Gurët në veshka cilësohen si një ndër komplikacionet më të shpeshta që rëndojnë shëndetin e shqiptarëve. Në një intervistë për gazetën “Dita”, mjekia Ilda Xhelili tregon se si duhet të kujdesemi për të mbajtur sa më larg komplikacionet që vijnë si rezultat i formimit të gurëve në veshka. Çdo ditë organizmi ynë ka nevojë për eliminimin e toksinave (helmeve) dhe mbeturinave që krijohen nga jetesa dhe ushqyerja jonë e përditshme. Në këtë proces të domosdoshëm jetësor, veshkat janë organi më i rëndësishëm i trupit të njeriut. Ato përbëjnë filtrin e gjakut nga mbeturinat. Gjithashtu ato janë edhe rregullatori i bilancit elektrolitik të organizmit tonë. Kur urina grumbullohet në veshka, ajo filtrohet dhe përmes dy tubave të ngushtë (një për secilën veshkë dhe të quajtur ureteri) derdhet në vezikë (fshikëza e urinës). Kur vezika mbushet plot, ajo boshatiset dhe derdhet jashtë nëpërmjet një tubi tjetër më të trashë dhe që quhet uretra. Shpesh, me urinën eliminohen kristale kimike duke filluar nga përmasat e kokrrizave të rërës, të cilat me kalimin e kohës zhvillohen në gurë me përmasa të ndryshme që formohen në veshka ose në rrugët urinare.
Pse krijohen gurët në veshka?
Gurët në veshka krijohen kur urina përmban me shumicë substanca të caktuara. Këto substanca mund të krijojnë kristale të vogla, të cilat me kalimin e kohës bashkohen dhe bëhen gurë. Faktori më i madh i rrezikut për formimin e gurëve është dehidrimi (humbja dhe mosmarrja e sasisë së duhur të lëngjeve. Prandaj pirja e lëngjeve është e rëndësishme për të shmangur dehidrimin. Mbajtja e urinës e holluar shmang pikërisht bashkimin e kristaleve të vogla dhe formimin e gurëve. Si udhëzues për këtë shërben gjithmonë ngjyra e urinës. Urina e qartë është në rregull kurse urina e verdhë ose e errët tregon përqendrim të lartë dhe është shenjë për marrjen e më shumë lëngjeve, sidomos në stinën e verës kur dehidrimi është më i shprehur si rezultat i avullimit apo djersitjes nga vapa e madhe. Rekomandohet pirja e lëngjeve (6-8 gota ujë në ditë ose edhe lëngje të tjera) për të pasur prodhimin e sasisë së duhur të urinës dhe me përqendrimin e duhur. Gurët në veshka janë ndër afeksionet të shpeshta të aparatit urinar. Shpesh ato kanë edhe karakter familjar. Si fenomen vërehet më shpesh në meshkuj se në femra dhe shfaqen kryesisht rreth moshës 20-30 vjeç. Formimi i gurëve favorizohet edhe nga patologji të shumta të zorrëve, procedurat e kimioterapisë, patologji të aparatit urinar, sëmundje të tjera, mënyra e jetesës, mënyra e ushqyerjes e shumë faktorë të tjerë. Rreth 80 për qind e gurëve në veshka janë të përbërë nga kalçiumi dhe minerale të tjera, zakonisht një kombinim i kalçiumit me oksalate, prandaj edhe në shumicën e rasteve rregullimet në dietë janë të domosdoshme për të ndihmuar në parandalimin e formimit të gurëve në vazhdimësi apo në përsëritjen e tyre.
Cilat janë simptomat klinike te pacientët që vuajnë nga kjo patologji?
Kemi parë njerëz që vuajnë nga gurët në veshka të përjetojnë dhimbje të pabesueshme. Gurët zakonisht formohen në veshka, por ata mund të zhvillohen kudo në traktin urinar. Kur gurët janë mjaft të vegjël ata mund të kalojnë pa u vënë re dhe të eliminohen nëpërmjet urinimit. Ndërsa kur përmasat janë të konsiderueshme, lëvizja e tyre përmes traktit urinar bëhet e dhimbshme, kjo për shkak edhe të formës së tyre të çrregullt e me cepa që shkakton dhimbje dhe gërvishtje gjatë kalimit të tyre nëpër rrugët urinare.
Në disa raste, gurët të cilët janë të lokalizuar në veshka, janë të ngulitur e të pozicionuar mirë e nuk mund të lëvizin prej aty. Në këto raste kërkohet ndërhyrje mjekësore nëpërmjet operacioneve ose nëpërmjet thërrmimit të tyre me aparatura të posaçme
Gurët në veshka nuk prodhojnë simptoma klinike derisa ata fillojnë të lëvizin në tubat urinarë përmes të cilëve urina derdhet në fshikëz. Dhimbjet e lëvizjes së gurëve në veshka janë tipike, të mprehta, të forta sikur të zë ngërçi. Dhimbjet shpesh përhapen si valë, ashtu sikundër guri lëviz nëpër traktin urinar. Guri në varësi të përmasave mund të ngeci gjatë kalimit nëpër këto rrugë dhe të bllokojë rrjedhjen e urinës. Kur gurët bllokojnë rrjedhjen e urinës, atëherë shkaktohet ënjtje e veshkave duke provokuar kështu dhimbje të rënda. Dhimbja përfshin ijet, mesin apo edhe zonën gjenitale. Gjithashtu pacientët mund të kenë ethe, të përziera, të vjella, dhimbje në fund të barkut etj. Shumë shpesh lëvizja e gurëve shoqërohet me infeksion urinar gjatë të cilit kemi urinim të shpeshtë e me djegie, urinim me gjak (nga gërvishtjet që shkakton guri nga lëvizjet nëpër traktin urinar), temperaturë, dobësi të përgjithshme etj.
Si vihet diagnoza dhe çfarë rekomandohet?
Për diagnozën në radhë të parë orientohemi nga shenjat klinike që përmendëm më lart, e që janë mjaft tipike. Pastaj si fillim kërkojmë një ekzaminim të urinës dhe në qoftë se izolojmë copëza të gurit kërkojmë ekzaminimin kimik të tij. Mjaft rëndësi ka një ekzaminim ekografik për të parë pozicionimin e gurit në veshka dhe për të përcaktuar terapinë që do të ndiqet. Çdo pacient ka individualitetin e vet në varësi të cilit mjeku përcakton terapinë specifike. E rëndësishme për pacientët është që të dinë se mënyra e jetesës dhe mënyra e ushqyerjes mund të ndihmojnë në parandalimin e formimit të tyre si edhe në shpërndarjen e tyre. Duke qenë se gurët janë të llojeve të ndryshme, është e rëndësishme përcaktimi i përbërjes së tyre dhe ndryshimet në dietën e përditshme ushqimore. Duke qenë se rreth 80 për qind e gurëve kanë në përbërjen e tyre kalçiumin dhe oksalatet, do të rekomandohej që këta pacientë nuk duhet të përdorin në dietën e tyre të përditshme më shumë se 50mg oksalate. Organizmi ynë përmban vetë oksalate, por sasia e tyre mund të rritet nëpërmjet ushqimeve të cilat konsiderohen si burim i oksalateve. Ndër perimet shumë te pasura me oksalate përmendim spinaqin, panxharin, bamjet, majdanosin. Mesatarisht të pasura janë selinoja, fasulet, kungulli i verës, etj. Ndër frutat përmendim manaferrat, boronicën, luleshtrydhen, kivi, rrushi, fiqtë, kumbullat, arrat, bajamet, kikirikët, fara lulëkuqeje, kakao, çokollatë, piperi, çaj i zi etj.
Vlen të theksojmë se vitamina C ndihmon në prodhimin dhe thithjen më mirë të oksalateve në zorrë. Gjithashtu fibrat, që përbëjnë pjesën e patretshme të ushqimeve që përdorim (ato që organizmi eliminon me feçe) ndihmojnë në zvogëlimin e kalçiumit në urinë. Ato lidhen me kalçiumin në zorrë, duke zvogëluar kohën e qëndrimit të substancave ushqimore në zorrë dhe njëkohësisht duke përshpejtuar eliminimin. Këto fibra gjenden me shumicë në elb, thekër dhe oriz, produkte këto të cilat rekomandohen të përdoren në këto raste. Ashtu siç e theksuam edhe më sipër këtyre pacientëve u rekomandohet përdorimi i lëngjeve, sidomos në stinën e verës.
Ja tu them une si hiqen guret nga veshkat -Une kam pas gure ne veshka
Nje dite kur veja ne pune me zuri dhimbja, , mbarova fare –Vajta ne spital –Atje nje doktor qe ishte cifut me tha : Pi uje shume , qe te dalin guret nga veshka nepermjet urines —
Dhe pastaj ai me tha qe : Nqs nuk do qe te semuresh as nga veshkat dhe as nga semundje te tjera , pij uje shume gjate gjithe dites ….
Dhe une sa vajta ne shpi ja fillova me uje –Pija njeheresh 1/2 litra …pastaj rija pake dhe pija prape, me zor, Le te mos kisha etje , pija uje gjithe diten –Pija shume
Dhe e ndjeja ujin qe me lehtesonte veshkat…
Dhe diten tjeter e nxora gurin nga veshkat …..Dhe ngaqe pi uje shume gjithe diten , une nuk kam me gure ne veshka ………….Ja kaq
Nqs nuk doni te semureni, ju thoni femijeve dhe ju vete te pini uje s ame shume gjithe diten ….dhe shpjegohet edhe shkencerisht
Sepse qelizat vdesin cdo 2-3 ore, dhe lindin qeliza te tjera
Por keto qelizat e vdekura , nqs qendrojne ne gjak dekompozohen dhe krijojne semundjet ne trup
Ndaj kur pi uje,oksigjeni dhe hidrogjeni i ujit i dizinfektojne keto qelizat e vdekura qe gjenden ne gjak
dhe i nxjerin jashte me urinen dhe jashteqitjen…….
Sidomos ne Shqiperi , neper fshatra ku njerezit nuk kane mundesi te vizitohen ju thoni te pijne uje sa me shume
qe te mos semuren nga guret ne veshka …poredhe nga semundje te tjera
ke te drejte.uji i ben aksha te tera.
E ke te drejte Rajmond….!
Uji eshte ilaci per te varfrin –qe nuk ka me se ti mjekojne femijet se kushtojne ilacet –Ndaj kur ke femijen ne moshe adoleshence , jepi te pije uje ….dhe pastaj lere femijen te lozi sa me shume, por , te pije uje shume…..
Dhe gjate gjithe jetes te pije uje shume , …dhe eshte ne regull
Por jo vetem femijet , edhe te riturit , te gjitha moshat pa perjashtim duhet te pijne uje sa me shume qe te mos semuren –
-Pirja e shumte e ujit i mban semundjet larg –Kudo qe ikni mbajeni shishen e ujit me vete
Une kur isha ne Vlore nuk pija uje fare,….dhe i ndjeja veshkat gjithmone te renduara, nga rera qe preciitonte ne veshka …..dhe pastaj mu formua guri ne veshka …
Ndersa tani qe pi uje varda ….nuk kam azgje nga veshkat –Pini uje te mos semureni, as nga veshkat, dhe as nga semundje te tjera
…… se sot po u semure shkon ne spital ku te mat koken me pe doktori dhe te pastaju te hedh ne plehra
Nuk je ne kohe te Enverit qe ishte falas dhe doktoret kishin frike se i raste xhaxhi ne burg , por te beninn numra
TRUPI ESHTE 90 % UJE .PINI UJE SA ME SHUME QE TE QARKULLONI DHE RINONI TRUPIN.KY ESHTE ILACI I JETEGJATESISE DHE RINISE.
Eshte me se e vertete se uji eshte baza e jetes dhe mjekues i shume semundjeve.Vetem tek uji egziston lidhja kimike hidrogjenore pa te cilen nuk do te qe e mundur jeta.Struktura dhe funksioni i shume komponimeve perberes te organizmit dhe shume reaksioneve midis komponimeve organike i atriboen lidhjes hidrogjenore.
prshndetj un kom problem me gur edhe par vitv kisha por perdora coco ne mngjes po ka niher edhe birr por tash pas vitv apet kom problem nuk me ka zgjat dhimta ma shum se deri e kom morr nje unfuzjon pot tash me ka zgjat ore edhe pse kom morr unfuzjon por uj pi shum qe me dokt se barku mu ka rrit shum nga uje qaqe shum qe pi me ka thn dikush se po ta perzish birr 0 me limon me vaj ullir do ti qitesh mbrenda 4 dit si te morr nje kshill nga ju ma te veqant ju pershndes bastrija