Akademiku i njohur kosovar, Rexhep Qosja, reagon për refuzimin e titullit “Qytetar Nderi” nga komuna e Tropojës. Qosja thotë se vendimi i kryetarit të Komunës së Tropojës, Ramë Kortoçi, për të mos i dhënë titullin që i ishte propozuar,, është i detyruar prej Berishës.
“E kuptoj dhe e ankoj. Është detyruar prej stalinistit të fundit europian ende në pushtet të bëjë çka në të vërtetë s’ka dëshiruar të bëjë!”, thotë Qosja për “Gazetën Shqiptare”.
Ai falënderon nismëtarët e vlerësimit të tij dhe shprehet i bindur se një ditë do t’i kërkojnë falje për anulimin e vendimit të marrë në muajin nëntor.
Tropoja i refuzon titullin “Qytetar Nderi” akademikut Qosja
1 shkurt – Tropoja i refuzon akademikut Rexhep Qosja titullin “Qytetar Nderi”. Gazeta Shqiptare shkruan sot se ka qenë vetë kryetari i Komunës Tropojë-Fshat, ai që përmes shkrese që mban datën 8.11.2012 e ka refuzuar vendimin e këshillit për të shpallur qytetar nderi akademikun nga Kosova.
Kreu i komunës së Tropojës, Ram Kortoçi, rendit disa argumente për refuzimin e dhënies së këtij titulli. “Për marrjen e një titulli të tillë duhet që personi i propozuar të ketë dhënë një kontribut ku të ketë përfituar komuniteti i kësaj komune dhe për këtë arsye personi në fjalë nuk e plotëson këtë kriter”, thotë Kortoçi, i cili shton më tej se Qosja nuk e ka falënderuar Tropojën asnjëherë për ndihmën që u dha kosovarëve në vitin 1999.
“Një njeri që mban titullin akademik dhe një njeri që e ndjek situatën duke e ditur gjendjen e kombit të tij në çdo pjesë të territorit, akademik Rexhep Qosja e ka ditur se në vitin 1999, në kohën e largimit të kosovarëve me dhunë nga trojet e veta, Tropoja, ky vend që nuk kishte vend për familjet e veta, u hapi derën vëllezërve kosovarë. Por Qosja nuk e zuri kurrë në gojë këtë akt, siç bënë pjesa më e madhe e intelektualëve kombdashës kosovar”, shkruan kryetari i Komunës Tropojë-Fshat.
Tropoja është një komunë në rrethin me të njëjtin emër. Fshatrat e kësaj komune janë në kufi me Kosovën.
Akademiku Rexhep Qosja është nderuar me titullin “Qytetar Nderi”, Gjirokastër dhe Tepelenë, si dhe mban titullin “Nder i Kombit”. Në 28 nëntor 2012, Qosja u nderua në Vlorë me titullin “Qytetar Nderi” së bashku me ish-ambasadorin amerikan, Xhon Uidhers. Qosja e ka kritikuar shpesh kryeministrin Berisha dhe mënyrën e tij të qeverisjes. Vitin e kaluar, në disa intervista në media, Qosja u shpreh se Berisha është shkaktari kryesor i të gjitha problemeve të shqiptarëve në 22 vitet e fundit.
Berisha është shkaktari kryesor i të gjitha problemeve të shqiptarëve në 22 vitet e fundit.
Paska shpetue PROFESORI nga pacavuret e hajvaneve. Me dekoratat e pacavureve mund te gezohet Baca SALIH. Baces jepini nje DEKOOOOOORATE si ato qe prodhoni ju or gdhenj!
nuk ka nevoje nje njeri si PROFESORI te mar vota ne tropojen e shpellarit……………..
Z.Qosja, Ju jeni shume i madh per te qene qytetar nderi ne Tropoje. Te jeni i sigurte, se asnje cope leter nuk mund ta mohoje dot faktin se Ju jeni nje nga figurat me atdhedashese te popullit SHQIPTAR. Populli te do dhe te respekton shume dhe te uron nga zemra dhe 100 vite te tjera per te miren Tuaj,te familjes dhe popullit tend. Nuk e diskutoj fare se historia do flase shume mire per Ju tek brezat e ardhshem, sepse ju nuk i imponoheni historise, por me mecurine,urtesine dhe atdhedashurine tende Ju tashme jeni pjese e saj edhe pse jeni gjalle. Ju jeni qytetar nderi i gjithe shqiptareve kudo qe ata ndodhen. Edhe njehere Ju uroj nga zemra SHENDET dhe JETE TE GJATE PROFESOR.
Medet ç’e gjeti profesor REXHEP QOSJEN nga ky doç toç kortoçi i Saliut të Viçidolit.
profesor QOSJA ska cju duhet nje pacavure e injoranteve Per kete te jini kryelarte se i kini dhene kombit shqiptar nje ndihme shume te cmuar
Por kush e nominoi per Qytetar nderi te Tropojes..???!!!
I nderuar Profesor REXHEP QOSJA !
Refuzimi i per tju dhene Ju titullin e nderit, eshte nje njolle e perjetshme per Tropojen dhe per gjithe Shqiperine.
Gjithashtu eshte edhe nje tregues i nivelit te usheheqjes sone te sotme, (SRB dora vete), i vogel ne shpirt, meskin, hakmarres, injorant dhe cmirezi.
Per asnje moment mos e mendoni se refuzimi vjen nga shqiptaret e Tropojes.
Vjen vetem nga nje injorant i mjere.
Turp ti vije, perjetesisht turp.
Ju i dashur Profesor , vetem ju rritet ndera dhe jeta.
RESPEKTE pa KUFI per JU dhe per vepren Tuaj.
Nje Shqiptar nga Tropoja.
Vetem Saliu eshte ngerdheshur kur ka marr lajmin per refuzimin qe Ram Kortoçi per dhenien dejuro te titullit qytetar nderi te Tropojes,pasi de fakto Akademiku Qosja eshte.Do te qe me bindese nga z.Ram qe te motivohej se Toropoja nuk eshte qytet!Akademiku Qosja eshye plaku i mençur e qe gezon titullin “Qytetat nderi i gjithe Shqiperise”.Se fundemi ,e ku ka nevoje Tropoja Saliniane kur kjo toke ka pjell satrapin Sali.(Te me kuptojne drejte plot miq te mij Tropojane qe ruajne akoma burerine e virtytin te atij populli qe se meriton te drejtohet nga plehhra te tipit Kortoçi.
Fjalia e pare e shkrimit te mesiperm ,ku thuhet se ” Tropoja i refuzon akademikut Rexhep Qosja titullin “Qytetar Nderi ” me siguri nuk perfaqeson mendimin e as deshiren e shumices se tropojaneve , por vecse te nje krye komunari apo bashkijaku , vegel dhe servil i pushtetit aktual Qendror . Keto kunder reagime , jane kunderpergjigje te atyre analizave shkencore qe i ka bere Akademiku i yne i nderuar Rexhep Qosja tranziscionit demokratik ,te cilin ky e ka argumentuar si tranziscion te reduktuar dhe , se SHqiperia me shume ka patur regres ,ka pesuar prej tij se sa duhej te perfitonte nga DEMOKRACIA E VERTETE . Rexhep Qosja sot eshte nje figure aq e madhe sa me plot goje mund ta quajme SAMI FRASHERI i kohes se sotme . Vetem nje fakt po permendim ne mendimet e ndritura te tij , per qendrimin qe mban ,per nevojen e perdorimit te gjuhes se njesuar , ku akedemiku e quan gjuha standarte , a nuk e bene kete te krahasuar me Samiun rilindasin e madh ku kombin e krahason me gjuhen e te tjera mendime shume e shume te cmuara …
Sa turp të dali një injorant edhe se i kanë veshur petkun e kryetarit të komunës vetëm dhe vetëm se ky i ka ngritur më shumë se të tjerët të dy gishtat përpjetë dhe na delë dhe na thotë se nuk i takonë profesorit dekorata këta injoranta duhet të zhduken nga vendimarja
Refuzimi i Keshillit Bashkiak te Tropojes per dhenien e titullt ” Qytetar Nderi ” akademikut poliedrik shqiptar Rexhep Qosja shpreh qarte se ata nuk jane perfaqesues te denje te popullit trim e demokrat te Tropojes, por jane masha te bindura e te pergjunjura ne duart e pushtetareve. Nje akt i tille, tregon se ata keshilltare nuk e kane nderin e nuk mund t’i afrohen e te bejne vleresime per atdhetarin e shquar e korifeun e letrave shqipe Rexhep Qosja, sepse nuk mund t’i shohin e i verbojne majat e tij e jo me t’ia arrijne…Turpi u mbetet keshilltareve te Keshillit Bashkiak te Tropojes dhe jo popullit te Malesise se Gjakoves ku ben pjese edhe popullsia e Tropojes Tefta Cani
Profesor Rexhep Qosja eshte ndergjegjja e kombit tone dhe si i tille eshte qytetar nderi i gjithe trojeve ku banon edhe nje shqiptare i vetem. Sali Berisha tregoi edhe kete rradhe se mbetet ai fshatari i vogel qe Partia Punes dhe Enver Hoxha e solli ne Tirane, i hoqi zhulin dhe i mesoi ceshte sapuni dhe me pas e shkolloi, dhe ky prape nuk u be dot njeri.