(A. Moisiut në 85-vjetorin e lindjes)
Letër e nënshkruar,
Koli J. Dano
Pas gjurmëve atërore
Legjendarit gjeneral,
Mbi shkëmbinj e dyshek bore,
Me polar të zjarrtë në ball!
Shpirtra-ndezur, trompë beteje,
Shpat’ e gryka merrnin flakë,
Shigjetar të rreptë rrufeje
Historin’ e shkruat me gjak!
Me lirin’ e shall agimesh
Shtigjeve të reja rend,
Ty, të patën “profesor”
Dhe Atdheu president!
Në themele albanidesh
Gur i rënd je dhe ti,
Mes Kasandrash histerike,
Shqiponjë mbete, Moisi!