Tensionet përgjatë kufirit mes Azerbajxhanit dhe Armenisë nuk pushojnë, ndërkohë që ushtria azere ka sulmuar dhe shkatërruar një shtab të forcave armene, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).
“Shtabi komandues i forcave armene në territorin e pushtuar është shkatërruar pas sulmit të ushtrisë azere. Armiku pësoi humbje të rënda”, thuhet në deklaratën e Ministrisë azere të Mbrojtjes.
Nga kjo ministri kanë bërë të ditur se do të publikojnë video-incizimin e sulmit në qendrën e komandës së forcave armene.
Paralelisht me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Azerbejxhanit, Hikmet Haxhijev paralajmëroi se forcat e Azerbajxhanit do t’i përgjigjen ashpër çdo provokimi dhe sulmi ndaj civilëve nga ana armene dhe porositi se për të gjitha pasojat Armenia do të jetë përgjegjëse.
Në përleshjet në rajonin kufitar mes Azerbejxhanit dhe Armenisë, Nagorni-Karabah, të shtunën, u vranë 12 ushtarë azerë.
ama nga turqia e keni lajmin atehere eshte lajmi esht pa genjeshtra propogand lufte
haha turqet dhe turkoshaket e gazetes dita ngopen me luge bosh ..ytttt korrake te zinj ,te percmuar do te ngeleni sa te jete kjo bote.