Policia e Tiranës arrin të zbardhë një pjesë të ngjarjes së ndodhur orët e vona të së hënës te Liqeni Artificial, kur një autoveturë “Opel Astra” me targa italiane u hodh në erë me eksploziv nga persona të paidentifikuar. Burime zyrtare thanë se mjeti i parkuar në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë kompleksit të pallateve “Syri i Kaltër”, me targa GR319794, ishte në pronësi të Mercedes J., 31 vjeçe, punonjëse në një kompani private italiane. Nga shpërthimi i lëndës plasëse është dëmtuar tërësisht automjeti dhe sipas ekspertëve kanë qenë 200 gramë eksploziv i telekomanduar. Nga hetimet rezulton se atentati ka pasur qëllime paralajmëruese. Pronarja e mjetit mohoi të kishte konflikte. Por mësohet se ajo bashkëjeton me një oficer policie dhe sipas grupit hetimor, autorët kanë pasur shënjestër pikërisht oficerin që përdorte mjetin. Motiv i ngjarjes dyshohet se është detyra, për ta paralajmëruar në lidhje me hetimet që kryen. Por paralelisht hetohet nëse objekt i sulmit mund të ketë qenë edhe vetë pronarja e mjetit. Ekspertët besojnë se ky është një kërcënim i pastër ndaj oficerit të Policisë Gjyqësore dhe po mbledhin informacion për dosjet që ka hetuar. Nga shpërthimi i makinës nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Agron Kuliqi fshihet pas ketyre ngjarjeve.