Z.Sali Berisha, z.Fatos Nano, z.Ilir Meta, z.Edi Rama… Qe ne fillim te kesaj letre dua t’ju garantoj se eshte letra me dashamirese qe kam shkruar ndonjehere. Ju zoterinj jeni shqiptaret me me ndikim ne jeten politike shoqerore te vendit pas renies se diktatures. Por nuk do t’ju shkruaja asnje rrjesht te vetem per shkak te pozicioneve publike dhe ndikimit tuaj nese ju nuk do te kishit deklaruar ne kohe te ndryshme, se jeni misionare. Dhe ne qofte se misioni juaj (perjashto Ramen, i cili nuk eshte provuar ende në qeverisjen qendrore) ka qene per te krijuar kete palo shtet do te thote qe jeni gjithcka tjeter pervecse misionare. Nuk e di si ju duken gjerat atje lart, por ketej poshte nga populli fjalia me e perhapur eshte: Nuk ka shtet. Ka njemije arsye per ta provuar kete, por te ndalemi tek ceshtjet me te prekshme.
1.Varferia. Nuk besoj te kete vend ne Europe ku njerezit ushqehen me listaedhe në periferitë e kryeqytetit, lëre me nëpër qytete të tjerë e fshatra. Eshte tragjike te mendosh ne 2013 qe nje perqindje e larte e popullesise nuk kane te siguruar të ardhura as për ushqimin e përditshëm.
2. Pasiguria per jeten dhe pronen. Cdo dite grabitje,vrasje , shkelje te rregullave te qarkullimit, rregullave te bashkejeteses etj.
3. Korrupsioni i futur ne cdo qelize te shoqerise, shkurt gangrene.
4. Shkaterrimi i natyres. Masaker e vertete qe asnje pushtues nuk do ja bente. Zogjte e malit po te kishin goje do bertisnin! MOS.
5. Mungesa e zgjedhjeve te lira, thelbi i demokracise. (TURP). I mbulofte turpi ata qe nuk dine dhe nuk duan te bejne zgjedhje te lira.
6.Vrasja e shpreses, krimi me i shemtuar, me i rende, me i ndeshkueshem.
Te gjitha keto i keni permendur edhe ju vetë (kur i keni pare gjerat me syrin e popullit, jo te pushtetarit). Meqenese kjo gjendje eshte edhe aktuale dhe ne krye te vendit jeni ju z.Sali Berisha, jeni i akuzuar (jo vetem nga kundershtare politike), por nga njerezit e nershëm të vendit si fatkeqesi kombetare, vrases, burracak, i korruptuar etj. E verteta eshte se pavaresisht te gjithave cfare thone nuk je me udheheqesi qe prisnin shqiptaret. Une jam nje nga ata qe kam marre pjese ne te gjitha protestat e para qe ju z.Berisha keni bere per demokraci. Por sot ju deklaroj publikisht, mund t’ju dua shume si Sali, por nje kryeminister te tille nuk do ta doja kurre, sikur ai ta kishte emrin edhe Han Hasani, (babai im). Ka disa gjera qe per shkak te imazhit qe ke krijuar nder shqiptare nuk do te duhet ti beje kurre.Une do te them vetem nje, e cila per mua eshte e mjaftueshme per te te thene nuk te dua. Ju dikur “simbol i opozitarizmit” te merreni ne cdo dalje publike me kryetarin e opozites?! Qofsha i gabuar por me duket e papranueshme. Askush me mire se ju z.Berisha nuk e di se ato qe te bejne urra para mbrapa nuk te vlejne dhe nuk te duan. Une si dashamires i joti mund t’ju them se pavaresisht afrimit apo largimit te emrave, sloganeve, imazhit etj, ti nuk ke çfare ti japesh me shoqerise shqiptare.
I vetmi xhest fisnik i juaj per te ngelur ne histori do ishte doreheqja (pa te detyruar ta japesh!) dhe t’ju tregosh shqiptareve nje pik referimi te cilen nuk e paten kurre.
Meqenese qe ne fillim te letres thashe qe letra ishte dashamirese mund t’ju them se aq sa kam pare dhe degjuar une dy fjalet me te perdorura ne kete tranzicion pafund kane qene TURP dhe BOLL.Tani po artikulohet fjala MALLKIM, per te gjithe ato qe ia kane me hile ketij populli te rraskapitur nga politika. Kushdo qe merret me politike duhet ta dije se as leket, as rojet, as Tomat dhe Sashenkat nuk e shpetojne nga mallkimi i popullit.
Letër e nënshkruar: Xhavit Hasani
I respektuar z. Xhavit! Në se nuk do ta shihja emrin tuaj në krye të shkrimit, do të flisja, i habitur, me veten time duke pyetur: ,,Si ka mundësi që ky shkrim i imi të jetë botuar te ,,DITA” pa i a nisur asaj ?” Dua të them se jemi plotsisht të një mendje. Madje, me këto mendjet tona, janë dhe qindra mijë mendje të tjera në vendin tonë që u ka ardhë shpirti në majë të hundës. Dhe kjo jo vetëm nga gjendja e rëndë e përballimit të vështirësive të jetës, të krijuara artificialisht nga një qeverisje reaksionare por dhe nga fyerja që po i bëhet një populli të tërë. Rasti më i mundshëm për të ndryshuar këtë situatë të pa dëshirueshme, është 23 qershori 2013. Në se do të humbet dhe ky shans, Shqipërinë e pret katastrofa e pa kthyeshme. Respekt, z. Xhavit!