Kandidatura e zonjës Kathleen Ann Kavalec, e emëruar si ambasadore e SHBA në Tiranë, i është kthyer të enjten Presidentit Donald Trump.
E emëruar nga Trump në korrik 2018, që nga ajo kohë, kandidatura e saj ka qenë në pritje për t’u konfirmuar nga komisioni i senatit.
Siç raportohet nga Zëri i Amerikës, znj. Kavalec ishte parashikuar të dilte në një seancë në senat në muajin shtator, si pjesë e procesit të konfirmimit, por përfundimisht nuk dëshmoi dhe emri ishte hequr nga njoftimi për seancën.
Shkrimi i VOA-s për këtë rast vijon duke informuar se një javë para seancës emri i saj ishte përmendur në një artikull të gazetës Washington Examiner që kishte të bënte me komunikimet e një zyrtari të Departamentit të Drejtësisë me ish-agjentin britanik Christophet Steele. Steele u dorëzoi agjencive amerikane të zbulimit një raport për lidhje të mundshme të fushatës Trump me rusët.
Emri i zonjës Kavalec ende figuron në faqen e Shtëpisë së Bardhë si e emëruar për postin.
Sipas rregullave të Senatit, kur koha e pritjes për konfirmim i kalon të 30 ditët, kandidatura i kthehet presidentit, por komisioni i senatit mund ta anashkalojë këtë rregull me një votë konsensuale.
Kandidatura e zonjës Kavalec ka qenë një prej rasteve me pritjen më të gjatë për konfirmim nga ato që i janë paraqitur komisionit të senatit.
Nuk është e qartë se përse komisioni i senatit nuk e ka marrë në shqyrtim kandidaturën – raporton VOA.
Refuzimi i Kavalec u paralajmërua pak muaj më parë kur komisioni i jashtëm i senatit papritur anuloi paraqitjen e zonjës Kavalec siç ishte planifikuar në axhendën e mbledhjes ku dëshmuan vetëm kandidatët për ambasadorë në Kosovë, Malin e Zi, Slloveni dhe Moldavi.
Mediat në atë kohë, bazuar në burime brenda Departamentit të Shtetit, flisnin se “refuzimi i zonjës Kavalec nga senatorët republikanë ka të bëjë me publikimin e skandalit të e-maileve të saj me një nga drejtuesit e Departamentit të Drejtësisë Bruce Ohr dhe hartuesin e dosjes së spiunazhit ndaj presidentit amerikan, britanikun Christofer Steele.
Krahas publikimeve të e-maileve të saj ka rezultuar që zonja Kavalec po ashtu ka qënë një nga donatoret e ish rivales së Trump Hillarry Clinton në fushatën presidenciale të vitit 2016. Emri i saj është pjesë e një liste zyrtare emrash që janë thirrur të dëshmojnë në Kongres nga republikani Devin Nunes për keqpërdorimin e pozitës së tyre shtetërore dhe për mbledhje të dhënash të rreme që e lidhin presidentin me rusët dhe ndërhyrjen e tyre pro Trump gjatë fushatës“.
o.j/dita
Hera e pare pas lagimit te Kinezit te radhes qe Shqipria ka rene ne qetesi pa pzefaqesuesin e shtetit kolonizator!Do zoti qe te mos kete fare ambasador per nja pese vite e do te shikoni qe Shqiperia do te marre pavaresine e neperkembur per mese 28 vite!
O qitetari,nese nuke do ti dilte ne mbrojtje USA Shqieprise ne Londer,Berlin,e Paris,etj,sot Shqiperia e Kosova do te kujtoheshin ne libra historie na ishte nje here nje Shqiperi e Kosove,pra ILIRI.Mjaft me ligesi,o mije kenetash e mizakali,USA ka dhene miljona dollare per ngritjen e Shtetit te se Drejtes.Kurse politikat bastarde te PPSH te inkuadruara ne banda blu-roze PS-PD-LSI-PR e nje djalle e gjysem pas, vetem se ricikluan boten e krim-korrupsionit-ekstremist-mafjozo-imoralo-politik ne te tre pushtetet nen moton”nga i jati tek i biri,nipi e mbesa dhe nje djalle e gjysem pas”aqe dhunshem sa detyruan popullin ne shumice me mbeshtetjen e USA e BE te kerkojne Reformen ne Drejtesi,Vettingun e Ligjin e Dekriminalizimit.Mjaft, eshte MJAFT me avokat ndaj djajve me fytyra njerezore qe nuke kane te ndalur ne ligesi.Jane mijra nena e gra te veshura me te zeza,si dhe mijra femije te mbetur jetim,pa harruar nje pasuri kombetare e private qe kerkon drejtesi dhe jo lloqe kavajsis e avokati ndaj djajve ne kete rrealitet te dhimshem shqiptar pasoje e politikave bastarde te Tiranes zyrtare ne dite e vite.Prisni,se nuke keni pare gje akoma,kure e djeshmja dhe e sotmja do t’u mbetet nje ender,dhe e nesermja e afert,po vjen minuti qe nga superlukset nga fuqia korrruptive-kriminale e pushteteve,ne bangen e Drejtesise,dhe pas saje,ne nje fund te turpshem e pakthim.Besoni,binduni e ndaluni ne marrit tuaja,dhe rrefehuni sa nuke eshte vone,qe SOVRANI,USA,BE,Ligji e ZOTI t’u meshirojne.