Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Twitter informon Kongresin Amerikan: Mbyllëm 200 llogari me lidhje ruse
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Twitter informon Kongresin Amerikan: Mbyllëm 200 llogari me lidhje ruse
Bote

Twitter informon Kongresin Amerikan: Mbyllëm 200 llogari me lidhje ruse

DITA Online
Published September 29, 2017
Share
SHARE

 

Kompania Twitter u tha të enjten komisioneve të inteligjencës të Dhomës së Përfaqesueseve dhe Senatit se kishte mbyllur më shumë se 200 llogari, që sipas saj ishin të lidhura me Rusinë dhe përpiqeshin të ndërhynin në politikën e SHBA.

Seancat me dyer të mbyllura pasuan njoftime të ngjashme më parë këtë muaj me kompaninë Facebook, që gjithashtu ra dakord t’u dorëzojë ligjvënësve 3,000 reklama të vendosura në platformat e këtij rrjeti social, reklama që janë të lidhura me Rusinë dhe ku bëhen përpjekje për të krijuar përçarje sociale dhe politike mes amerikanëve.

Komisionet, sipas Zërit të Amerikës, po shqyrtojnë përhapjen e lajmeve të rreme nëpër këto rrjete sociale.

Në rastin e Twitter kjo përfshin shqyrtimin e të ashtuquajturave llogari robot që janë hapur për të përhapur shpejt dhe automatikisht informacionin.

“Nga rreth 450 llogaritë që Facebook ka vënë se fundmi në dispozicion te autoriteteve si pjesë e shqyrtimit të tyre, ne arritëm në përfundimin se në Twitter kishte 22 llogari korresponduese. Të gjitha këto llogari të identifikuara tashmë u pezulluan menjëherë për thyerjen e rregullave tona, njoftoi kompania Twitter në një postim të enjten pasdite.

“Përveç kësaj, ne gjetëm 179 llogari të tjera, të ndërlidhura, dhe ndërmorëm veprime për ato që ishin në kundërshtim me rregullat tona”, vijon me tej njoftimi.

Twitter tha gjithashtu se faqja ruse e lajmeve RT shpenzoi 274.100 dollarë për reklama në platformën e Twitterit në vitin 2016.Por, pavarësisht këtyre, disa ligjvënës thanë se ishin të zhgënjyer me mënyrën sesi Twitter e trajtoi problemin. Sipas senatorit demokrat, Mark Warner, kompania “tregoi një mungesë të madhe të të kuptuarit se sa serioze është kjo çështje e kërcënimin që ajo përbën për institucionet demokratike”.

DITA Online September 29, 2017
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?