Zbardhen detaje të tjera të arratisë së 7 të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë të Drenovës, 3 prej të cilëve të akuzuar për vrasje policësh dhe katër me burgim përjetë. Pas arrestimit të 4 prej të arratisurve dhe marrjes së tyre në pyetje, janë mësuar fakte se si janë siguruar armët në qeli. Gjithashtu Prokuroria ka sekuestruar 19 kamera të sigurisë nga 100 kamerat e burgut, ato të Sektorit A ku janë të dënuarit përjetë, ku është vënë re se gardianët kanë qëndruar pasivë dhe ka shumë shkelje të procedurave dhe protokollit të sigurisë. Nga ana tjetër vijojnë kërkimet për kapjen e 3 të tjerëve, Reiz Haxhiraj, Gëzim Toma dhe Eduart Lulo, teksa policia ka rrethuar zonën e malit të Gramozit dhe Dardhë, ku janë gjetur gjurmë të tyre. Po kështu kontrolle po ushtrohen në Tiranë, ku besohet se mund të fshihen të arratisurit. Si bashkëpunëtorë janë arrestuar Olsian Maçi, Albi Meçini dhe Ervis Lami, 20, 21 dhe 19 vjeç, miq të të dënuarve, nga Tirana. Me kapjen e Admir Tafilit, Fran Marashit, Gëzim Gurit dhe Artur Gorës, janë sekuestruar edhe 2 armë zjarri pistoleta “TT”, krehra me fishekë, thikë, celular dhe një maskë. Fran Marashi dhe Gëzim Guri janë transferuar në Peqin.
Hetimet
Prokuroria sekuestron 19 kamera të sigurisë të burgut të Drenovës, konstatohet se është shkelur rregullorja. Pamjet tregojnë se gardianët kanë neglizhuar procedurat. Kanë lënë hapur dyert e qelive të Sektorit A deri pas orës 15:00 të së shtunës. Në korridor gjendej vetëm një prej gardianëve, që çuditërisht mbante edhe çelësat. Në këtë zonë duhet të ishin të paktën 3 gardianë që të vëzhgonin të dënuarit nga afër. Të dënuarit lëviznin lirshëm në korridor. Nga dhoma duket se del një person me pistoletë në dorë, që është Admir Tafili dhe merr peng gardianin që kishte çelësat. Në dhomën tjetër gjendej Fran Marashi dhe luhej letra. Gëzim Guri ngrihet dhe godet kamerën e sigurisë, duke e prishur. Gardiani shtrihet përtokë, i marrin çelësat dhe hapin dyert. Dhoma e kamerave nuk jep alarmin, aty gjendeshin dy punonjëset femra. Po kështu gardianët e portës nuk shtypin alarmin por sprapsen, edhe pse shohin me pistoletë në kokë kolegun. Reagimi rezulton të ketë ardhur 20 minuta me vonesë. Të dënuarit ndjekin rrugën për nga tuneli ku hynin makinat. Katër gardianë ishin mbyllur në qeli nga të dënuarit. Po kështu policët në kullën e vrojtimit nuk reaguan. Ka pasur edhe të shtëna të një mitralozi nga jashtë burgut. Dyshohet se kanë qenë të ndaluarit si ndihmës, tashmë të arrestuar. Ata kanë prerë edhe telat e murit ku kapërcyen 7 të dënuarit. Më tej një prej tyre ka tërhequr vëmendjen me granatë para komisariatit. Drejtoria e Burgjeve rezulton se ishte vënë në dijeni. Edhe ish-drejtori Gazmend Dibra e dinte por nuk veproi. Armët janë futur me frigorifer para zgjedhjeve, më 13 qershor. Altin lami i ka çuar frigorifer në qeli Admir Tafilit, aty ka fshehur edhe armët, që i shpëtuan vëzhgimit. Madje në qeli u janë lejuar pajisje luksi.
3 të arratisurit
Policia e Shtetit njoftoi dje se ka vënë të gjitha shërbimet e saj në ndjekje të 3 të arratisurve me origjinë nga Përmeti, Vlora dhe Dibra. Është bërë rrethimi i territorit përreth malit të Gramozit në Ersekë, ku mendohet se janë fshehur dhe po tentojnë të kalojnë kufirin, megjithë kushtet e këqija atmosferike. “Besojmë se fshihen në zonën e malit dhe të vetmet alternativa janë Maqedonia dhe Greqia. Kemi shërbime të përforcuara, këqyrje me helikopterë, kamera termike, dylbi dhe ndjekje me qen gjurmues”, thanë burime policore. Por dyshohet se Gëzim Toma, Eduart Lulo dhe Reiz Haxhiraj, mund të kenë kaluar edhe në drejtim të Elbasanit dhe më tej Tiranës. “Për këtë shkak kontrollet janë përqendruar edhe në Tiranë, ku mendohet se dy nga të arratisurit kanë të afërmit e tyre”, shtuan burimet. Janë gjetur gjurmë të tyre në zonën e Ersekës. Tre të arratisurit janë dënuar me nga 12, 13 dhe 25 vite burgim për grabitje, rrëmbim dhe vrasje. Gjithashtu nën vëzhgim mbahen banesat e tyre dhe të të afërmve. “Nuk kanë ku të shkojnë në kufi, pasi koha është e keqe”, thanë burimet.
Arrestimi i 21 gardianëve
Gjykata e qytetit të Korçës ka marrë masa për shqyrtimin e çështjes së 21 efektivëve të policisë së burgut, të cilët u arrestuan një natë më parë me urdhër të Prokurorisë së Përgjithshme. Gjykata bën me dije se masa do të shqyrtohet nga gjyqtarët Maksi Qirkazi, Luljeta Kola e Besnik Shehu. Të arrestuarit janë Valdet Brahollari, Ardian Lenollari, Valter Gjalpi, Jani Mitre, Gjergji Këllëzi, Bledi Hysolli, Margel Rushani, Riza Spahiu, Ferdinand Delimoni, Artan Larti, Edmond Qarri, Spartak Moka, Bledar Kollcinaku, Arben Fatka, Luan Liçollari, Terpo Gjamo, Suzana Sejdarasi dhe Luljeta Zvorani. Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, ka shkarkuar edhe drejtorin e burgut, Genci Postoli.
Tre te arratisurit lokalizohen ne Dardhe
Prej dy ditësh vijon aksioni për të arrestuar dhe tre të arratisurit e fundit nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë. Policia ka vazhduar pa ndërprerje kërkimet për Eduard Lulon, Reiz Haxhirajn dhe Gëzim Tomon.
Sipas informacioneve të fundit, kërkimet për Haxhirajn dhe Lulon vazhdojnë të jetë të përqëndruara në zonën përreth malit të Gramozit dhe në kufirin me Greqinë. Sipas policisë dyshohet se këta dy të arratisur fshihen në pyjet e malit Gramoz. Ndërkohë nga policia kufitare kërkimet po zhvillohen me kamera termike.
Ndërsa kërkimet për të arratisurin e tretë Gezom Tomon janë përqëndruar në zonën e Prrenjasit. Sipas policisë dyshohet se Tomo ndodhet ende në këtë zonë. Një ditë më parë në një magazinë të braktisur në Prenjas u arrestuan edhe tre të arratisur të tjerë të Burgut të Drenovës.
Pas sinjalizimit të banorëve të zonës, të cilët kishin dëgjuar të shtëna me armë në brendësi të magazinës, policia dhe forcat RENEA rrethuan zonën, duke bërë të mundur arrestimin e të dënuarve Admir Tafili, Gezim Guri dhe Fran Marashi.
Policia e Korçës ka gjetur në fshatin Dardhë gjurmë të tre të arratisurve nga burgu i Drenovës. Burime nga policia bëjnë të ditur se efektivë të policisë dhe forcat RENEA po kontrollojnë të gjithë zonën dhe banesat në fshatin Dardhë.
Gaz Dibra normalisht duhet te ishte ne burg per vete sot, per tre arsye:
E para kur u kap nga “Fiksi” disa vite me pare duke i bere shantazh indirekt Moisiut kur qe President. E dyta kur “u kap nga “Fiksi” para zgjedhjeve duke blere votat tek rr. “Myslym Shyri” me qeset me ushqime. Dhe e treta per kete rastin e paralajmerimit te arratisjes dhe masat qe nuk mori. Se arratisja ka qene e pergatitur qe ne kohe te tij. Mirepo ai eshte “nene sqetullen” e ngrohte te Berishes, dhe kushdo qe eshte “nen sqetullen” e tij, nuk i vjen asnje e keqe nga Drejtesia. Pra Drejtesia nuk eshte e pavarur, dhe vazhdon te jete nga klani i Berishes.
PO aksidente ne Tirane qe jane shtuar dhe qe dihet se 88% e rrugorve jane te zevendsuar nga rilindasit e Tahirit brenda nje dite kush e ka fajin Berisha apo Mul Noka?
Zevendesimin e 88% te tyre e transmetuan Tv e tyre dhe dolen disa police gra tu vendos gjoba biles edhe makines te policise gje qe nuk ka asnje vend ne Europe apo bote qe kufizon parkimin e policise.Nje dite kisha parkue makinen ne nje rruge qe duhej liruar nga parkimet para ores 7 te mengjezit ne Belgjike ku jetoj.Shkova te marr makinen per te shkue ne pune ne 7 e 10 minuta gjeta nje flete gjobe 55 euro por mbas makines time qendronte e parkuar makina e policise qe me kishte gjobite pa polic polici kishte shkue ne zyre jo lar parkimit pa flete gjobe sepse policija parkon ku bte doje mjafton te mos bllokoje qarkullimin Shkova e pyeta policin se a mund te ma anullonte por tha jo.Me shaka i thashe edhe tui ke parkuar atu kunder tabeles por mu pergjigj.Kur te vishesh polic edhe ti do e parkosh kunder tabeles makinen e policise pa gjobe mu pergjigj duke qeshur .U ndame une pagova mla vone gjiben .^Por per arsye sherbimi apo kontrolli ndalon ne rruge policija me 4 sinjalet bllokuese.Mirpo bukuroshet e Tahirit per reklame si dikur punen fizike qe benin antaret e byrose politike te Enverit vendosnin gjoba policise.tallmje me dashje per popullin apo nga injoranca nuk e kuptoj nga vjen kjo
Ti o vlla nga Belgjika tregon perralla me Sali dhe Nul Moken. Eshte si te flas une nga matane oqeanit per nje vend qe cdo vit qe kalon behet me i huaj per mua se vendi ku jetoj aktualisht. Une besoj qe Shqiperia eshte nje rpublike bananesh dhe keshtu do te mbetet edhe per shume kohe. Prandaj nuk merrem me as me lajme nga ai vend (jo cdo dite te pakten) por perpiqem te integrohem ne vendin tim te ri qe te them te drejten me ka dhene shume here me teper se vendi im dhe pavaresisht qe mund te jem i huaj nuk ndjehem si i tille. Shqiperia na largoi dhe vazhdon te behet me e huaj se c.ka qene kur ikem qe aty.
Sali Berisha=Ilir Meta.
Per sa kohe qe Ilir Meta do te jete ne koalicion me Ramen, nuk do ti bjere asnje gjemb ne kembe Sali Kriminelit.
Duke mos u denuar Sali Shpellari, nuk denohen as zagaret te cilet kane kafshuar, vrare dhe vjedhur popullin per vite te tera.
Ndryshe nuk ka se si te justifikohet mosdenimi i bemave te Sali Vucidolit me coompani.
Edi Rama duhet me domosdo te beje kujdes me keto gjera, sepse po zhgenjen 1000000 zgjedhesit e tij.
Sa ma vone te shkoje, ma keq do te jete.
Pastroni ferrat e Berishes!