishi i pd
Po Trami apo Tram Vaji apo Vaj me kanoçe vaj vaj vaj
hajde luli argjijes hajde nuku te genjeu argjija milioner
u bere o Kopsi argjijes se ajo te pruri te pd ty o ashish.
Bashuci tani qe i kaloj koa tramin ose( trapi) ta fusin ne bythe.
” O i lidhni o i dhisni !!!…”
Tani s’kemi gje ne dore (votat i hodhem), vec nje telekomande dha ca qindarka per ndonje gazete ( a kafe).
Zgjidhni vet, se une e bera zgjidhjen time…
28.( e harruar nga gazetari) Me premtoi se do me gjente nje nuse e nuk ma gjeti.
Ma premtoi kur njeri i tha ,- PO mua nje vend pune?
– Do ta gjejme pa tjeter.
– SHiko,rruga jone eshte e shtrur ,por…….
– Mos u merzit ,do ta shtrojme edhe ate ( te gjithe shqyen syte nga habija ,po edhe gojen nga te qeshurat. Ne ate moment une i thashe ,de dua nje nuse.
– DO ta gjejme edhe ate ,te kesh besim. Ca po qeshnin .,ca me jepnin poresi ,ca thoshin se ke harruar,ca thoshin se nuk ka par me sy. ……. Mire nuse qe nuk me gjeti e ngela pa te ,po tani me tallin e shoket . Heeeee ,me thone . ta gjeti nusen LULI,SE U BEN 3 VJET ? E une u them , – AI mashtroi gjithe popullin e TIRANES ,DAVA UNE !