Deklaratë e kryetarit të komunës Prezë
Në faqen e parë të Gazetës Dita të datës 21 Maj 2013, shkruhet fjala “skandal” mbi fotografinë time, si Kryetar i Komunës Prezë, dhe më pas një person me emrin Rakip Çili boton në faqen e tretë të Gazetës Dita një artikull dedikuar faktit që unë, Ahmet Halili, jam në kërkim në SHBA për ngacmim seksual të një të miture dhe për rrahjen e një personi. Gazetari i Ditës paraqet edhe dy dokumente në të njëjtën faqe, një dokument në anglisht që flet për një kallëzim penal nga një grua kundër meje, si dhe një letër denoncuese nga Sinan Gjoni drejtuar Ministrisë së Brendshme kundër meje , për të njëjtat vepra. Me këto të dhëna gazetari i Ditës mendon se zbuloi të vërtetën dhe demaskoi drejtuesit e Partisë Demokratike, duke i bërë një shërbim ‘të vyer’ drejtpërdrejt opozitës. Sikur të dhënat që boton të jenë të vërteta, të cilat gazetari i Ditës sigurisht që nuk i ka verifikuar, pasi një person i vetëquajtur Rakip nuk është gazetar, por një propagandist partish, i cili si i tillë as nuk denjon të verifikojë të dhënat, pasi rëndësi për të ka shërbimi në interes partiak në funksion të të cilit vendos shpifjen, fyerjen dhe uljen e figurës së një individi. Nuk mendoj se është e nevojshme të paraqes mendimet e mia mbi një artikull të tillë. Për mua ai është një artikull propagandistik i mbushur me të dhëna të pavërteta, që nuk meriton as edhe t’i përgjigjesh. Por dëshira për të nxjerrë në pah të vërtetën, më shtyn të shkruaj disa rreshta. Në vijim do të paraqes vetëm fakte që i përgënjeshtrojnë të dhënat e paraqitura nga gazetari i Ditës dhe mandej çdo individ, që i ka qëlluar të lexoje këtë artikull të mbushur me të dhëna të rreme, le të nxjerrë vetë konkluzione. Sigurisht, në fund do të dëshiroja t’i bëja një thirrje redaksisë së Gazetës Dita. Pikë së pari, dëshiroj të theksoj se kallëzimi penal në gjuhën angleze i paraqitur në faqen e Gazetës Dita mban datën 19 shtator 2002, datë në të cilën unë ndodhesha në Shqipëri. Unë jam larguar nga SHBA më datë 26.08.2002 dmth 24 ditë më parë se të bëhej kallëzimi. Nëse gazetari Rakip do të interesohej më tej për këtë çështje do të mësonte se ky denoncim është rrëzuar si i pabazuar po nga hetuesi që mbajti kallëzimin dhe në adresën time nuk është bërë as edhe një thirrje nga policia amerikane. Gazetari i Ditës shprehet se, sipas dokumentit në anglisht unë jam arrestuar, ndërkohë që dokumenti në anglisht, siç u theksua edhe më lart,është thjesht një dokument kallëzimi që u arshivua si i pabazë. Së dyti, gazetari i Ditës flet për rrahje të një personi nga ana ime, por nuk jep asnjë të dhënë për këtë çështje. A ka filluar ndonjë çështje penale për rrahje në ngarkimin tim dhe, nëse po, çfarë ka ndodhur me këtë çështje? Sqaroj se edhe kjo çështje është mbyllur dhe refuzuar, gjë që me sa duket gazetari është në dijeni, pasi nuk boton asnjë të dhënë për këtë çështje, sikurse vepron për rastin e ngacmimit seksual. Së treti, gazetari i Ditës pa asnjë problem shprehet se unë e kam nisur karrierën time pas kthimit nga SHBA si punonjës dogane. E pyes këtë gazetar, në cilën doganë? A mund të marrë ndonjë vërtetim se unë kam punuar në ndonjë doganë të Republikës? Si më sipër kjo është një shpifje që për gazetarin nuk ka rëndësi, pasi qëllimi i tij është në tjetër vend, siç do të zbulohet më poshtë. Pasi jam kthyer nga Amerika, unë kam punuar në Drejtorinë e Bujqësisë Tiranë, si specialist i mbrojtjes së bimëve. Unë nuk kam punuar asnjë ditë si punonjës dogane. Po kjo punë nuk i intereson gazetarit të Ditës, se sipas tij vetëm nëse punon në Doganë mund të bësh para. Pavarësisht se nuk kam punuar asnjë ditë në doganë, gazetari i Ditës, me qëllim që të justifikojë shpifjen e tij se unë kam shpërndarë pará familjeve që të votojnë për mua, më vendos në karrierën time sikur kam punuar në doganë! Mor i uruar gazetar, tani që e more vesh që nuk kam punuar në doganë, a ka mundësi të ndryshosh mendje dhe të kuptosh që votat i kam merituar dhe nuk i kam blerë? Dakord, e pranoj se shkruan si propagandist i opozitës, por si guxon të shpifësh me kaq lehtësi! Këtë vërtet as e kuptoj e as e pranoj. Ta marrësh vesh ti dhe të gjithë ata që e lexojnë gazetën Dita unë jam kthyer nga Amerika me urgjencë, jo për arsyet që shkruhen në artikullin tënd, por se më njoftuan se e kisha nënën të sëmurë rëndë, e cila edhe pse u operua nuk arriti të jetonte, por ndërroi jetë një muaj më vonë në datën 1 tetor të vitit 2002. Mandej probleme të ndryshme familjare më detyruan të qendroja më pas në Shqipëri. Sigurisht, letrat e nje personi me inicialet, S.Gj. u morën në shqyrtim nga institucionet kompetente si dhe pasi u interesuan pranë organeve përkatëse të vendit ku unë banoja në Amerikë, i refuzuan këto letra si të pathemelta dhe me karakter shpifës e fyes ndaj personit tim. Kjo është gjithshka që ka të bëjë me “skandalin” tim. Çdo individ është i lirë të gjykojë e të krijojë opinionin e tij mbi ato që botohen në Gazetën Dita. Megjithatë jam i sigurt, se çdo individ me prirje objektive do të distancohet nga artikuj të tillë. Unë kam punuar me devotshmëri dhe pa u lodhur për Komunën e Prezës dhe për këtë unë pres të vlersohem nga banorët e Komunës që drejtoj dhe jo nga gazetarë jo profesionist të Gazetës Dita apo të një gazete tjetër. Le të presim për këtë zgjedhjet e ardhshme lokale. Presionet ndaj meje kanë nisur prej disa kohësh nga persona të ndryshëm që të mos përfshihem në fushatën elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit. Këto presione më bëhen për shkak se PD i ka fituar zgjedhjet në këtë komunë ku unë drejtoj në dy mandate rresht. Së fundi, i kërkoj Gazetës Dita që në shenjë rivlerësimi të qëndrimeve të saj propagandistike në favor të tyre me karakter të pastër gazetaresk, të bazuara në të dhëna të sakta, siç e kërkon detyra e gazetarit dhe e gazetarisë në përgjithësi, të ketë kurajon të botojë këtë artikull, po në faqen e tretë të Gazetës Dita. Shpresoj se do të gjej një gjykim të drejtë e e të arsyeshëm tek redaksia e Ditës,
Me respekt, Ahmet Halili / Kryetar i Komunës Prezë
Ne radhe te pare po ju drejtoj nje pyetje ? A ka patur realisht zjarr ne Preze ne diten e djeshme ????
Se dyti, a keni nje baze apo prova te verteta mbi ate çka keni publikuar ne kete foto??
Se treti , para se te beni akuza te tilla, pse nuk keni kontaktuar drejtperdrejt z. Ahmet Halili per kete çeshtje??
Se katerti , A do te publikoni dicka me vlere ne faqet tuaja per publikun??
Se pesti, a mundeni te vini ne Preze dhe te pyesni publikun per Z.Ahmet Halili dhe per investimet dhe punen e tij ne kete vend??
Se fundmi, A besoni me te vertete se z.Ahmet Halili do te fitoje bindshem 80 % + ne Preze???
Do vleresohej shume serioziteti juaj nese e publikoni kete koment. Mjaft me genjeshtra !!!!
Ti kuptoesh qe je nje i afermi i tij dhe skam pse te pyes me shume, po ashtu edhe zotin Kajmaku duhet ta kesh te aferm, se ata jane cuna tezesh.
Per doganen se di a ka punuar apo jo, por per ngjarjet ne Amerike i di shume mire, se kam qene vete atje dhe ky rre kur thote se ska ditur se eshte ngritu akuze, sa e mori vesh ky person iku per 24 ore nga Amerika per te mos u ktyer me nga frika e nje burgimi qe do te jete jo me pak se 15-vjet.
Se perdhunimi eshte krimi me i rende qe denohet ne Amerike, sidomos kur ke te besh me nje adoleshente 16-vjecare.
Cfare do te thuash kur ti vi me urdher ekstardimi per tu gjykuar ne SHBA, se gjyqi ketij kryekomunari ju anullua per shkak se ishte ne mungese dhe ai gjyq nuk eshte mbyllur.
To ha ha ha
Cfare thua keshtu se s’merresh vesh,nje here thua”ky capaculi qe ti mbron eshte perzone nga SHBA dhe s’ka te drejte te shkoje per 10 vjet” ndersa tani thua qe “sa iu ngrit akuza iku per 24-ore nga Amerika ….”
A e perzune apo iku ,se ti qenke aty ne Woodstock dhe e paske pare,apo te kane perzene ty?