Kreut të Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe i cili është arrestuar për abuzimet me tenderat së bashku me 10 persona të tjerë, vartës të tij dhe biznesmenë, i janë vënë prangat në zyrën e tij.
Ndonëse është habitur Tushe nuk ka bërë kundërshtim.
Ata janë arrestuar për tenderin abuziv 24 mln lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës.
Fatos Tushe drejton bashkinë e Lushnjes prej 3 mandatesh. Ai u vu në qendër të vëmendjes në dhjetor të vitit 2019, pasi iu bë atentat.
Teksa ishte bërë gati të niste ditën me një konferencë për mediat për bilancet e vitit 2019, kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe i është bërë atentat nga ish-shoferi i tij Gëzim Saraçi i cili i ka hedhur në zyrë një granatë dore.
Nga shpërthimi i granatës ka mbetur i plagosur kryebashkiaku Tushe si dhe sekretarja e tij Erisa Qalliu.
Tushe dhe Qalliu janë sjellë në spitalin e Traumës në Tiranë për një trajtim më të specializuar mjekësor, ndërsa më pas kryebashkiaku ka lënë spitalin.
Shkak ka qenë pushimi i Saraçit nga puna.
j.l./ dita