Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Transporti me Italinë, shqiptarët 9-fish më shumë taksa se fqinjët
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Ekonomi > Transporti me Italinë, shqiptarët 9-fish më shumë taksa se fqinjët
Ekonomi

Transporti me Italinë, shqiptarët 9-fish më shumë taksa se fqinjët

anazapta
Published November 5, 2013
Share
SHARE

Transportuesit shqiptarë të mallrave, që punojnë me tregun e jashtëm, ngrenë zërin për situatën diskriminuese me të cilën po përballen prej vitesh. Duke iu referuar konkretisht marrëdhënieve me Italinë, që është edhe partneri kryesor tregtar i vendit tonë,  shoferët shqiptarë të rreth 25 mijë mjeteve paguajnë 9 herë më shumë taksa se vendet e rajonit. Në një seancë dëgjimore përballë deputetëve në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, kreu i Shoqatës Shqiptare të Transportit Ndërkombëtar Rrugor, Ilirjan Mataj theksoi se dy janë taksat më të rënda, ajo e qarkullimit dhe e peshës, që kanë diferenca marramendese nga ato që paguajnë fqinjët. Sipas tij deri më tani nuk është ndërmamarrë asnjë hap konkret për zgjidhjen e situatës. Për pasojë alternativa e mbetur për këta sipërmarrës është regjistrimi i automjeteve me dokumenta të huaj si maqedonas apo malazez. Fatkeqësish me këtë zgjidhje, arka e shtetit shqiptar humb cdo vit shuma të konsiderueshme nga pagesat e munguara të taksave, para të biznesit shqiptar të cilat aktualisht shkojnë tek financat e vendeve fqinje. Kërkesat e transportuesve shqiptarë në vendet fqinje u përforcuan edhe më tej, duke listuar si shqetësim edhe vjetërisnë e kamionëve në qarkullim, për të cilët u kërkua limiti prej 20 vitesh si dhe ndihmë nga qeveria për rinovimin e tyre. Në përgjigje të këtyre shqetësimeve, përfaqësues nga Ministria e Transporteve bënë me dije se është tejet e vështirë heqja e këtyre taksave që aplikon Italia. Ndërsa nënvizuan se duhet rinovim urgjent automjetesh. Ndërkohë, përfaqësuesit e shoqatës parashtruan të tjera shqetësime që ndikojnë negativisht në punën e tyre, si problemi i trageteve, të cilët janë të amortizuar dhe jashtë çdo standardi normal,  ku gjithashtu aplikohen edhe taksa tejet të larta. Duke e cilësuar si monopol, transportuesit kërkuan ndërhyrjen e qeverisë në çmimet e biletave si dhe futjen e kompanive të tjera në treg. Po ashtu si shqetësim u  ngrit edhe ekzistenca e një firme të vetme koncensionare që bën kolaudimin e automjeteve.

anazapta November 5, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • aos says:
    November 5, 2013 at 1:29 pm

    Kjo sjell ritjen e artikujve ne treguna e Albanistanit me rreth 20 deri ne 30%.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?