Armiqtë e Popullit!
(Pjesa II)
Kakarit kokoshi,
Domethënë Saliu,
Që tok me të huajt,
Na rropi-na griu!
Ja investitorët,
Të kromit dhe dritës,
S’qenë aspak të tillë,
Ishin thjesht grabitës!
Grabitja s’mbaron,
Kurrë në Shqipëri,
Se armiqtë i kemi,
M’u në qeveri!
Me popull çdo ditë,
Zagarët janë tallur,
Gjithë pasuritë,
Pa turp i kanë falur!
Unë them i kanë falur,
Për delikatesë,
Se në çdo dollar,
Kanë marrë goxha pjesë!
Kanë dhënë badiava,
Këtu çdo aset,
Dhe tani kërkojnë,
Dhe mandat të tretë!
O popull mos hesht,
Tamam si një murg,
Me Salën në rresht,
Janë të gjithë për burg!
Janë të gjithë për burg,
Meqë s’ka më lak,
Burgim i përjetshëm,
Do të qe shumë pak!
Po të ishim ne,
Siç është gjithë bota,
Këta s’do të merrnin,
As dhe dyqind vota!
As dhe dyqind vota,
Veç votat e tyre,
Se janë “arkitektët”,
E kësaj mynxyre!
Jan’ armiqtë e tu,
o popull, dhe pikë!
Po ti popull je,
Në gjumë letargjik!
Në gjumë letargjik,
Sot e jet e mot,
Unë kam vënë trumpetën,
Po nuk të zgjoj dot!
Unë a ti o popull?
Kush është më idioti?!
Po s’u zgjove vetë,
S’ka ç’të bën as Zoti!
Shume bukur z. Duka dhe faleminderit per kontributin tuaj ne ndergjegjesimin e popullin.
Nuk je thjesht një poet i talentuar , por një dijetar i gjithanshëm dhe politikan i qartë . T’u lumtë mëndja , se di të ndërgjegjësosh këtë popull të përgjumur . Illo
O Arben. A ke adrese apo faqe ne internet ti ku njerezit mund te lexojne poezite e tua?! Shume mire qe dikur i botonje poezite e tua te Shekulli dhe sot te Dita, por duhet te perpiqesh qe ato te hyne ne çdo shtepi. Poezite e tua jane shume me te qelluara dhe goditese edhe se fjalimet e opozitareve eunuke. Prandaj ato duhen shperndare dhe perhapur si dikur traktet: “Lexoje, shpendaje dhe mos ia jep armikut” Se edhe sot Shqiperia eshte e pushtuar nga Xhaferr Devat dhe Shefqet Verlacet e rinj.
Bashkohem me juve zoti DUKA