Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Udineze firmos kontratën e binjakëzimit me Akademinë “FC International Tirana”
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajme Flash > Udineze firmos kontratën e binjakëzimit me Akademinë “FC International Tirana”
Lajme FlashSport

Udineze firmos kontratën e binjakëzimit me Akademinë “FC International Tirana”

Dita
Published May 22, 2015
Share
SHARE

Sot në ambientet e hotel “Rogner” në Tiranë, është sigluar akordi i binjakëzimit mes Akademisë së “Udinese Calcio” dhe AkademiSë Së futbollit “FC International Tirana”, që ka ndërtuar një kompleks me disa terrene sportive dhe fusha të standardeve evropiane në Pezë Helmes. Përfaqësuesi i “Udinese Academy”, që është edhe drejtori i përgjithshëm, ish-futbollisti Masimiliano Ferrinjo, ka parashtruar projektin disavjeçar, por edhe rrugëtimin që do të ndiqet dhe se si do të procedohet.

I pranishëm edhe presidenti i Akademisë “FC International Tirana”, z. Ervin Cenollari, i cili pasi falënderoi mediat për pjesëmarrjen, u shpreh i kënaqur për këtë marrëveshje historike për futbollin shqiptar.

“Është një akord i rëndësishëm dhe që na hap dyer të reja drejt Europës. Janë bërë investime dhe do të vazhdohen të bëhen”. Edhe drejtori i përgjithshëm i “Udinese Academy”, z. Ferrinjo, u shpreh: “Bashkëpunimi ynë do të jetë ekskluzivisht me Akademinë “FC International Tirana” që do të jetë pika jonë e referimit në Shqipëri. Duam që ky binjakëzim të na japë mundësi në të ardhmen që të kultivojmë lojtarë të talentuar, por edhe trajnerë, apo përgatitës të aftë. Kemi qenë disa herë në Tiranë dhe kemi parë kompleksin, që përmbush të gjitha kushtet e bashkëpunimit”, – tha z. Ferrinjo.

Në fund të qershorit (29) dhe deri në 3 korrik do të zhvillohet një fazë selektive dhe ku do te vijnë edhe trajnerë të moshave të Udinezes.

Dita May 22, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • tomor labi says:
    May 22, 2015 at 4:36 pm

    FC Internacional Tirana nuk eshte nje degezim i Interit te Milanos? C’eshte ky binjakezim apo martese mes homove.Hajde pune hajde.Ku je mor Vili trimi ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?