Paul Walker, aktori i njohur për rolin në “Fast & Furious”, ka vdekur mbrëm në një aksident rrugor në Kaliforni.
Mediat amerikane bëjnë të ditur se Walker, 40 vjeç, ka qenë në makinë bashkë me një mikun e tij, i cili ngiste Porche GT. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe makina është përplasur me një shtyllë anësore dhe më pas me një pemë.
Për pasojë, makina ka marrë flakë dhe të dy kanë humbur jetën në vendin e aksidentit.
Pak pas vdekjes së aktorit, faqja e tin në Facebook, e cila menaxhohet nga stafi i tij, konfirmoi vdekjen e aktorit.
“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë konfirmojmë se Paul Walker ndërroi jetë sot në një aksident tragjik, ndërsa po merrte pjesë në një event bamirësie të organizatës së tij Reach Out Worldwide”, shkruhej në profilin e aktorit në FB. / TMZ / G. Sokoli
Nderroi jete 1 dite pasi festoi 40 vjetorin…sa keq!
Kjo eshte tragjedi qe duhet nderuar viktima, jo aksidenti i politikanit pordhac.
🙁 Aktori me i mir ..Gjynah 🙁
U Prehfte ne Paqe
fast and dead
u prehfte ne paqe aktor shume i afte
shume keq me vjen per kete aktor te shkelqyer