Tre këshilltarë bashkiakë kanë braktisur PD-në në Shkodër dhe Korçë. Sipas gazetës “Shqip”, në Shkodër Partia e Mendimit të Djathtë Liberal ka braktisur aleancën me PD prej 16 vitesh, duke deklaruar se PD nuk po u shërben më ish-të përndjekurve, por agjentëve të Sigurimit të Shtetit. Kryetari i kësaj partie, njëkohësisht anëtar i këshillit bashkiak, Mustafa Lici, tha se deputetët e PD e kanë kthyer qytetin në monarki. Edhe në qytetin e Korçës, dy këshilltarë të djathtë kanë bashkuar votat me të majtën për të kaluar buxhetin. Madje njëri prej tyre, Albert Nika, tha se tani nuk i përket më grupimit të PD, por të majtës.