Kryebashkiaku i Kamzës rrihet nga vartësit. Xhelal Mziu është goditur nga një prej vartësve të tij në policinë bashkiake. Sipas TCH, ngjarja ka ndodhur mesditën e së dielës.
Mziu është goditur në fytyrë, duke marrë plagë për të cilat është dërguar më pas në Spitalin Ushtarak. Por pavarësisht se incidenti përfundoi me përgjakjen e kreut të një prej bashkive më të mëdha, policia nuk e ka konfirmuar zyrtarisht ngjarjen. Sherri mes Mziut dhe vartësit të tij mësohet se ka ndodhur në një zyrë elektorale të PD-së, por policia ka mohuar që në qendër të tij të ketë qenë kreu i Bashkisë së Kamzës.
Dy vjet më parë, pak ditë pas zgjedhjeve lokale, kryebashkiaku i Kamzës u gjet në qendër të vëmendjes së opinionit, për shkak të denoncimit të një prej vartëseve të tij për ngacmim seksual.