Mungesa e kushteve teknike në punë dhe trajtimi pa siguri që firmat iu bëjnë punonjësve ka sjellë një tragjedi të vërtet në Mirditë, ku ditë më parë humbën jetën tre punonjës.Policia e Lezhës vijon hetimet mbi ngjarjen e rëndë në tunelin e HEC-it të Qafë Mollës, në Mirditë, ku 3 shtetas, dy shqiptarë dhe një turk, humbën jetën në rreth 2000 metra thellësi. Viktimat; Ndue Legisi, rreth 50 vjeç, Pjetër Doda, rreth 38 vjeç, dhe një punëtor turk me emrin Hasan; po punonin për të vendosur lëndën shpërthyese, për të vijuar më tutje punën në njërin nga tunelet, kur një masiv dheu është shkëputur, fillimisht duke zënë poshtë njërin nga viktimat, ndërsa dy personat e tjerë shkuan për të shpëtuar kolegun, kur është shkëputur dhe një tjetër masë dheu, duke shkaktuar edhe tragjedinë.
Dëshmia e makinistit
Është dashur tragjedia që njeri prej punonjësve të HEC-it të hedhë dritë mbi errësirën e asaj që ndodh në galeritë 1600 m. Denoncimin e ka bërë para mediave, një prej punonjësve të këtij HEC-i, vetëm pak minuta pasi ndodhi tragjedia e tre kolegëve të tij, në mjediset e HEC-it, denoncimin i shoqëruar me akuzën për përfaqësuesit e shtetit shqiptar që nuk kanë shkelur në këtë vend për të kontrolluar kushtet e punës, sigurinë, kontratat e punës. “Ngjarja ka ndodhur pasi kam dorëzuar turnin në orën 7, kanë ardhur shokët e mi për të bërë plasjen, kanë hyrë brenda për këtë, por një sasi dheu nga mali është shkëputur. Si rregull ne e kemi t’i bëjmë me harqe, por kjo firmë, të cilës nuk dua t’i përmend emrin se është një firmë banale, nuk bëri punën që duhej të bënte. Faji është i gjithi i inxhinierit dhe atij përfaqësuesit të firmës”, shprehet makinisti i HEC-it. Për ndërtimin e HEC-it të Qafë Mollës punojnë afro 3000 punonjës, kryesisht nga Mirdita, Puka dhe Kukësi, ndërsa nuk kanë munguar gjatë gjithë këtyre kohëve protestat e banorëve të Mirditës për shpronësime dhe kushte të vështira të punës. Punimet për ndërtimin e këtij hidrocentrali kishin nisur gati dy vjet më parë. Banorët e zonës kanë protestuar disa herë, jo vetëm për kompensimin e tokave. Hidrocentrali ishte dhënë me koncesion nga qeveria e mëparshme, por ndërtimi i tij ka hasur kundërshtinë e banorëve të zonës.
Po pse nuk i thoni me perpara keto mor burr i dheut ?! Me perpara se te ndodhin fatkeqesite, kur vini re mungesen elementare te kushteve teknike te minierave ?! Para Firmave qe shfrytezojne punen dhe jeten tuaj kaq mizorisht, fajtor eshte shteti dhe ato segmente te tij te korruptuara, qe i lejojne Firmat t’ju shfrytezojne keshtu…
SI SBENE NJE GREVE TE VERTETE PUNTORET PER TE DREJTAT E TRE NE SHQIPERI …………….CFAR POPULLI…………..?????????????!!
Nuk e percakton ‘makinisti’ se kush eshte pergjegjes se po te ishte ‘makinisti’ specialist I shendetit dhe sigurise ne pune nuk do ishte makinist por inspektor. Kur do te mesoheni ju ne Shqiperi qe ti referoheni zyrave pergjegjese dhe jo tipave pa shkolle qe merren me thashetheme?
Ne Shqiperi keto 25 vjet ka bo pune telefoni dhe jo institucioni ! kete fryme futi antishqiptari dhe antishtetari , cubi serb Berishoviçi ! Keshtu qe keta jane vitktima te sistemit qe ndryshe shkruan dhe ndryshe ben !
Ka qene thjesht diktatura e kaosit , ku dhe vete kaosi , ishte vartes i anarshistit Saleh !
Ne Shqiperi deri dje , therrisje ne telefon policine per vjedhje apo tjeter , jo vetem qe nuk te pergigjej , por edhe kur pergjigjej , vinte te bente presion qe te mos beje kallezim !
Ato numrat , jo denonconi korrupsionin , jo keshtu dhe jo ashtu , ishin jo vetem jofunksionale por dhe genjeshtra te medha .