Presidenti i përkohshëm i Ukrainës Oleksandr Turchynov ka urdhëruar forcat e sigurisë të rifillojnë operacionet “anti-terroriste” në Ukrainën lindore, pasi një politikan lokal nga partia e tij dhe një person tjetër u gjetën të vdekur me shenja të torturës.
escort bursa
Urdhëri u bë të martën, vetëm disa orë pas largimit të nënpresidentit amerikan Joe Biden nga kryeqyteti ukrainas. Zoti Biden i bëri thirrje Moskës të respektojë premtimin e saj për të tërhequr mbështetjen për separatistët e armatosur pro-rusë brenda Ukrainës. Urdhëri për mobilizim pasoi raportet se një aeroplan i forcave ajrore ukrainase u qëllua pranë qytetit lindor Slovjansk.
Përpjekja e parë e Ukrainës për shpërndarjen e separatistëve rusishtfolës në lindje të vendit dështoi javën e kaluar. Që atëherë, forcat ukrainase kanë ndërprenë operacionet për shkak të një marrëveshje të nënshkruar të ejten në Gjenevë nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Ukraina dhe Bashkimi Evropian që ka për qëllim lehtësimin e krizës. / VOA