Valentin Gjokaj, mbrojtësi i kombëtares U-21, është huazuar nga Derby County te Barnet. 20-vjeçari ka marrë si dhuratë për ditën e Shën Valentinit largimin nga skuadra e Chanmpionship në skuadrën e Conference Premier, tri kategori më poshtë. Megjithatë, huazimi do të jetë fare i shkurtër, diçka më tepër se një muaj, pasi ai do të qëndrojë te Barnet deri më 18 mars. Aktualisht, Derby County mban vendin e katërt në Champioship dhe është ndër kandidatët për t’u ngjitur direkt ose me play-off në Premier League. Nga ana tjetër, Barnet mban vendin e dhjetë në Conference Premiere dhe synon të ngjitet në League Two (që është niveli i katërt në futbollin anglez), megjithatë shanset duken thjesht teorike.