Sokëlliu Saliu në Parlament dhe më shkrepi një ndodhi këtu e vite të shkuara atje, në Elbasan, tek turizmi i vjetër, në një ditë rrogash, kur “klubi” ishte mbushur plot e përplot dhe ku “vlonte rakia, mezia dhe muhabeti për shtatë palë qefe e tetëqind halle”.
Befas, në atë “zallamahi” u dëgjua një britëm me një zë bas që i rrënqethi të gjithë:
– Eeeeejjjjjjj…
Të tërë ngrinë. Në ato pozicione që ishin, në atë heshtje të llahtarshme të tëra vështrimet u mbërthyen mbi një person me vështrim të ndërkryer e të çapëlyer që kishte hipur mbi një pode ku rrinte më parë xhazi i orkestrës.
Ai, mbasi e ndjeu se po e ndiqnin drejtoi gishtin drejt tyre dhe sokëlliu:
– Ju çohuni në këmbë… thërriti Partia…
Me nder, të gjithë “u dhjenë”… As miza nuk pipëtinte… Ç’kishin ngrënë e ç’kishin pirë u firaksi… Esëll të gjithë..
Personi në fjalë i egzaltuar nga heshtja vazhdoi sokëllimën:
– Me ju është e drejta, me ju është liria… dhe… varda recitimit të poezisë “Partisë” të A.Çaçit..
Lëre, lëre ç’u bë… desh u ra atak njerëzve.. Kur ai pushoi paksa, dikush pëshpëriti:
– More… Më duket se… Ky është një nga ata… “ushtarët e Dinçit”…
Të gjithë si me komandë “u çliruan” nga ankthi dhe ju vërsulën me të shara..
– Tyt ore budallai dreqit se na ngrive gjakun..
– Kapeni more e lidheni.. ç’e lini azat?!…
– Upupupup… Ka polici a s’ka polici këtu?!… Mbërthejeni mrë se na e nxorri për hundësh këtë çik raki…
Ishte vërtet një nga ata të spitalit të të çmendurve. Elbasanasit i thërrisnin “ushtarë të Dinçit”, ish-doktori dhe drejtori i Psiqiatrisë…
Jo Astrit, jooo…; Saliu nuk është ushtar i Dr. Dinçit por është ushtar i Prof.Dr Ulvi Vehbiut.
shume spektakolare zoti astrit. paralelizem me te goditur s’besoj se mund te gjendet. te uroj gjithe te mirat
Astrit Cerma , aktori me medioker i te gjithe koherave , i specializuar ne rolet e operativeve te Sigurimit te Shtetit , na ka bere nderin me te madh , duke ikur nga Shqiperia , se na e kishin nxire jeten me filmat e tij plot ” heronj” te realizmit socialist ! Ai do mbahet mend edhe si aktori qe kishte te qeshuren ( ose zgerdhimjen ) me idiote, sepse qeshte kot , edhe ne situate tragjike personazhesh ! Tani leh , nga pertej oqeanit , atje ku e ” internoi ” ” DIKTATURA ” e PD – se dhe e Sali Berishes , se po te ishte per ” DEMOKRACINE ” e Komandantit Legjendar , as ne enderr s’guxonte ta shihte , e jo me te jetonte ne Amerike e te llapte nga mijra km. larg ! Se , ata qe interpretone ai neper filmat , ( operativet ) edhe aty te gjenin , e ta benin si te ndjerit e te nderuarit Aleksander Kondos se madh ! Keqardhje qe Holliwudi , nuk prodhon filma , si ato ku luante Astrit komunisti , te cilit I rekomandoj te shkoje me not ne Kuben e Fidelit e Raulit , ku mund ti japin ndonje rol episodic figuranti 150 leksh !
Ç’është ky IDIOT që e ndyn emrin e bukur Arbër?
Po ti o Arber ushtari i kujt je?
E BUKUR O TRIMI XHA JAHOS!
VERTETE E BUKUR!
Analogji e forte. Bravo Astri I ke rene pikes! Shpetuam nga nje i cmendur qe tani bertet nga hendeqet e opozites.
Filluan dhe në këtë faqe me sigurimsa e me operative. Duhej të mos bënte asnje pune njeriu ne ate kohe sepse do te kritikohej si pune komunistesh sot! Epo s’kam çte tregoj dhe une! ? Po tregoj per notin e saliut ne detin e dhuruar,per fazlliçin,per arkanin dhe per shejtanin qe neser te me shajne si…si…komunist? Jo,jo si pseudodemokrat! Te lumte o astrit çerma! Kaq di te them une. Pune e madhe po me thane operativ si ty. Shqiptaret shajne kedo e çdo gje!?
Jo vetem ne shqiptaret e kemi zakonin e thashethemeve , ne gjithe boten njerzit flasin per njeri tjetrin ,po ne jemi te shplare fare nga cdo lloj ndjenje , Ne s’dime te themi nje fjale te mire per asnje , gjithkujt do ti veme pa tjeter nje bisht ……….Kush eshte fajtori per kete ‘? Jane partite e shumta ? jane Janullatosit, ? jane arabet e Saliut? …Apo jemi ne vete qe sjemi ne gjendje te mendojm ,,gjukojm dhe veprojm me mendjen tone ? asgje nuk eshte e qarte ….
Pershendetje Astrit Cerma , jo vetem ketij shkrimi pa asnje nga cfare kam lexuar nuk do i hiqja as nje presje , shume komplimenta
Qente le te lehin , pena juaj mos pushofte se shkruari .
Urime Astrit per gjetjen e krahasimin.
Besoj e kupton pseudonimin.Te kujtoj me shume nostalgji per gjithe punen tende artistike dhe vertet kemi me se mburremi per ate kohe.Po te kishin bere sot,qofte edhe 10 % pune te mire per vendin, popullin,do te kishin pak urime,por shkaterruan e s`lane gje pa vjedhur per vehte dhe kane surrat te gerthasin per demokraci.Kjo histori qe po kalojme do te jete besoj me negativja e ketij vendi,pasi cdo gje ishte ngritur,por u shkaterrua keqas.Pak fjale besoj mjfatojne se perdite na kap trishtimi,mallkimi i tokes,etj.
hahahaha. Ky Arber Radomi do jete ndonjeri prej spinave te saliut qe pergjojne pas vrimes se celesit. Astriti edhe pse ka luajtur role me Operative te Sigurimit, ato ishin vetem role per te. Kurse saliu yt more Radomi, ka qene realisht pjesetar i Sigurimit me pseudonimin BISTURIA. Besoj mjafton kjo.
O Arber i rendomti,(Me falni), Radomi… Perse te vej ne kube te fideli me not,kur mund te vi me avjon tek partia “Demokratike” Per te shijuar demokracin tuaj allakomunisce..te saliut tend komunist e qen birqeni, ti dhe ai bashke,qe s’pushuat se lehuri kunder komunizmit qe vdiq ne te gjithe lindjen,por qe mjerisht jeton tek ju te dy… fatkeqesi te shqiperise,ptuuuu…. rrac shpellash.
O astrit çerma! A ka molle,dardha, kumbulla,qershi andej nga amerika? Ketu i premë,i bëmë na..a.a a…..a se na dolen “komuniste”!!! Asnje mollë për be,nuk ishte balliste! Tani kemi mbjellë ullinj viçidoliste,sepse vajti saliu në petrushë (fshat ne kufirin korçë-pogradec ku nja dy agronome te shkelqyer kishin ngritur nje fidanishte me fidanat e gjithe molleve te dikurshme te vendit dhe ja tregonin ish-kryeministrit. Folen agronomët per fidanat e molleve dhe më ne fund e mori fjalën saliu per t’i përgezuar. Por ky përgezim u kthye ne shqyerje sysh kur saliu tha: keto kodra të bukura këtu do t’i kthejmë në plantacione “ullinjsh”!!! Ullinjsh ore ullinjsh? Dhe iku duke i lënë njerzit dhe fidanat e mollëve gojehapur!? Si duket kishte frike mos i dilnin mollet prapë “komuniste”? Pale ndonjera mendonte se mund te dilte ne ndonje film me operative si ata qe keni luajtur ju. Nderime dhe njëhere!
Ç’pati aj Arbëri që u çfry me Astritin? Duket se i dogji analogjija, se tjetër arsye nuk ka, e humbi keq i shkreti, si xhaferri simiten, themi ne elbasanllijtë. Astriti e tregoi bukur, me humor e ngjyrë. Siç thotë edhe zoti Pëllumb, të gjithë kemi bërë ngaj punë asokohe, artisti ishte më i “pafajshmi”. Nga ana tjetër gëzohem që ia ndjeva zërin Astritit. Unë propozoj të mos na e fusin Salën në burg, as ke “Dinçi” të mos e çojnë, se do mbetemi pa gallatë.
Me analogji e goditur nuk ke cfare te thuash hahahaha
pas mero bazes e filluat edhe ju te dites censuren , bravo komplimente,,,,,,,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!
Kur e muaren vesh gjermanet qe Hitleri ishte i xhindosur psiqik,ishin vrare 40 milion vete>ky i joni nuk duhej shume mend per ta kuptuar,ca Laokoonte brenda partise se tij e paralajmeruan,si i ndjeri qytetar Gramoz pashko,icili ne sy te perfaqesuesve te senatit amerikan e quajti,psikopat te rrezikshem me simptoma kriminale .Ishte turma qe e donte te tille,ishin mijra psikopate,qe u ndizeshin pasionet shtazore,prej fjalimeve te tij te terbuara,te tille e donin edhe mijra bandite burgaxhinj qe pas tij kishin liri te grabisnin,te dhunonin,te vrisnin,te pushtonin,te tille e donin te nderkryerit kapadainj e kapadaillesha si ajo kopilja e parlamentit e biresuar ne Shkoder ,por te tille e donin dhe nje mizeri zvarritesish si plaku i urte,imencur,i shtruar,kermilli i jargavitur, sabri Godo,shoqata normalisti,shoqata intelektualeve islamike,shoqata kosova,,shoqata kulakeve,shoqata e lakejve te perjeteshem.shoqata e legenave te perjetshem
Te tille e donin edhe fahri balliu edhe dhimiter tavanxhiu,ka spital psikiatrik ti nxeje te gjithe keta?
“lisdushku”! Keni bere nje koment te bukur per psikologjine e turmes prapabythse te saliut. Nderime!
Lisdushku ka vene piken mbi i. Pra, ky popull i ka shkuar mbrapa Saliut, e ka votuar edhe pse e kuptonte qe ky njeri nuk ishte normal, qe ne emer te demokracise shkateroj pasurine e popullit(u shkatereuan fabrika, ui prene pemtore e vreshta, u zaptuan e rembyen toka), shpiki dhe i la te lulezojne firmat piramidale qe grumbulluan djersen e popullit, ne vitin 1997 e futi vendin ne anarki(ne as nje vend te botes nuk ka rene sdhteti si tek ne) dhe per cudine me te madhe ne vitin 2005 e sollem ne pushtet po ne me shpresen se do bente shtet dhe do luftonte korupsionin.Perkunrazi vendi u zhyt me keq ne batak. Pra, ketij njeriu deri tani i ka dhene krah dhe zemer jo vetem hajdutet dhe kriminelet, por edhe ne populli i thjeshte me shpresen e madhe se do beje dicka per vendin. Tani del e pengon te tjeret, pa filluar nga puna Qeveria kerkon zbatimin e premtimeve. Mire do ishte qe ta mbyllte me kaq dhe te leje kete popull ne hallin e tij.
Astrit e ke gabim saliu nuk eshte “ushtare i Dincit ” por kriminel i vetedijshem per ate qe ka bere
.tani do ti shpetoje akuzes qe i kane bere per vrasje dhe vjdhje te ketij populli nga 1 milion votues.Komentuesi me emer shqiptar do te jete ndonje Fazllic pjestare i Familjes BABEZITUR QE JU NDERPRE RRUGA PER TE VJEDHUR