Me beri pershtypje deklarata e prefektit te Vlores per punonjesit, qe sipas tij, jane te LSI. Skandaloze ne kete deklarate nuk eshte fakti se prefekti ne fjale urren njerezit e LSI. Skandali qendron ne faktin se prej standardit absurd qe eshte krijuar ne kete vend, nje zyrtar shteteror, pa piken e turpit, deklaron hapur, ne media, se do te pushoje nga puna disa persona qe me ligj jane nepunes civile?!
Te jem i sinqerte, nuk me vjen aq keq per keta persona, te cilet me shume mundesi mund t’i kene perfituar ato vende prej aderimit ne partine ne fjale (pa dashur te paragjykoj aftesite e tyre). Por, e konsideroj absurde, te tmerrshme, idiote dhe jashte cdo logjike shteterore nje veprim te tille.
Qeveria na tund perdite karten e 3 ligjeve, a thua se jane nje buton qe na fut ne cast ne Europe, por pa fshehur ne asnje moment primitivitetin e saj, menyren e te berit të gjërave fshatareske dhe joeuropiane. Cdo nepunes civil eshte i mbrojtur me ligj dhe nuk mund te pushohet nga puna kur do prefekti. Ajo qe eshte me e tmerrshmja eshte qe prefekti e deklaron madje hapur se kerkon t’i pushoje nga puna pikerisht sepse ata aderojne ne nje parti.(!)
Dicka e tille nuk do te ndodhte ne asnje vend europian. Madje ky person duhet te jepte doreheqjen dhe prokuroria ta hetoje per shkeljen flagrante te ligjit dhe madje edhe te kushtetutes, e cila nuk lejon diskriminim per asnje aresye. Kur te arrijme ne kete standard ndoshta do te jemi gati te hyjme ne Europe. Per sa kohe keto lloj deklaratash konsiderohen si normale do te mbetemi vec nje shtet pa shtet.
Email nga adresa: [email protected]
keta legenat nuk din te bejne shtet,ai maloku as shtetin e Hamut zogut nuk di te bej pa lere pastaj te bej shtetin e xhaxhit,ky thot ca eshte ne keto 28 mij km katror eshte e imja .yt malok qen bir qeni 7 breza
Albatros, punonjesit e LSI kur u futen ne pune nuk pyeten as per ligj dhe as per ata qe nxirreshin ne rruge. Pra rekrutimi i tyre u be ne shkelje te ligjit per nepunesin civil. Tani qe po i heqin thone se jane nepunes civile. Gjithsesi, jam dakord me ju lidhur me absurditetin e tundjes se 3 ligjeve per gjoja integrimin evropian, njeri nga te cilet eshte pikerisht ai per nepunesin civil.