Presidenti i SHBA Donald Trump ka shtuar retorikën e zjarrtë që synon kundërshtarët e tij politikë, duke kërcënuar mbylljen e të gjithë kufirit jugor të SHBA-ve, nëse vazhdon mbyllja e pjesshme e qeverisë.
“Ne do të detyrohemi të mbyllim krejtësisht kufirin jugor nëse demokratët pengues nuk na japin paratë për të përfunduar Murin dhe gjithashtu të ndryshojmë ligjet qesharake të emigracionit që kanë shitur vendin tonë”, tha Trump në orët e para të së premtes.
Me kursin e tanishëm, mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane ka të ngjarë të vazhdojë në 2019, ndërsa demokratët po shtrëngojnë radhët për të bërë të mundur bllokimin e fondit për ndërtimin e murit me Meksikën, të cilit Trump i ka mëshuar që në kohën e fushatës zgjedhore për President.
Teksa të dy Dhomat e Kongresit u takuan shkurt të enjten, nuk u ndërmorën hapa për t’i dhënë fund mbylljes së pjesshme të qeverisë, edhe pse shumë ligjvënës nuk u shqetësuan për të treguar për takimet.
Si Kongresi ashtu edhe Senati do të ritakohen të hënën. Ndërkohë, Trump shtoi se SHBA humbet “mbi 75 miliardë dollarë” në vit në tregtinë me Meksikën nën marrëveshjen “NAFTA”. Presidenti amerikan ka arritur në përfundimin shqetësues se “kaq e madhe është pabarazia në tregti”, saqë për të mbyllja e kufirit do të ishte një “operacion fitimi”.
Por, mosmarrëveshja ka lënë qindra mijëra punonjës federalë me xhepat bosh në pritje të pagave të tyre. Trump ka refuzuar të nënshkruajë një paketë më të gjerë financimi, duke këmbëngulur që çështja e murit kufitar me Meksikën duhet të ketë përparësi.
Bllokimi vjen pas fitores së Partisë Demokratike në zgjedhjet afatmesme, që nxori ata të parët në Dhomën e Përfaqësuesve. Kjo ka të ngjarë të parandalojë lirimin e financimeve prej 5 miliardë dollarësh.
Dhe kërkesa e Trump për fazën fillestare të ndërtimit të murit tashmë famëkeq, i cili është bërë një shenjë e presidencës së tij duket se është më e lartë seç mund të tolerojnë demokratët. Kundërshtarët e tij politikë pohojnë se ai po e mban peng qeverinë për një projekt të kotë që nuk do të arrijë pothuajse asgjë në drejtim të qëllimit të deklaruar.
Kontrolloni shprehjen:”Si Kongresi ashtu dhe Senati do takohen te henen”,kjo shpreehje eshte e gabuar.Duhet shkruar:”Si Dhoma e Perfaqsuesve dhe Senati do takohen te henen”.