Ushtria serbe do të marrë pjesë në parakalimin ushtarak në Moskë më 9 maj, në 70 vjetorin e kapitullimit të Gjermanisë naziste, që kishte shënuar edhe fundin e Luftës së Dytë Botërore.
Vendimi për pjesëmarrjen është marrë nga presidenti serb Tomislav Nikoliç, me gjithë kërkesave që i janë bërë nga përfaqësues evropian që të mos e bëjë një gjë të tillë. Një pjesë e madhe e shefave të shteteve perëndimore përfshirë edhe aleatet e dikurshëm të Moskës gjatë Luftës së Dytë Botërore kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në parakalim në shenjë proteste ndaj ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë përmes aneksimit të siujdhesës së Krimesë një vit më parë.
Serbia synon integrimin në Bashkimin Evropian dhe shpreson të fillojë negocimin e kapitujve në kuadër të bisedimeve për anëtarësim gjatë këtij viti. Por, ajo po ecë nëpër një rrugë të ngushtë ndërmjet perëndimit dhe aleatit të saj tradicional, Rusisë, që nga shpërthimi i krizës në Ukrainë.
Beogradi kishte refuzuar t’u bashkohet sanksioneve evropiane kundër Rusisë, por, në të njëjtën kohë, ndonëse pa e dënuar aneksimin e Krimesë nga ana e Rusisë, është shprehur në mbështetje të tërësisë tokësore të Ukrainës.
KRIMINELA
Ç’fare eshte 7 prilli 1939 per ty o Ben coglioni ?. Po 6 vite lufte 1939-1945 (lufta e II-te boterore) me rreth 100 milion te vrare e miliona te tjere te plagosur nuk te thone asgje ty ?.
Bej te vetmen pyetje vetes : C’he raza sonno ?.
Bejne nje zgjedhje te cilen duhet ta bejne. Jane dy popuj vellezer. Dhe vellait nuk duhet tja nxjerresh syte qe te ndihesh me mire (dhe duke mos patur frike se do na vrase se eshte vellai yne),sic e bejme zakonisht neve shqiptaret qe jo vetem vellait por po na tregove kartemonedhat 1dollareshe nga larg, ja veme edhe vetes!