Pas daljes së ligjit nr.10142/2009 dhe aktit normativ nr.5/2010, në median e shkruar vërshuan njoftimet me listat e ushtarakëve që u rillogaritej pensioni. Për botimin e këtyre njoftimeve, paguheshin gazetat me lekët që u mbanin ushtarakëve dhe u krijua një ide e gabuar sikur ne ushtarakët po merrnim shumë lekë. Në të vërtetë me këto lista uleshin ndjeshëm pensionet tona dhe shumë ushtarakë shpalleshin “debitorë”, pa patur asnjë faj dhe përgjegjësi. Specialistët DRSSH-ve nuk flisnin për këto efekte negative por gjithmonë kanë bërë përpjekje për të na mbushur mendjen se po zbatohet ligji dhe për ta faturuar përgjegjësinë tek ushtarakët. Ky qëndrim u riciklua dhe arriti kulmin, në maj të vitit 2015, kur nendrejtori i ISSH (H.Hoxha) mashtroi në Komisionin e Ligjeve ditën kur u miratua projektligji për faljen gjobave të subjekteve private dhe publike për mospagim të kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore.
Në këtë mbledhje deputeti Majko ngriti shqetësimin për ushtarakët debitorë dhe kërkoi të dinte se kush mban përgjegjësi për këtë veprim. Përmbledhtas, H.Hoxha u përgjigj – se për ushtarakët procesi është kompleks, me shtrirje në kohë prej disa vitesh, ky proces pati vonesa në kohë, që krijuan penalitete. Janë akoma 500 ish-ushtarakë që nuk kanë çuar dokumentet në ISSH. Ai më tej ngriti një alibi bajate dhe mashtroi kur u shpreh: “Një pjesë e ish-ushtarakëve nuk kanë interes t’i sjellin, sepse llogaritja fillon në 2009-n dhe masa debitore është disi e konsiderueshme, dhe i bie që nëse ka marrë 6 vjet nga viti 2009, 50 mijë lekë në muaj më tepër, duhet që për një kohë po kaq të gjatë, t’u mbahet ai që quhet 20%”.
Për të rrëzuar këtë gënjeshtër publike të bërë në Komisionin e Ligjeve, po trajtojmë disa argumente dhe fakte konkrete që vërtetojnë se ushtarakët janë shpallur “debitorë” për fajin, neglizhencën dhe pa aftësinë e administratës shtetërore, e cila nuk e ka bërë rillogaritjen e pensioneve brenda afatit që përcakton ligji. Pra ushtarakët janë “debitorë” për faj të vetë shtetit dhe jo për faj të tyre.
Në VKM nr.793/2010, dalë në zbatim të ligjit nr.10142/2009, në kreun e V-të, pika 3 theksohet se:
a) D.R.S.SH, me shkresë përcjellëse do t’i dërgojnë institucionit, që ka urdhëruar daljen në rezervë apo lirim të personit, listat emërore për çdo përfitues, të pensionit të parakohshëm dhe pensionit suplementar.
b) Institucionet e linjës, brenda 1 muaji nga data e mbërritjes të listës emërore të personave, plotësojnë formularin tip të periudhës së shërbimit dhe të pagës mesatare, të cilin ia përcjellin DRSSH.
c) DRSSH, brenda 15 ditëve nga data e mbërritjes të dokumentacionit individual, përfundojnë rillogaritjen, llogarisin diferencat, zbatojnë procedurat ligjore të evadimit të tyre dhe njoftojnë zyrtarisht përfituesin duke dërguar edhe dokumentacionin përfundimtar për realizimin e pagesës mujore.
Nga sa më sipër del qartë se ushtarakët janë të përjashtuar tërësisht nga proçesi i rillogaritjes të pensionit, sepse ligjvënësi nuk u ka ngarkuar asnjë detyrim për paraqitje kërkesash apo dorëzim dokumentesh të tjera, si ka thënë Hasani. Ushtaraku kurrë nuk është njohur me dosjen e tij personale. Dosjet e karrierës ushtarake dje dhe sot administrohen, menaxhohen dhe ruhen nga M.M., kurse dosjet e pensioneve administrohen, menaxhohen dhe ruhen nga DRSSH-të. Hasani duhet ta mësojë që ne ushtarakët nuk i kemi dosjet në shtëpi që të bllokojmë procesin apo ta zvarrisim atë. Procesin e rillogaritjes e kanë zvarritur dhe bllokuar administrata e DRSSH dhe ajo e institucioneve të linjës.
Ushtarakët “debitorë” janë viktima të arbitraritetit dhe urrejtjes të qeverisë të kaluar, që i shpalli debitorë për faj të administratës të vet. Sipas VKM nr.793/2010, proçesi i rillogaritjes duhet të përfundonte brënda 2 deri 3 muajve, pra duhet të kishte përfunduar brënda muajit shtator të vitit 2009. Nëse administrata do ta kishte zbatuar këtë detyrë brenda afateve që përcakton ligji, sot nuk do të kishte asnjë ushtarak debitor. Pra ushtarakët janë shpallur “debitorë” për faj të administratës shtetërore.
Qeveria e sotme në vend që penalizojë administratën e vet, që ka 6 vjet që shkel ligjin, që nuk ka bërë detyrën brënda afatit ligjor, që fle gjumë mbi dosjet e ushtarakëve dhe që firmos çdo muaj, për të na mbajtur pa drejtësisht 20% të pensionit tonë, vijon të na ndëshkojë akoma ne ushtarakëve me ligjin nr.10142/2009 dhe aktin normativ nr.5/2010 të qeverisë të kaluar. Pra qeveritë kanë 6 vjet që mbrojnë dhe mbajnë në punë administratën që ka shkelur dhe vijon të shkelë ligjin dhe nuk i falin ushtarakët “debitorë që janë ndëshkuar dhe penalizuar, duke qenë krejtësisht të pafajshëm. Të penalizosh ushtarakët për faj të administratës shtetërore, është njëlloj sikur në një teatër, të penalizosh dhe ndëshkosh spektatorët, për arsye se aktorët nuk zbatojnë detyrat në kohë, harrojnë tekstin, nuk kordinojnë me njëri tjetrin, dalin nga skenari dhe me veprimet e mos veprimet e tyre çojnë në dështimin e shfaqjes.
Ushtarakët “debitorё” kanё marrё atё pension qё ju ka llogaritur dhe dhёnё shteti (DRSSH). Masa e pensionit ёshtё caktuar nё pёrputhje me ligjet qё ishin nё fuqi nё kohёn qё ju ka lindur e drejta dhe nuk i kanë marrë lekët në mënyrë antiligjore, duke mashtruar apo falsifikuar dokumentet si subjektet private dhe publike që u falën ditën që Hasani cicëronte dhe tentonte të hidhte përgjegjësinë e vartësve të tij, mbi supet tona. Vallë ministrat e linjës dhe deputetët me diploma jurisprudence në xhep dhe me një përvojë të madhe juridike nuk e dinë se shpallja e ushtarakëve “debitorë” dhe trajtimi i tyre akoma si të tillë, bie ndesh me Kushtetutën, me Vendimin nr.33/2010 të Gjykatës Kushtetuese dhe me Konventat Ndërkombëtare të Mbrojtjes të të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut. Nuk e dinë se për ushtarakët “debitorë” është shkelur me të dyja këmbët parimi i sigurisë juridike dhe të së drejtës të fituar më parë.
Në këto kushte, lindin disa pyetje që duan përgjigje nga qeveria dhe deputetët:
Kur qeveria fal bisnesmenët që kanë shkelur ligjin, pse nuk fal dhe ushtarakët që ka shumë gjasa që të vdesin “debitorë”? Kur qeveria nuk kishte nevojë për 21 miliardë lekët e faluara të gjobave të 59.400 subjekteve private dhe publike, që kanë shkelur ligjin, pse ka nevojë për lekët e bukës dhe të ilaçeve të ushtarakëve? Pse mbahet një qëndrim me dy standarte?! Mos duhet që të kishim vjedhur, mashtruar dhe falsifikuar dhe ne që të faleshin si subjektet private dhe publike? A nuk është absurde të falësh subjektet private, publike, administratën e DRSSH dhe institucioneve të linjës që kanë shkelur ligjin dhe të mos falësh ushtarakët “debitorë” që nuk kanë shkelur asnjë ligj dhe nuk kanë asnjë faj?
Qëndrimi i deputetëve në komision (maj) dhe në seancën parlamentare (korrik), i kalon kufijtë e një arsyetimi ligjor dhe njerëzor. Ata dhe ministrat e linjës duhet t’i vrasë ndërgjegja që votuan për faljen e subjekteve private dhe publike që nuk kanë deklaruar sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, që kanë mashtruar dhe kanë punuar me dy lista, për t’ju shmangur detyrimeve ndaj shtetit dhe nuk morrën fare në konsideratë shqetësimin e Z.Majko për ushtarakët “debitorë”. Ata duke ngrënë gënjeshtrën e Hasanit, jo vetëm nuk i kërkuan fare llogari por nuk e shqyrtuan fare mundësinë që t’i rekomandonin qeverisë për të marrë një VKM për të falur ushtarakët që janë shpallur “debitorë” për faj të vetë shtetit. Kjo situatë absurde nuk ndodh në asnjë pikë të globit. E them këtë sepse qeveria deri tani ka marrё disa vendime falje, pёr probleme dhe shtresa tё tjera dhe nuk ka asnjё arsye apo pengesё qё tё mos marrë dhe njё VKM pёr faljen e “debitorёve” ushtarakё qё janё viktimizuar nga shteti i tyre. Shuma e lekёve tё ushtarakёve debitorё, është si një pikë uji në mes të oqeanit në raport me faljet që ka bërë qeveria deri tani.
Disa deputetë, qeveritarë, politikanë, madje dhe disa nga kolegët tanë na rekomandojnë “Mos e humbni besimin se shpresa vdes e fundit”. Ne ushtarakët në kushtet kurrë durimi na është sosur, besimi na është lëkundur dhe shpresa po na vdes nga dita në ditë, sjellim në vëmendje të shumicës qeverisëse një fjalë të urtë popullore të një shteti fqinj ku thuhet se: “Duke jetuar gjithë jetën me shpresë, vdes i uritur”. Disa nga kolegët tanë e kanë tejkaluar këtë kufi, sepse kanë vdekur jo vetëm të uritur, por kanë vdekur “debitorë” duke mos i patur borxh askujt”.
Në këto kushte ne ushtarakët i kërkojmë dhe njëherë qeverisë të nxjerrë një VKM për faljen e ushtarakëve “debitorë” për të korrigjuar këtë padrejtësi ligjore që rëndon prej 6 vjetësh mbi supet tona dhe njëherazi kërkojmë që të ngrihet sa më shpejt grupi i punës ndërministror me përfaqësues dhe nga shoqata e ushtarakëve, për ndryshimin e ligjit nr.10142/2009, sipas premtimit që na është bërë nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë në shkresën me nr.4156, datë 14.04.2015. Për këtë ditët e fundit ju kemi kërkuar dhe zyrtarisht, krijimin sa më shpejt të grupit të punës dhe fillimin menjëherë nga puna, sepse kanë kaluar 4 (katër) muaj dhe nuk është bërë asgjë.
Në fund ju drejtohem kolegëve të mi “debitorë” se asnjëherë nuk është vonë për ta zgjidhur të drejtën e tyre individualisht nëpërmjet rrugës gjyqësore. Argumentet e këtij shkrimi dhe fakte të tjera që nuk mund të përmënden të gjitha në një shkrim, janë të mjaftueshme për të fituar gjyqin dhe për hequr nga shpatullat barrën e debisë të pa merituar. Të nderuar kolegë, afrohuni dhe anëtarësohuni në shoqatën e ushtarakëve të Tiranës, për të punuar së toku, për bashkimin tonë përfundimtar në një shoqatë të vetme. Mos pyesni më çfarë po bën shoqata për ju, por pyesni veten: Çfarë po bëni Ju për shoqatën, për fëmijët dhe familjen tuaj?
*Kryetar i Shoqatës të Ushtarakëve të Tiranës
kush gabon , paguan. ne kete rast shteti te paguaj, thjeshte fare………..
Jo more…
Po kalin e Xenit me se do ta ushqeje qiviriaaaa…?
Ky Mullalliu nuk di se cfare te kerkoje i shkreti!
Qene krye duket qe e kane vene te MASHTROJE ISH USHTARAKET dhe opinionin publik ne Shqiperi!!!
Ky thote se FAJIN E PASKA ADMINISTRATA e ISSH e jo ligjevenesit dhe qeverite njera pas tjetres!
Per me teper ky i pa informuar totalisht per problemin e permbledh zgjidhjen vetem te SHPALLJA DEBITORE qe nga 2009 e deri sot!
Jo more qyqar,nuk eshte keshtu sic thua ti apoo sic te kane mesuar te thuash mbrockulla!
Padrejtesia fillon qe ne mos zbatimin e STATUSIT TE USHTARAKUT te vitit 1991 e deri me sot!
Ish ushtaraket per 23-24 vjet NUK E KANE MARRE ASNJEHERE PENSIONIN E PARAKOHSHEM E ATE TE PLEQERISE sipas STATUSIT,por sipas urdherave kriminale te “MALIQIT” sundimtar!
Shpallja debitor eshte THIKA e fundit qe na futi ARMIKU I USHTARAKEVE Sali Berisha,por me e madhja fillon ne vitin 1996 kur per 3 vjet rresht nuk na dhane asnje lek pension,megjithese ligji nr.8087/1996 ishte ne fuqi dhe na e jepte kete te drejte!!Mos zbatimi i ketij ligji ne ate periudhe jo vetem eshte nje KRIM SHTETEROR kunder ish ushtarakeve,por SHKELJE E HAPUR e KUSHTETUTES SE REPUBLIKES!!!
Edhe pas 1999-tes ,kur filluan te na japin nje lemoshe ,perseri na mbajten 50% te pensionit deri sa katili Berisha nxorri njeri pas tjetrit ligjet dhe VKM-te duke ulur gjithnje masen e pensionit tone!!1
Shpalljen debitor padrejtesisht e ka rrezuar Gjykata Kushtetuse me Vendimin e saj nr.33/2010,por ne Shqiperi nuk ka shtet ligjor per FUKARENJTE,por vetem per POLITIKANET,MAFIOZET,KRIMINELET etj!!
Drejtesia jone ka marre fund,ndersa Edi Rama kur flet per REFO(RME NE DREJTESI ben TALLJEN MAKABRE te radhes me popullin shqiptar!!!
Kete e vertetoi e ashtuquajtura REFORME NE PENSIONE qe eshte nje MASKARADE pa precedent ne bote e jo me ne Shqiperi!!!
Po te ishte bere REFORME,ne radhe te pare duhet te ishte permiresuar legjislacioni ne fuqi me te gjitha shkeljet,padrejtesite,keq interpretimet dhe kunderveniet ndaj Kushtetues e ligjeve me njeri tjetrin!!
Fakti qe ish ushtarakeve per vite te tera disa gjykates u japin te drejte,disa nje lemoshe e disa nuk u japin gje,kur SHKELJA E TE DREJTAVE TONA ESHTE E NJEJTE DHE VETEM NJE UNIFIKIM I LIGJEVE NGA I*NSTANCAT ME TE LARTA TE LEGJISLATIVIT DHE GJYQESORIT mund te shmangnin MIJRA SEANCA GJYQESORE PA KUPTIM dhe ne merrnim te drejten tone te mohuar!
Por kjo nuk ndodh e nuki ka per te ndodhur se te gjitha qeverite,me keq kjo SOCIALISTE,na ka mashtruar poshtersisht duke grabitur edhe votat tona!!
HARRAM I PACIN ATO dhe u bej thirrje te gjithe ish ushtarakeve qe te MOS E VOTOJNE KURRE KETE PARTI ARMIKE E NJEJTE ME ATE PD e Berishes!!!
Qeveria para se te vinte ne pushtet ne te gjitha takimet na premtonte vendosjen e ligjit te majit 2005.Tani qe nuk ka nevoj per vota nuk na begenis. Na thoni daten kur te dalim ne protest.Duket se kjo qeveri eshte njesoj si e Berishes per ne
Qeveria nuk duhet te harroj qe 95% ose me shume ushtarakeve dhe sidomos ish ushtarakeve kane votuar te majten dhe sidomos PS dhe EDI RAMEN .Qeveria nuk duhet ti humbase keto vota dhe me seriozitetin me te madh duhet ti zgjidh keto probleme qe jane prezente nga koha e sali serbit , ketij armiku te madh te ushtrise dhe kombit SHQIPETAR .
Edhe e majta i shkerdhen mire tash e 25 vjet!
Mos vazhdojme akoma te qajme nje deren e shurdhit.Vajmedeti e kaloi dhe nje here lumin dhe Ai kur e kalon e dhjet kalin.Jo me vota por diskretitim qelbesirave te rilindjes qe jane me te pangopur se Saliu.
Qendrimin nje pritje te ushtarakeve keta ish njerez qe tani nje pushtet nuk Kane me gje njerezore e quajne dobesi.Sa per gjyqet mendoj se behen kote.Bjeruni e diskretitojini qelbesirat.
I drejte eshte shqetesimi qe ngre zoti Hysni Mullalli,por ai duhet ta dije se pervec KLIKAVE SUNDUESE NE PUSHTET, qe prej vitit 1991 e deri me sot nuk kane zbatuar ne ASNJE RAST STATUSIN E USHTARAKUT,duke na trajtuar si KULAKE,bashkefajtore ne po ate shkalle jane edhe te gjitha te ashtuquajturat Shoqata te Ushtarakeve ne Rezerve,qe me shume kane luajtur rolin e DORDOLECIT se sa ate te avokatit te te drejtave tona.
Shkelja e te drejtave te ish ushtarakeve per pension te parakohshem dhe pleqerie fillon qe kur doli VKM nr.225/1992,i cili qellimisht nuk i referohej Statusit te Ushtarakut te vitit 1991,ne zbatim te te cilit doli,por caktoi nje lemoshe duke e quajtur ate “PAGE KALIMTARE”,kur,sipas STATUSIT duhej te na jepej PENSION I PARAKOHSHEM DERI NE PLOTESIMIN E KUSHTEVE PER PENSION PLEQERIE”!!!
Kjo beri qe pas dy vjetesh me pagese kalimtare,ndonese nxorren vete ligjin nr.8087/1996,qe na jepte te drejten e PENSIONIT TE PARAKOHSHEM,qe nga 1.1.1996,KLIKA Berisha na e nderpreu perfundimisht edhe ate lemoshe, qe nuk na e dha as KLIKA e Nanos deri ne 31.12.1998,pra per 3 vjet rresht!!!
Kjo eshte nje SHKELJE e hapur e nenit 52/2 te Kushtetutes se Republikes,qe thote :
-“2-Kushdo,kur mbetet pa pune per shkaqe te pavarura nga vullneti i tij dhe kur nuk ka mjete te tjera jetese,ka te drejten e ndihmes ne kushtet e parashikuara me ligj”,
por asnje mazhorance,qeveri,opozite,Presidenti i Republikes apo Shoqatat Fantazem te gjoja Ushtarakeve,nuk kerkuan qe pse per 3 vjet nuk u zbatua ligji nr.8087/1996 ,por ai i “Maliqit”!
Bile edhe gjykatat e interpretojne ligjin dhe Kushtetuten sipas qejfit!
Kam mbi 4 vjet qe kerkoj te drejten time ne gjykata,por deri tani nuk ma kane dhene,me arsyetimin shterpe se kjo qenka e “PARASHKRUAR”!!!
Kete arsyetim te gabuar e rrezon vete ligji nr.8087/1996 qe ne nenin nr.6 sakteson qarte se,
“Ankimet kunder vendimeve per perfitime nga ky ligj behen ne gjykate,e cila e zgjidh ceshtjen perfundimisht”!
Pra ,perderisa ky ligj e percakton vete menyren e zgjidhjes se te drejtave te ushtarakeve,si eshte e mundur qe deri me sot e injorojne kete fakt si DREJTESIA ashtu edhe mazhorancat??
Edhe ne vitin 1999 qeveria Nano ,qe nuk e kishte zbatuar edhe vete ligjin nr.8087/1996 duke mos na dhene 3 vjet pensionin,SAJOI nje ndryshim te ketij ligji qe gjoja paskesh qene pengese per dhenien e pensioni tone para 1999-tes,por qe ne fakt edhe atehere nuk na u dha e drejta sipas atij ligji,por sipas interpretimeve mashtruese te ISSH,qe edhe sot vegjetojne ne ate Institut,si ish bashkepuntore me qeverine Berisha,ndersa sot i mban Rama se i duhen votat e PDIU-se!
Vihet re qarte nga amatoret e jo me nga profesionistet,se legjislacioni per STATUSIN E USHTARAKUT,duke u ndryshuar vazhdimisht,por gjithmone kunder interesave tona,eshte shkelur hapur PARIMI I SIGURISE JURIDIKE,sepse sic arsyeton edhe Vendimi nr.33/2010 i Gjykates Kushtetuese,”…te drejtat e fituara,nepermjet akteve ligjore te vlefshme,t’u garantohen per te gjithe periudhen dhe te zbatohen realisht”!
Sa i perket shpalljes debitore te mijra ushtarakeve,zoti Mullalli e sterhollon kot problemin!
Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj nr.33/2010 beri interpretimin e sakte te nenit 29 te ligjit famekeq 10142/2009 se,
-“..Ne asnje rast nuk lejohet te kryhet nje rillogaritje qe do te conte ne perkeqesimin e situates pozitive ose cenimin e te drejtave te fituara”!
Shkurt e qarte:Shpallja e jone DEBITORE eshte shkelje e Kushtetutes dhe duhet te shfuqizohet sa me pare!!
Ne se ne Shqiperi nuk ka organizma qe te realizojne zbatimin e ligjeshmerise,atehere kot pretendojme per shtet ligjor!!!
Ushtaraket,qe nga viti 1993 e deri me sot jane trajtuar nga KLIKAT SUNDUESE si shtresa me e PERBUZUR DHE E POSHTERUAR,duke na mohuar buken e gojes sipas ligjeve qe ata vete kane nxjerre!!!
Dhe e gjithe kjo eshte bere per te fituar pike si ANTIKOMUNISTE TE TERBUAR, ne sistemin e ri politik,duke na percaktuar ne ish ushtarakeve si “FAJTORE TE VETEM TE MBESHTETJES SE SISTEMIT SOCISALIST”!!
Te ishte e vertete kjo,do te ishte nje nder i madh per ne,por SHQIPERINE SOCIALISTE nuk e ndertuam dhe mbrojtem vetem ne ish ushtaraket,por shumica e popullit shqiptar!!
Bile keta qe kane qene dhe jane sot ne pushtet,vijne nga familje te lidhura shume ngushte me udheheqjen ish komuniste,ndersa ne ish ushtaraket,punonim e jetonim maje maleve dhe vinim ne shtepi 1 here ne muaj!
TURPI i MBULOFTE pushtetareve tane qe na mohojne buken e gojes!!!
Boll i duruat edhe keta te majtet, te gjithe derrat nje turi kane.
Shoqata te kthehet ne nje Parti per te gjithe ish ushtaraket dhe te shikoni po nuk moret deputet me shume se LSI-ja.
Ju mund te beheni faktor per krijimin e qeverise ne sgjedhjet e ardheshme dhe atehere ndreqeni te gjitha padrejtesite qe jane bere ushtarakeve, vetem mos u shisni tek keta qeveritare sagare.
Shoqatat FANTAZEM te ushtarakeve rezerve i kane TRADHETUAR me kohe shoket e tyre!
Askush nuk i ka zgjedhur drejtuesit e tyre,vecse jane vetshp[allur me perkrahjen e qeverive ne pushtet!
Ja kush e zgjodhi kete Mullalliun?
Te gjithe jane bere si Osman Gazepi nje here e nje kohe!
Bile Osman Gazepi ishte me DINJITOZ se keta!!!
Parti me ish ushtaraket nuk mund te behet,se edhe ne 28 mars kur u perkujtua 70 vjetori i Shkolles se Mesme Ushtarake “Skenderbej”,asnje ish ushtarak nuk zuri ne goje SHKELJEN E TE DREJTAVE TONA PER PENSIONET E 25 VITEVE nga te gjitha qeverite ,duke i dhene ULTIMATUM TE PRERE Edi Rames,se ne zgjedhjet e ardhshme asnje ushtarak NUK DUHET TE VOTOJE PER PS-ne,njelloj ARMIKE SI EDHE PD-ja!!!
Kur ministria e mbrojtjes nuk mban pergjegjesit per ushtaraket me rezerve dhe pension cfare duan Thomai dhe Kujtimi qe organizojne pritjen e shoqatave si motra nga bota ne ambientet e ministrise se Mrikes?
Te nderosh horren e rilindjes dhe shejtan budallane e qeverise eshte njesoj si te nderosh Saline