Qindra dokumente, si fotografi personash të ndryshëm, kopje pasaportash, dëftesa vizash e zarfe me polica sigurimesh, janë gjetur në shtëpinë e Ukë Rugovës, të mërkurën. Prova të tjera të shumta që e lidhin atë me një grup kriminal janë prezantuar të enjten nga prokurori Allen Cansick, në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
E ka bindur gjyqtaren Anna Adamska Gallant që t’ua caktojë masën e paraburgimit Ukë Rugovës, Izet Beqirit e Florjan Petanit. Bashkëpunëtorëve të tij, Fitim Beqirit, Visar Beqirit, Asad Beqirajt, Edison Idrizajt, Hamza Beqirit, Driton Vocës u janë caktuar nga 30 ditë arrest shtëpiak, derisa Qefser Baholli është liruar të mbrohet në liri. Vendimi është marrë në orën 23 e 30 minuta, pas një seance të gjatë që ka nisur në orën 13.
Rugova është sjell në sallën e kinemasë, i mbuluar prej policëve të EULEX-it me qëllim që të mos fotografohej. Vetëm koka nga prapa i shihej. Flokët i ishin ngjitur për kokë gjatë gjumit që kishte bërë në qeli. Të paktën edhe 30 net të tjera do t’i kalojë aty.
Djali i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, pos krimit të organizuar, mashtrimit, ushtrim të ndikimit, keqpërdorim të pozitës zyrtare, dyshohet se ka kryer edhe veprën penale të kontrabandës me emigrantë. / KOHA
Me shume gjasa, Uka ka brengosur edhe te ndjerin Ibrahim-babain e tij aq shume sa i ka shkaktuar semuarjen e vdekjen e parakohshme.Ky hajdut nuk dihet nga doli e kush e polli.Uka,per te gjslle te Babait te ndjer, ka pervehtesuar edhe shtepine ku jetojne familja Rugova.Madje ky pervehtesim iu paligjeshem eshte gllabrimi me i madh nga edhe filloi hajdutria qe sot ka marr dhen.Kjo shtepi ishte blere paralufte, por per 1/4 e kesaj te sotshmes.Pjese te tjera jane blere pasluftes.I ndjeri Rugova thoshte eshte presidenca e Presidentit te Kosoves.Kush merr postin e presidentit do banoje ne kete shtepi.Por, pas luftes,kjo ndryshoi krejtesisht.Uka e perktheu ne pronesi private dhe leshoje me qera LDK dhe vete Presidentin Rugova qe se bashku paguanin 16mije euro ne muaj.Kjo ishte edhe filli i keqperdorimit presidencial e shteteror.*
Per kaq….!!!!! Po Uka jone kushedi sa duhet te denohesh nese tek ne do te kishte nje eulex……Gjithsesi ata jane shume perpara nesh …Bravo Eulex..
Kosovare keni fat qe aty eshte EULEX
Ndryshe UKES s’do ti hynte gjemb ne kembe!
race miti
nuk emeriton me u mrr me ket injorant
Si i Ati i Biri,gjepura se i ati …..
Po ketij SHKELQENIT te SHqiperise kur do ti vije dita sic i ka ardhe ketij UJKUT te Kosoves?