Turqia ka ndaluar hyrjen e mbi 7000 xhihadistëve të huaj të dyshuar se kishin destinacionin udhëtimin drejt Irakut dhe Sirisë.
Në konferencën dyditore të organizuar nga OSBE në Basel, ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu tha se deri tani kanë ndaluar rreth 7200 persona të hyjnë në Turqi, nën dyshimin se ata do të shfrytëzonin territorin turk për t’iu bashkangjitur xhihadistëve të Shtetit Islamik, raporton agjencia Anadolu.
Autoritetet turke kanë deportuar më shumë se një mijë të huaj të dyshuar si terroristë që nga 2011.
Çavusoglu vuri në dukje se pavarësisht përpjekjeve të Turqisë që të pengojë militantët islamik të ISIS, ata vazhdojnë të shkelin kufijtë e vendi.
Çavusoglu gjithashtu theksoi se terrorizmi është një kërcënim global që nuk duhet të jetë i lidhur me ndonjë fe apo grup etnik.