Komisariati i policisë së Fushë Krujës vihet sërish në qendër të sulmeve me eksploziv.
Për herë të tretë persona ende të paidentifikuar kanë hedhur tritol në oborrin e komisariatit në derën e pasme të Komisariatit rreth orës 22:00.
Uniformat blu të Fushë Krujës kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtij akti, ndërsa nga shpërthimi nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale, ku jane demtuar disa automjete.
Dyshohet se, lënda eksplozive është hedhur nga mbrapa komisariatit dhe është përplasur në derë duke shpërthyer.
Ndërkaq uniformat blu kanë marrë kamerat e sigurisë së një banke përballë derës, që dyshohet të ketë fiksuar autorët e hedhjes së ekplozivit, çfarë do të mundësonte më pas dhe identifikimin e tyre.
Kjo është hera e tretë brenda këtij viti që regjistrohen shpërthime të tilla ekspozivi në Komisariat. Rasti i parë ishte në 21 janar 2014, ku pranë rrethimit të këtij institucioni u hodh një sasi e vogël lënde shpërthyese, e llojit tritol. Nga shpërthimi me eksploziv u dëmtua vetëm një automjet.
Ndërkaq në 3 mars të 2014, do regjistrohej shpërthimi i dytë, ku një sasi eksplozivi u hodh nga jashtë brenda rrethimit të komisariatit. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati të lënduar, vetëm dëme materiale, ku u dëmtuan dy automjete që ishin të parkuara.
Ndërkohë në një operacion tjetër mësohet se policia ka sekuestruar një makinë ku ndodheshin 25 kg tritol. Makina është kapur në Krast të Krujës dhe po hetohet për origjinën dhe destinacionin e lëndës plasëse.
se mos na hidhni ndonje andej nga parlamenti ore se na lini pa politikane pastaj.
o qe u hengert mortja pse su ha o toç minister e o toça police. Kur u hodhen tritolin e dyte ne fushe kruje kaq te shuar ishit e smernit dot 2 kamera e ti instalonit apo fushe kruja eshte sa manhatani?!!!!!!!!!!
merr 3000 trupa policore dhe qente anti eksploziv po skemi ne kerkoji te fqinjet borxh dhe krihe territorin nate e dite per nje jave rresht, ngri postblloqe ne çdo kryqezim, po se perballoni dot beni ate qe beri Italia, fusni ushtrine ne patrullim i paguani qe i paguani. Ju lutem ju te gazetes dita, çojani keto propozime ministrit se qenka i shurdhet e smer mundimin te lexoje komentet tona.
kALUAN 6 MUAJ DHE SHE FI KA TE DREJTE BURRE QOFTE AI QE E HEDH BE PRLAMENT DHE TE FI LLOJ NGA E PARA KJO HISTORI.