Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Nuk do lejohen të qarkullojnë urbanë me vit prodhimi para ’95-s
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Komunitet > Nuk do lejohen të qarkullojnë urbanë me vit prodhimi para ’95-s
Komunitet

Nuk do lejohen të qarkullojnë urbanë me vit prodhimi para ’95-s

anazapta
Published November 10, 2013
Share
SHARE

Automjetet që do të përdoren për transportin ndërqyetas (ndërmjet Tiranës dhe qyteteve të tjera të vendit), duhet të përmbushin një sërë kushtesh sa i takon komoditetit të lëvizjes. Në një projektvendim të planifikuar për t’u miratuar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak janë përcaktuar standardet minimale që duhet të plotësojnë linjat e urbanit për transportin e qytetarëve. Projektvendimi për :“Përcaktimin e standardeve minimale të detyrueshme, në linja të rregullta udhëtarësh ndërqytetëse”, citohet se të gjitha linjat e transportit të Tiranës dhe rretheve duhet të sigurojnë një sërë kriteresh mbi standardet minimale të detyrueshme, të cilat do të zbatohen nga të gjithë operatorët që kërkojnë të licencohen në linja të reja, të rilicencohen në linjat ekzistuese, apo kërkojnë ndryshim apo shtim mjetesh. Kështu automjetet (autobuzët) duhet të jenë të gjithë të vitit të prodhimit 1995, kapaciteti minimal transportues jo më pak se 14 vende ulur, për të gjitha mjetet (autobusët). Numri i mjeteve dhe drejtuesve të tyre është i përcaktuar, si dhe kushtet e komoditetit për të gjitha mjetet duhet të plotësojnë 100 për qind të mjeteve të inventarit, e që duhet të jenë të pajisura me aspirim. Estetika e brendshme (lidhur me vendet e pasagjerëve, dritaret, dyshemetë e mjeteve etj), që konsistojnë në drejtim të një paraqitjeje dhe mirëmbajtjeje sa më të pranueshme, e cila respekton në këtë mënyrë kërkesat e komunitetit për një shërbim të një cilësie të lartë, do të jenë të detyrueshme për të gjitha mjetet. Estetika e jashtme e të gjitha mjeteve do të jetë e tillë që të plotësojë rregullat në zbatim të Kodit Rrugor, lidhur me vendosjen mbi mjetet e transportit të shkrimeve a shenjave reklamuese të shndritshme ose reflektuese, me qëllim që të përjashtohet çdo rrezik verbimi a hutimi për drejtuesit e mjeteve të tjera, si dhe njëkohësisht të pengojë çdo formë reklamimi që ka një përmbajtje, domethënie apo synim të kundërt me normat e këtij Kodi. Në një tjetër projektvendim që prite të miratohet përcaktohet se : “Linjat e transportit rreth qytetas automjetet duhet t’i kenë të vitit të prodhimit të 1998-s, si vit dysheme për të gjitha mjetet (autobusët).Kapaciteti minimal transportues jo më pak se 40 vende për të gjitha mjetet që vë në përdorim të qytetarëve”.

anazapta November 10, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?