Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: PD-LSI, replika për SMS-në e Tahirit
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > PD-LSI, replika për SMS-në e Tahirit
AktualitetLajm i fundit cicerr

PD-LSI, replika për SMS-në e Tahirit

anazapta
Published April 12, 2014
Share
SHARE

Deputeti i PD Gent Strazimiri akuzoi ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri se para Komisionit Hetimor, gënjeu nën betim në lidhje me treguesit e kriminalitetit dhe disa momente të rëndësishme të aktivitetit të tij në krye të rendit dhe sigurisë. 

“I vetmi kontribut i ministrit, i dhënë aksidentalisht dje ne Komisionin Hetimor, ishte që nëpërmjet pranimit të sms-së së famshme, ka pranuar se në krahasim me vitin 2013, treguesit e krimit, citoj: “janë përkeqësuar”, që “vrasjet janë dyfishuar”, që ka një “lëshim skandaloz të punës”, dhe “neglizhencë fatale”. Dhe në fund që kjo situatë ‘është e trishtë dhe e rëndë për qytetaret'”, tha deputeti i PD-së.  Strazimi gjithashtu akuzoi Tahirin për dëshmi të rreme gjatë përgjigjeve përpara Komisionit Hetimor, duke iu referuar vrasjes së një personi sipas tij të afërt me ministrin.

 

Po sot kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Vasili e konsideroi si një sulm të paprecedentë atë që opozita po i bën Policisë së Shtetit.

“I themi opozitës që ka vetëm një rend publik që i shërben qytetarëve. Qytetarët kanë nevojë të jenë të qetë dhe jo të dëgjojnë akuza të pabaza. Po ashtu bëjmë thirrje që opozita të ridimensionojë gjuhën dhe të heqë dorë nga shpifjet”, u shpreh Vasili.

Sipas tij, LSI-ja mbështet të gjitha arritjet e Policisë së Shtetit, ndërsa kërkoi që opozita të ndahet nga sjellja e saj si në vitin 1997.

Nënkryetari i LSI nuk ka kursyer edhe thirrjet në drejtim të opozitës për ndaljen e sulmeve ndaj policisë së shtetit, duke theksuar se komunikimi jo i moderuar i përdorur prej saj po rrit tensionet në vend.

“Ne jemi së bashku këtu për t’i kujtuar një herë e mirë opozitës që ka vetëm një rend publik, që u takon të gjithë shqiptarëve të majtë dhe të djathtë dhe ka një detyrë të madhe publike të opozitës dhe të mazhorancës, që të dyja së bashku, me përkushtim dhe seriozitet maksimal, t’i shërbejnë këtij rendi publik dhe kësaj sigurie për qytetarët shqiptarë, të cilët nuk kanë nevojë të dëgjojnë deklarata, sulme dhe lumenj malinjiteti pa fund”, tha Vasili.

Në konferencën për mediat, kreu i grupit parlamentar të LSI-së foli dhe për reformën administrative-territoriale, ku deklaroi se mazhoranca nuk i ka vënë asnjë ultimatum opozitës. Referuar deklaratës së Ruçit gjatë seancës plenare të së enjtes,Vasili sqaroi se në logjikën e mazhorancës, opozitës i është lënë kohë e mjaftueshme për tu ulur dhe diskutuar rreh kësaj çështje.

 

anazapta April 12, 2014
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
3 Comments
  • Liu says:
    April 12, 2014 at 5:45 pm

    Jane nje pale klyshesh te PD,qe vetem lehin,nuk te merr malli ti degjosh,sa me pak ti komentoni
    aq me mire dhe ndere u beni atyre,qe kurre nuk thone asgje te sakt dhe te mençur.Mjerë PD-ne kush e drejton.

    Reply
  • inf says:
    April 12, 2014 at 6:33 pm

    Meqe ti strazoviçi i berishes lexon ket faqe te nderume qe ne na hap syte dhe ndihemi me kembe ne Toke dhe ja paçim borxh ketij stafi heroik qe po shkrun te vertetat.
    Lexoje faqen Dita o Srazo lexoje se je bere si aty gaforret qe nuk te pyt njeri fole ne fund ato brroçkullat e tua dhe te digjoji gjysem i shurrdhuar kush thua ti e pane te gjithe vetem Arben RusTani o rrogoz po ku je rrit mor morri i pd po nga mbive mor morri rrugaçi i pd qe hyre ne ate parti pa asnji kontribut morr horr po ne kemi luftu qysh oret e para dhe aty keni met ju kodoshat e sigurimit ju servilet ju rrugaçet dhe e pervetsut ate parti ku e keni kthyer ne nji magazine kurvash e rospijash.
    Ik shikohu ne pasqyre o kok qyp o zgerrdalle qe tremb dhe kalamjt kur del e pellet ti or servil e bir kurvet mor rrugaçi i saliut qe jep dhe brimat e librit te rraces tate te felliqt per nji karrige
    Deputet ti o zevendes i bandave te droges zevendes i horrave je ber njish me mafien ti o mendje ndrrituri i kriminelave pregjoni pergjohe dhe ket koment se nuk me rruhet K.ri hiç per ty per visho serbin tat per saliun tat per rracen tate per ty o shkerrdhate o digjenrate qe ben rolin e te fortit me imunitein e deputeit ti o vemje kellire qe je mesuar te hash e pish gjakun e tjetrit qyl
    po ikni mor ne gopin e semes por ikni mor vrases e kreminela po ku eshte Ministri i nderuar Tahiri dhe ku jeni ju llumi i kombit Ti Mul Gorani RusTani e krye llumi salih topallja.
    Pergjoni dhe ndonji dit se kokes do tju bjeri drejtisa nji dit .
    E ka mbushe PD krye kremineli tradhtari i kombit salih ROMI burisha me horra e Rospija
    Ptyyyyyyyyyyyyyyyyyyy maskarenj e kodosha te Albanise jeni ju ptyyyyyyyy 1000 here .
    Pergjo dhe hajde ma rruj Pallen Ti o zgjeps..

    Reply
  • Ti says:
    April 12, 2014 at 8:14 pm

    Qyqjaaa sa i shemtur!!!!!!! What a dick head!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?