E dashur gazeta DITA. Po ndjek me vëmendje dossierin tuaj mbi vdekjen e Mehmet Shehut. Kam përshtypjen se fakti i mosbërjes së autosisë fsheh diçka të rëndë, diçka që – meqë jemi tek rishikimi i historisë dhe 100-vjetori – meriton një rihetim.
Nëse mjekësia ligjore apo qoftë edhe historia duan të nxjerrin përfundime shkencore mbi ngjarjet, kjo duhet bërë nëpërmjet analizash dhe rihetimesh me metodologjinë e re që funksionon sot në botë. Një punë shkencore mbi këtë rast, do nxirrte në dritë jo vetëm fakte që mbeten interesante për brezin e asaj kohe, por do jepte një shembull se si historia ribëhet me anë të shkencës dhe jo me deklarata politikanësh debilë.
SMS në DITA në 06890 73730