Ekipet e Drejtorisë së Degës kundër Kontrabandës dhe Krimit të Organizuar kryen një kontroll ndaj një autobusi udhëtarësh me targa greke, i cili po hynte në Turqi nëpërmjet pikës kufitare Ipsala.
Gjatë këtij procesi u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 6 kilogramë kanabis sativa dhe 50 gram pilula. Lënda narkotike ishte fshehur në trupin e dy shqiptarëve, të cilën e kishin mbështjellë me ngjitëse në pjesën e kurrizit. Personat që kanë rënë në pranga janë identifikuar me inicialet A.Ç dhe A.Z, me origjinë shqiptare.
Sipas agjencisë së lajmeve Anadolu Agency, shqiptarët ishin duke lëvizur me autobus udhëtarësh.