Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Udhëzimi i MAS: Më 18 prill testohen arsimtarët, në maj testim i përgjithshëm
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Udhëzimi i MAS: Më 18 prill testohen arsimtarët, në maj testim i përgjithshëm
AktualitetLajm i fundit cicerrLajme Flash

Udhëzimi i MAS: Më 18 prill testohen arsimtarët, në maj testim i përgjithshëm

Dita
Published March 23, 2015
Share
SHARE

Mësuesit në të gjithë vendin do të duhet të përgatiten për t’iu nënshtruar testimit.

Ministria e Arsimit bën të ditur se në 18 prill 3500 mësues do futen në testimet e kualifikimit. Rezultatet e këtij testimi do të jenë një konfirmim për rritjen e pagës së tyre. I hartuar nga grupe specialistësh të Institutit të Zhvillimit të Arsimit, testimi do të realizohet sipas profileve që kanë mësuesit. Do të jetë i ndarë në dy pjesë: Fillimisht arsimtarët duhet t’i përgjigjen pyetjeve për programin lëndor, mësimdhënien, etikën dhe drejtshkrimin që përmban 30 pikë ndërsa në pjesën e dytë pyetjet i referohen përmbajtjes shkencore të lëndës vlerësuar me 40 pikë. Me 30 pikë vlerësohet nga portofoli i mësuesit që ka çdo kandidat që hyn në testim nisur nga kurrikulumi, përvoja, njohuritë e gjuhës së huaj.

Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit thotë se kush ka të paktën 5 vjet punë futet në testim për kualifikim “mësues i kualifikuar” kush ka te paktën 10 vjet për “mësues specialist”  dhe kush ka te paktën 20 vjet për “mësues mjeshtër”. N ë muajin maj mësuesit do t’i nënshtrohen provimit të përgjithshëm që sipas Ministrisë së Arsimit do të jetë një instrument matje së nevojave që kanë mësuesit.

Dita March 23, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?