Një sasi tritoli u gjet e lidhur në një shtyllë te tensionit të lartë në Kodrën e Zograçes, në fshatin Halil të Krujës. Policia njofoi se eksplozivi ishte i lidhur në 3 metra lartësi dhe ishte gati për t’u hedhur në erë. Bëhet fjalë për 2 kilogram tritol, sipas Policisë së Qarkut të Durrësit, e ndarë në dy pjesë. Kjo është hera e dytë brenda pak ditësh që sasi të konsiderueshme tritoli gjenden në shtyllat e tensionit të lartë të këtij fshati.