Ndihem keq kur mendoj se brezi i te rinjve postkomunist kishte dhe ka mundesine sot e gjithe diten te rritet me nje mendje te hapur me nje kulture europiane e te lire per te menduar, vepruar e gjykuar si çdo i ri qe aspiron e enderron me te miren per veten dhe atdheun e vet. Me ose pa dashje politika e ketyre 20 viteve ka instaluar ne mendjen e qytetareve individin ne plan te pare dhe ketu gjuha me shkon tek dhembi qe dhemb. Berishizmi si semundje; si kulture e si fenomen per t’u marre shembull. Ndjej zemerim,trishtim kur degjoj neper ambjente te ndryshme se qenka zotesi te vjedhesh apo te pasurohesh si Zeni e Gita, te justifikosh policin, zyrtarin apo mjekun me shprehjen “he mo se keshtu bejne te gjithe”. I sapo kthyer ne shqiperi ishin te shumte ata qe me drejtoheshin me shprehjet “mire se erdhe ne ferr” apo “ky vend nuk behet me shqiptare”. Nuk dua ta besoj dhe aq me keq ta pranoj se ky fenomen i peshtire na eshte instaluar keqas si kulture.
Preferoj te mbetem dhe te bej pjese tek ata shqiptare qe besojne se ka nje Shqiperi edhe me te mire se kjo qe na kane paraqitur ne keto 20 vite. Berishizmi si ide per fat te keq u eshte ngulitur edhe nderkombetareve,a thua te besojne dhe ata tezèn se nje berishe ne burg do te sillte destabilizimin e shqiperise dhe te gjithe ballkanit? Nuk i mjaftuan faktet se iu desh nje ushtri e huaj per te qetesuar katrahuren e sakelldisur nga vete personazhi ne fjale ne vitin e larget 97? A thua tè qe rastesi kontrabanda e naftes qe bente nje firme e njohur dhe lidhur ngushte me partine e saliut ne kohen kur Kosova digjej prej shkjaut?
E keshtu me “ndihmen” edhe te nderkombetareve kjo semundje na eshte ngjitur si mos me keq. Me ose pa dashje fati i Shqiperise sone eshte i lidhur keqasi me kete njeri . MEDIAT: kjo fuqi e pashterueshme e komunikimit dhe faktor i rendesishem ne zhvillimet e demokracise ne bote ka vuajtur dhe vuan akoma simtomat e semundjes. Per fat te keq edhe ne kete fushe berishizmi ka lene gjurmet e veta, ai eshte injektuar keqasi dhe atje. Duke ditur mire rendesine dhe peshen e medias kjo semundje ka investuar mjaftueshem ne kete fushe. Lidhjet e medias me berishizmin u bene edhe me te ngushta per faktin se shume para te pista ndertuan dhe zhvilluan median shqiptare.
Kreu i kesaj partie dhe kesaj qeverie nuk ben tjeter veçse ndez makinen e baltes,shpifjes,trillimit. Imagjinoni per nje çast ne nje shtet europian ku kryeministri i Anglise i Frances apo i Italise ne nje mbledhje qeverie ne vend te programit te punes te merrej me liderin e opozites,te pergojonte çdo qytetar apo bizesmen te rreshtuar kundra pushtetit te tij. Ky eshte berishizmi si semundje, i ilustruar ne keto pak rreshta, i frikshem por jo i pathyeshem nga nje bashkim i madh njerezish te mire e te ndershèm per nje rilindje te Shqiperise sonë.
Opinion i nënshkruar: Erion Buhali