Duart Zullumqare
Fyleja pushtetin,
E nxiu me bojë,
Tri ligjet e ngecur,
S’i zuri me gojë!
Siç duket u bind,
Si ti dhe si unë,
Se ato tri ligje,
S’ndreqin ndonjë punë!
I lexoi në “Dita”,
Të gjitha Stefani,
Ndaj në tjetër kudhër,
I rrahu çekani!
Ja pra, e kuptuan
Se problem janë zgjedhjet,
Se Sali fajkoi,
Ka mendjen te vjedhjet!
Pushteti i gjithi,
Është në dekadencë,
S’mund t’i jepte Fylja,
Tani një licencë!
Një licencë të re,
Për vjedhjet dhe krimet,
Për të vjedhur ende,
Vendin dhe votimet!
Siç duket BE-ja,
Diçka ka kuptuar,
Se Sala s’i mban,
Në xhep ato duar!
Duart zullumqare,
Të shokut Sali,
Pa u fshehur fare,
Futen në kuti!
Këtë gjë e dinë,
Në shumicë shqiptarët,
Çudi që s’e dinë,
Peticion- firmarët!
Ata që s’i qentë,
Lehën ham e hum,
Dhe për opozitën,
Bënë Ultimatum!
I thanë: “Voto ligjet,
Se ke rënë në lak!”
I përdori Sala,
Porsi uturak!
Turp që i thonë vetes,
Intelektualë,
Dhe pse e kanë trurin,
Diku nëpër shalë!
Sali katanaja,
U bë sa një grusht,
Tash iu tha se ligjet,
Nuk janë më një kusht!
Në heshtjen e Fyles,
Kuptohen përgjigjet,
Kur Sala vjedh zgjedhjet,
Përse vlejnë ligjet?!
Duka je i madh
Je i papare o Ben Duka, frymezim je!
Te lutem nje poezi per Jozin, duke folur nga Kukesi,sa gati kaloi ne orgazem, se: “Sali Birisha can Malet dhe hap rruge”.
Respekte z. Duka. Te lexoj vazhdimisht.
Pas Jozit te lutem mos me harro Spirnaqus Qserus,eh mo ai safi greku qe eshte ne qeverine e viçidolit.