Ambasadori i BE-së në Tiranë Etore Sekui ka takuar Presidentin Bujar Nishani, por takimi në mënyrë të habitshme nuk është bërë publik për mediat dhe nuk rezulton në njoftimet zyrtare të takimeve të Presidentit.
Mbeten të paqarta arsyet pse Presidenca nuk e ka njoftuar këtë takim, por burime pranë zyrës së përfaqësisë së BE në Tiranë bënë me dije për DITA se takimi është kryer dje në orën 11 e 30 paradite.
Burimet e sipërcituara i thanë DITA-s se takimi është kërkuar nga Komisioneri Stefan Fyle dhe ambasadori Sequi ka shkuar në Presidencë për të përcjellë tek Nishani disa shqetësime të Komisionerit. Burimi nuk saktësoi për çfarë konkretisht bëhej fjalë, por tema kanë qenë situata parazgjedhore në Tiranë.
Me sa duket ajo që është thënë ka qenë delikate sepse fakti që Presidenca nuk e ka bërë publik lajmin është i pazakontë. Presidentit nuk i kanë pëlqyer ato që i janë përcjellë nga Brukseli? Apo informata mbi takimin, përcjellë Berishës prej Presidencës nuk i ka pëlqyer Kryeministrit?
Detajet, në numrin e sotëm të DITA
po mir mor njerez nga keta cfar nuk pret ,dhe pritin me barr e presim,po keta nderkombetaret pse sflasin cfar kan ,seketa jan dhe te hapur , apo behet fjal per lenie goli dhe si ta kuptojm .