“Dorëzohuni, jeni të rrethuar! Dorëzohuni dhe ju premtoj se nuk do ju keqtrajtojmë, do ju përkëdhelim kokën si përkëdhelen të sëmurët mendorë”. Këto janë fjalët e Beppe Grillo-s drejtuar politikanëve italianë. Janë fjalët e një ish-humoristi që këtë të dielë, në zgjedhjet parlamentare, rrezikon të ketë në duar fatet e kombit. Vështirë të kuptosh se si “Lëvizja 5 yje” (M5S), krijesa e Grillo-s, arriti t’u fusë tmerrin dy partive tradicionale (Partia Demokratike e majtë dhe Partia e Popullit të Lirisë e djathtë), të cilat vetëm 5 vite më parë mblodhën 80% të votave të vlefshme. Pothuajse të gjitha shoqëritë e sondazheve japin sot Grillo-n sipër 20%-shit, shifër kjo që rendit M5S-në si forcën e dytë politike pas PD-së. Nëse votat virtuale të intervistave telefonike do shndërroheshin në vota reale të hedhura nëpër kuti, një tërmet i pamëshirshëm do rrënonte shtëpitë politike që kanë ligjëruar njëzetë vitet e fundit në Itali.
Por si është e mundur që kjo valë e re e kryesuar nga një aktor karizmatik, por që në bazë ka njerëz normalë, të rinj dhe të reja që mund t’i takojmë në rrugë pa truproja me syze të zeza, të hyjë kaq shpejt dhe kaq vrullshëm në histori? Si gjithmonë realiteti nuk është i thjeshtë, dhe shkaqet janë të shumta. Le të analizojmë disa në rubrikën e sotme, duke pritur javën e ardhshme për të komentuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.
Arsyeja kryesore se përse Beppe Grillo do jetë protagonisti i këtyrë zgjedhjeve është se italianët tashmë janë të lodhur. Janë lodhur nga partitë dhe nga politikanët që fituan pushtetin pas shpërbërjes së Demokracisë Kristiane në 1994-ën dhe që po çojnë ekonominë e shtatë botërore drejt një recesioni të thellë dhe të dhimbshëm. Janë lodhur nga skandalet e njëpasnjëshme korruptive, nga orgjitë e Berluskonit, nga grindjet dhe vetëvrasjet politike të së majtës, nga “shtrëngimi i rripit” i vendosur nga Mario Monti por që akoma nuk po shfaq dritën në fund të tunelit. Italianët janë të lodhur nga kjo klasë politike në përgjithësi e cila ka shkaktuar një tkurrje ekonomike që kafshon mishin e gjallë të shoqërisë, por që nuk ofron një rrugëdalje, një horizont, një shpresë sado të vogël. E parë nga kjo prizëm, nuk është Grillo që “kërcënon” establishment-in aktual, por është ky i fundit që, pak nga pak, skandal pas skandali, dështim pas dështimi, ka detyruar votuesit të kapen pas të vetmes fije frymëzuese. Pra nuk ka nevojë që Beppe Grillo të japë ultimatume për dorëzim, sepse politikanët janë tashmë të dorëzuar përballë poshtërimit që i kanë shkaktuar kombit.
Arsyeja e dytë e një suksesi të pritshëm, qëndron jo vetëm tek përmbajtja por edhe tek forma e diskursit politik të Grillo-s. Thelbi i mesazhit është diferencimi midis “nesh” dhe “atyre”. “Ata” janë politikanët e vjetër, nëpër partitë e vjetra që zhvillojnë një fushatë elektorale me metodën e vjetër. Në një moment historik të karakterizuar nga ndjenja e zhgënjimit, politikani Grillo u tregua i zoti të ngulisi në opinioni publik idenë se “Lëvizja 5 yje” jo vetëm është “ndryshe”, por është “revolucionare”. Merita kryesore e fenomenit Grillo është padyshim kanalizimi i zemëratës popullore drejt një lëvizjeje tërësisht paqësore dhe kushtetuese, ndërkohë që në shtete të tjera, si përshembull në Greqi, kokat e qethura zero kanë hyrë në parlament dhe rrahin kundërshtarët.
“Programi ynë është i përbërë nga ide, të cilat nuk janë as të majta dhe as të djathta sepse idetë janë o të mira o të këqija”, shprehej Grillo për gazetarët e huaj duke shtuar se “ të dielën do e hapim parlamentin si një kuti peshku”. Ndoshta do jetë vërtet një revolucion, ose ndoshta thjesht diskreditimi përfundimtar i klasës politike aktuale, por me siguri Italia, pasi tsunami Grillo të ketë kaluar, nuk do jetë më e njëjta.
*****************
*PhD – E Drejta Kushtetuese Italiane dhe Europiane – Verona / Rubrikën Europa të autorit mund ta lexoni çdo të shtunë në DITA – [email protected]
Fatkeqesi qe populli apo politika italiane te mbeshtetet ne opinionet marksiste te Bepe Grillos. Gjithmone me kane quditur italianet, edhe pse nuk kane jetuar asnje dite nen rregjim marksist e duan komunizmin me shume se ne Kine, Rusi apo Korene e Jugut. Besohet se jane komunistet italiane qe kane mbajtur me para ne kohe krizash Kremlinin dhe kryesisht komunizmin rus. Kur Partia Komuniste Italiane u konveru ne Partito Democratica della Sinistra, (PDS) shume italiane kryesisht nga zonat me te varfera nuk pranonin te konvertoheshin ne Partine e re duke treguar ne kamera se nuk i dorzojne teserat e PCI, dhe mendja me shkonte tek Komunistet tone sidomos ne jug qe benin gjithashtu. Nuk mjafton qe Italia me President Komunist dhe e shkaterrar nga kriza per shkak te politikes komuniste te drejtuesve te komunave italiane sidomos ne jug por duhet te degjoje edhe pordhet marksiste te palacos Bepe Grillo… Che pazzia…
Ik mor injorant. Meso te shkruash shqip
Ne qoftese te kam kuptuar drejt faji per krizen e paskan komunistet dhe jo Berluskonit qe ka qeverisur Italine keto 20 vjetet e fundit?! Dhe para tij Demokracia Kristiane?! Duhet te jesh ose idiot komplet ose i semure rende. Shko sa me shpejt te doktori. E kam per te miren tende. Ta paskan bere nje lavaggio truri te papare.
Levizja “5 Yjet” e Grillos eshte nje fenomen per t’u studiuar me seriozitetin maksimal pasi ne themel te levizjes ka “ndershmeri,transparence dhe kompentence”. Gjithe problemi qendron ne aplikimin e asaj çka predikohet dhe deri me sot asnje nuk mund te thote se jane larg asaj qe kane premtuar. Ne qyetin e Parmes kryetari i bashkise (i levizjes se Grillos) shkon ne pune me biçiklete e ka bere trasparencen moto te punes se tyre dhe rezultatet nuk kane vonuar.
Tek ne i vetmi personazh bindes per ato qe thote eshte Edi Rama por ne ndryshim nga Grillo qe eshte nje populist antipolitikan, i duhet te kaloje nepermjet shtratit dhe kulisave te politikes se qelbur shqiptare……..
T ju them të drejtën kur lexoj komente që janë produkt i injorantëve, nuk dua të prononcohem për arësyen e thjeshtë që edhe ata kanë të drejtën e tyre të shprehen, pavarësisht se nuk dinë ç far thonë. Por kur lexoj ,,komente” – produkt i atyre që hiqen si kopetentë për gjithçka, që në të vërtetë janë vetëm sharlatanë (sharlatanët janë skota më e keqe që infekton trupin e pastër të inteligjencës), nuk mund të hesht. Se po heshte, para tyre, ata mendojnë se ne i hëngrëm ,,paq” mbroçkullat e tyre…. Dëgjojmë shpesh herë k/ministrin sharlatan e demagog shqiptar që, kur i kundërvihet kryetarit të opozitës, kur ai prezanton alternativat e tij, ai (k/ministri demagog) i ,,vlerëson” dhe i etiketon si ,,mbeturina të alternativave marksiste…” (!?). Dhe fjala e tij (prej sharlatani) ngjit lehtë te mendjet çyryke të sharlatanëve të tjerë që, ose nuk kanë lexuar asnjë rresht nga çfar ka shkruar K. Markx, ose nuk kanë kuptuar asgjë. Edhe në këtë rast, nuk desha të zgjatem shumë të komentoj veprën e Tij, por nuk pashë ndonjë përpjekje të Bepe Grillos që tu referohet teorisë marksiste për zhvillimin e vendit të tij ,veçse anatemon, me të drejtë, klasën politike italiane për gjendjen që e ka katandis vendin… Sa i përket Karl Marksit, Ai ende mbetetet shkencëtari dhe filozofi më i madh i njerëzimit, i cili , siç ka deklaruar dhe vetë, (Ai) nuk shpiku lapo sajoi ligje, por ,,zbuloi ligjet e zhvillimit të shoqërisë njerëzore, etapë pas etape, e rend pas rendi. Në zbërthimin e këtyre ligjësive, Ai është ndalur posaçërisht në rendin kapitalist që arrinë kulmin e tij në Imperializëm. Gjithashtu është ndalur në rendin pas ardhës- socialist, që arrinë kulmin e tij në Komunizëm. Sa për sqarim të ndonjerit që vërtetë përpiqet të qartësojë se çfar ishte ai ,,rend” që lamë pas (duke filluar nga ish B.R.S.S. dhe të gjithë vendet tjerë të ,,indjes”), ai nuk ishte as socializëm real, ca më pak, komunizëm. Ata ishin thjeshtë një sinjal apo imitim i Socializmit dhe Komunizmit të vërtetë. Që të afrohet koha kur socializmi real të jetë i pranishëm, duhet që shoqëria njerëzore të përgatisë dora dorës infrastrukturën e nevojshme që ka të bëjë me një zhvillim paraprak të shoqërisë, si në aspektin ekonomik dhe atë intelektual e shpirtëror…Shembuj të tillë kemi qysh sot me vendet skandinave apo diku tjetër. Ftkeqësisht, ajo kohë për vendin tonë, është shumë e largët. Ne ende jemi në feudalizëm, veçanërisht në të kuptuarit dhe të zhvillillit të vetëdijes shoqërore. Përsëri, fatkeqësisht, edhe ato pak vlera që u arritën në (pseudo) socializmin që lamë pas, i groposëm dhe kërkojmë të ,,shkojmë” në Evropë pa brekë e pa mend në kokë… Ti, ,,maloku” i ke rënë shkurt… Nga një anë të jap të drejtë…. Respekte!
Faleminderit “Pamvaresia” per pergjigjen qe i jep kesaj diktature te injorances qe kane 22 vjet qe jane ulur kembe kryq ne shoqerine shqiptare dhe fitojne çdo dite e me shume terren .Mendoj qe shoqeria shqiptare sot e ka sfiden me kete diktature qe per mua eshte dhe me e rrezikshmja .Slogani yne duhet te jete ketej e tutje “Poshte diktatura e injoranteve” qe kane marre penge demokracine ne kete vend .
Gjithashtu, ,,Teknokrati” ,mendoj se jeni i saktë në opinionin tuaj.
Me te ardh me qa kur lexon ndonji shpellar te ricikluar te diskutoj gjera kaq te komplikuara dhe idealiste siç esht marksizmi .Bota sot po kalon nje krize qe sesht aspak vetem financiere,por esht morale dhe institucionale,pra sisteme qe ne aparenc triumfuan mbi sistemin komunist qe ne realitet kishte vetem emrin te tille.Sot kapitalizmi ka arritur nje nivel sa perfaqesohet ne strukturat qeveritare te çdo lloj krahu politik qofshin duke i joshur me rrushfete i korruptuar.Do ishte mir qe ne gjith boten te dalin njerez te ndershem siç esht rasti i pepe grillos dhe te mendojn ne ate qe i intereson shumices dhe jo disa pakeve,ishalla ndodh edhe ne shqipri megjithse ne jetojm ne nje shoqeri qe vazhdojm te kemi qeveri feudale ne krye dhe shpellar si kryeministra
Che Pazzia ose (verteti):Per mendimin tim nje njeri pa pike ideje,thjeshte nje injorant pa din e iman.Njeriu qe nuk pranon alternativat e njerzeve si ai vete kote qe jeton ne kete bote.O verteti ta dishe mire se Obama ka deklaruare se sistemi kapitalist e ka kryere misjonin e tij dhe duhet kerkuare diçka tjeter,por ti o i mjere tu ka ngulitur nga shpellari Sali se marksizmi dhe komunizmi jane gogoli i njerzimit ,jo or jo gogoli i njerzimit jeni ju qe nuk kini pik llogjike dhe pik kulture.Qofshi ju qe jeni dhe ne hesfelte vafshi.
Meqe nuk jetoj ne Itali dhe as ne Shqiperi nuk e njoh programin ekonomik te ketij Grillos. A mund te me thote ndokush se cilat jane menyrat e tij te daljes nga kriza qe ka kaplluar Italine?! Si do e pakesoje borxhin?! Si do shtoje vendet e punes? Si do e ndaloje renien e nivelit te jeteses ne Itali? Kollaj te denoncosh sistemin, kjo eshte me e lehta. Por çfare ofron ti, perveç revoltes dhe indinjates?! Kjo eshte çeshtja.
Populli thote´´vill moj shtrige cfare ke ngrene´´dhe ketyre Italianeve e atyre qe ´´u vjen keq per kete popull me kuture te lashte´´por pa kulture per veten dhe kete cfare kane pak e kane .Shikojini dhe gjykoni………!!!!!!!!!??????
italia ka marre fund si majtas dhe djathtas kte e tregon me se miri fitorja e bebe grillos,i lumte italianeve qe hapen syte me ne fund jo si te ne, ku votohen kriminelet ne cdo 4 vjet , dhe populli ben si i merzitur , popull hipokrit e mbeshtet te ardhmen e vet te kriminelet dhe hajdutet, bravo italia e treguat veten