Po ju kallzoj një situatë, që ma kapën sytë dje, në Bllok. Një polic rrugor kish ndaluar pranë një makine që kish parkuar gabim. I zoti i makinës kish lënë dritat e bllokazhit ndezur, dhe ne të gjithë e dimë, se ky është një sinjal i koduar që thotë se shoferi është aty rrotull e do të kthehet shpejt. Janë të shumtë ata që parkojnë ku e kur t’u teket për një copë herë, dhe me ndezjen e bllokazhit e flejnë mendjen se tanimë janë në rregull, dhe se nuk ka pse të kenë panikun e gjobës. Por polici në fjalë nuk deshi t’ia dinte për këtë pakt të pashkruar mirëkuptimi urban, që këtyre anëve respektohet si të ish ligj e shkuar ligjit. Ai po bëhej gati të plotësonte fletën e gjobës, dhe deri këtu jemi ok. Shumë mirë po bënte. I zoti i makinës duhej gjobitur.
Mirëpo në momentin që ai po bëhej gati të mbushte fletën e gjobës, doli nga një derë atypari një djalë rreth të tridhjetave. Ishte i zoti i makinës, të cilin dikush e kish informuar mbi atë që po ndodhte. “Më fal”, i tha policit, duke iu avitur me pamje të penduar. Dhe kaq mjaftoi që ky i fundit të tërhiqej nga ideja e gjobës. “Koka e falur nuk pritet”, themi ne (është një moral që vjen, ndoshta, nga fabula biblike e djalit plangprishës), duke e marrë kotmëkot këtë pohim si një normë aksiomatike edhe në marrëdhëniet mes shtetit e shtetasve. Polici pra u kap nga një ngasje empathike, dhe pasi shkëmbeu ca fjalë me kundravajtësin, ndërroi mendim. Nuk ia vuri gjobën.
Kjo sjellje e kjo mendësi nuk është, sipas meje, një sjellje e mendësi prej polici. Ky i fundit do duhej të vepronte ndryshe, “pa asnjë mëshirë”. Shkurt, do duhej t’i thosh: “Unë vetë të kam falur, zotëri; por kjo nuk është një marrëdhënie mes meje e teje; është një marrëdhënie mes teje e ligjit; ësbtë ligji që nuk të fal, dhe unë këtu jam për të mbrojtur ligjin, e jo për të mirëkuptuar shkelësit e ligjit. Në këto rrethana nuk kemi se ç’të negociojmë. Ju keni shkelur ligjin, prandaj urdhëroni fletën e gjobës. Ditën e mirë!”
Ai te pakten ka pas blokazhin ndez, po kur shef policin qe i fryn bilbilit me minuta te tera deri sa personat qe kan parkuar kundravajtje te vijn e ti marin makinat.
Po ne nuk jemi per tu ber kurr Europ
Por kur makinat e policise parkojne jo ne rregull (edhe para Drejtorise Policise Tiranes) pse nuk veprohet njelloj, apo bej si them une dhe mos bej si bej une………
GEGET QEVERITARE ME FAKTE HISTORIKE
Pak me vonese por ja vlen barra qerane te te pergjigjem me fakte.
Duke kerkuar ne arkiva te vjetra gjeta dy lajme shume interesante lidhur me ekzistencen e pushtetit lokal shkodran – pra – “gege” qe dijne te qeverisin aq mire sa vene ne siklet edhe shtetet e medha europiane te kohes.
Lajmi i pare datohet 18 dhjetor 1867 :
Shkoder – dispaç elektrik privat (agencia Stefani)
Kostandinopoje – 16 dhjetor 1867 – Zerat qe Turqia ka bllokuar eksportimin e produkteve cereale bujqesore nuk jane te sakta. Eksportimi eshte ndaluar vetem nga Qeveria e Shkodres – Albania – per shkak te prodhimeve jo te bollshme te cerealeve.
Lajmi i dyte datohet 06 prilll 1870:
Torino – Zyra Qendrore e Postave te letrave te nisura per jashte shtetit ne muajin mars 1870, lajmeron se ndodhen te pa derguara jashte shtetit per mungesen e pulle venjes se duhur letrat e shtetasve:
…. Bartolomeo Siroky (Shiroka) destinacione Scutari (Shkoder) Albania.
Lajmi i pare tregon politiken atdhe dashur te kerereve qe qeverisnin Shkodren, te cilet pezulluan eksportin e drithrave te bukes drejt Italise, per shkak te prodhimit te pamjaftueshem per te plotesuar nevojat e popullsive per buke.
Lajmi i dyte tregon qe letra e ketij personi derguar ne Shkoder ishte bllokuar sepse pulli postar nuk perfshinte edhe pagesen qe i takonte Postave Shqiptare per sherbimin e shperndarjes se letrave sipas marreveshjes dypaleshe.
Pra morali i fabules z.ti. Nano eshte qe “Geget” jo vetem kane qene e do te jene “komb-formuesa” por ne radhe te pare e kane demonstruar me fakte edhe aftesine e tyre per te qeverisur mire me standartet e kohes, kur Kavaja jote ishte nje lenje e krijuar nga batice-zbaticat e bregut te detit.
Perfundimisht Besjana, ty hashashi te ben dem. Lere sa me pare se do gjesh dynjane. Ojo cka ka shkruar Muci, eshte nje e vertete e embel, cilido qe e lexon nuk duhet te ndihet as keq as mire… Gege e Toske jane shqipetare, kete po te thote, me ndryshime jo thelbesore socio-kulturale qe ne vetvete jane vlera jo elemente percares… tani vazhdo me ato germimet e tua ne arkivat e tu…
Marksi ka thene qe feja eshte opiumi i popujve,kurse Flaiano e sa rregulluar njeçik:”Opiumi eshte feja e popujve”.
Hahahahaha!
eshte shume me keq eshte nga Skrapaaaaaariiiiiiiiiii
“Mësojini të jetë i sjellshëm me njerëzit e sjellshëm dhe i ashpër me të këqijtë.”- Shkëputur nga
letra e Abraham Linkolnit dërguar mësueses së djalit të tij.
Mirë se të vijnë të tillë djem!
Në një vend ku fjalët “Të lutem” , “Faleminderit”. ” Më fal” janë të rralla kjo empati më jep shumë shpresë për këtë vend.
Drejtuesi i mjetit mesa kuptohet është i ndërgjegjshëm dhe e ka kuptuar se ka gabuar!
Më falni, sipas autorit për çfarë duhet ligji, për të bërë arrogantin në këtë rast?!
Jam i sigurtë se drejtuesi i mjetit do të ketë më shumë respekt në të ardhmen për ligjin!
Ashtu siç jam i sigurtë se ky polic do të jetë i pamëshirshëm me të gjithë ata që e kanë hak me qenë i pamëshirshëm.
Veprime të tilla ia kalojnë edhe mesatares së veprimeve që bën policia në BE-së.
Më vjen keq, por diktatura nuk është shembull i mirë.
P.s Për të gjithë ata që adhurojnë të jenë të pamëshirshëm, i lutem qeverisë t’iua plotësojë dëshirën me “Autovelox” etj. Do të kuptoni shpejt që makinat nuk kanë empati me makinat.
Nuk behet fjal nje rast une shikoj me qindra raste cdo dit ku polici i mere lej kundravajtesit ta ve gjoben apo jo.
O Boenix, nuk jam kundra elementeve te kultures per ata qe e kuptojne gabimin, po ti a e di se shume nga keta djemte qe thone me “fal” te penduar, e bejne sa per te kaluar rradhen? Nga ana tjeter une pajtohem me shqetesimin e Mustafa Nanos, sepse ligji, nuk mund te vihet me fjalen ” Me fal”. Ne boten perendimore, ku duam te shkojme, polici rrugor gjobit edhe presidentin. Drejtori i kabinetit te kryeministrit Kameron, ne Angli, u pushua nga puna vetem se i tha policit qe zbatonte ligjin, ” Ik mor plebe!”, ne kuptimin shtrese e ulet, pa kulture. ” me fal” mund te thote edhe nje trafikant, edhe nje hajdut, edhe nje qe perdhunon nje femer. Jo! Nuk duhet te njohe ligji fjalen ” me fal” !
Kur shkruajta që janë të mirë se ardhur djem të tillë, e kisha fjalën për djalin polic! Arsyetimi im ishte në përputhje me kuptimit e fjalës empati, që do të thotë me kuptuar brendësinë e një njeriu, gjendjen e tij shpirtërore. Nëse arrin të bësh një gjë të tillë dhe kupton që fjalët burojnë nga kjo gjendje shpirtërore, atëherë është e lehtë të dallosh kur “më fal” është e rremë.
Për sa i përket trafikantëve etj, “më fal” mund të vlejë ndopak para gjykatësit. Megjithatë dyshoj shumë se këta të fundit të kenë në formimin e tyre fjalën empatike “më fal”. Ndryshe nuk do të ishin përdhunues, trafikantë apo hajdutë etj.
Nga ana ligjore shkelja që ka bërë drejtuesi i mjetit, është palejueshmëri ligjore e parashikuar në Kodin Rrugor(në këtë rast kundërvajtje administrative, sepse parashikohet pagesa e një shume parash shtetit kur shkel ligjin përkatës), ndërsa shembujt me trafikantë dhe hajdutë janë krime apo kundërvajtje penale të parashikuara nga Kodi Penal.
Veprat penale qe janë më të rënda, me shkallë rrezikshmërie shoqërore me te madhe quhen krime, kurse ato me rrezikshmëri me te vogël quhen kundërvajtje penale.
Neni 193, pika 2 e Kodit Rrugor:
2. Në vendosjen e masës administrative me gjobë të përcaktuar nga ky kod, ndërmjet një
kufiri minimal dhe një kufiri maksimal i kushtohet
vëmendje rëndësisë së shkeljes,
punës së kryer nga personi për mënjanimin ose zbutjen e pasojave të shkeljes,
si dhe personalitetit dhe kushteve të tij ekonomike.
Në këtë rast nuk thotë që mos t’i vihet gjobë, por lejon të merren parasysh disa faktorë.
Këto ligje zbaton edhe bota perëndimore!
Ndoshta po e idealizoj shumë, por ky është mendimi im, me aq pak njohuri që kam!
E para polici ka krijuar simpati dhe jo empathy dhe kudo eshte normale qe te falin njehere per raste te tilla sepse policia eshte ne sherbimin tend dhe jo kundra qytetarit
Ketu muci Ja ke fut kot. Se dhe ketej te falin pervec se ne gjermani jo
bukur e the… Gjermani. cfare, nuk te pelqen standarti gjerman??!! apo mer ate avgan atehere. kush gabon paguan. atehere policat kur te ken per te vene gjobe te presin, do ju thote me fal valle… apo jo. ne ligj nuk ka shtojca mirsjelljeje. keshtu dhe pike
Faja (apo muci), kesaj rradhe na jep nje leksion te plote te rregullave te qarkullimit. Deri dje foli per geget dhe tosket, ndersa pardje ne itali foli per mospjesemarrjen e mediave italiane ne zgjedhjet shqipetare..etj etj.I forte ky Faja(Muci), i gjithanshem…apo sharlatan??
|Po si ka mundesi o gjithologu Nano ,qe per cdo gje flet dhe i di te gjitha
per mua je njeriu me i guximshem ne bote Ose e ke te trasheguar guximin per te dhene mend per cdo gje ose te vjen nga gjysem arsimimi dhe megallomania ose nga te dyja pasi deficenca eshte e trashegueshme o ooo zot shyqyr qe ste lexojne femijet tane se do na i merrje ne qafe me shkrimet qe ben dhe ku ti derdh karakterin dhe formimin tend gjysmak,,,,
O i mencuri Elio! Pse nuk merr penen e te shkruash edhe ti si ky Mustafai qe nuk te pelqeka? Apo se nuk ke as nje te qindten e kultures se tij dhe mbi te gjitha aftesine per te qortuar e goditur dobesite e shoqerise sone. Ne vend qe ta pershendetesh per problemet qe ngre, e qorton.
Z.bato! Dakord me kendveshtrime tuaja. Por mos u mer shumë me dhite e zgjebosura qe e mbajne bishtin përpjete. Ata jane kunder te gjitheve e kunder cdo gjeje. Ka goxha smire e mizantropi ky territori ynë. Mustafa nano-ja bën detyren e gazetarit dhe gazetari ka te drejten krijuese te analizoje e te jape gjykime per cdo gje qe i dikton syri gazetaresk. Ai per shkak te profesionit ka te drejten hyjnore te futet ne labirinthet e cdo profesioni tjetër per te qemtuar ato dukuri te tyre qe jane objekt i profesionit te tij gjithevëzhgues. Kritiket e gazetareve nuk i njohin te drejtat e gazetarit si pushtet i katert dhe as sartrin etj.etj. Nderime qytetar!
Keshtu ndodh ne Tirane se po te kishte qene ne Fier per 10 sekonda parkim pa paguar 50 lekeshin e Baftjar Kioskes e trimave te tij Kajolli e Borici i kishte fluturuar makine me merimange e do kishte paguar 7 000 leke (te reja) per ta rimarr.
zhgenjyese me shume eshte qe qeveritaret e ri kane filluar qe diten e pare ti shkelin ato qe premtuan ne opozite per 8 vjet, skandaloze e pashprese.
Nje nga arsyet qe njerzit negociojne me policet eshte se ata jane vete zoti . Mbas gjobes qe te ve polici ti nuk ke ku te ankohesh . Atje ku ne duam te integrohemi ankohesh e hedh gjoben ne gjykate dhe atje fillimisht te ofron nje marreveshje prokurori dhe nese nuk je dakort vazhdon tek gjykatesi . Si rezultat i ketyre procedurave nuk ja vlen qe te merresh me policin. Ne shqiperi kur asnje gjobe nuk te vjen ne shtepi dhe ku nuk ka nje sistem te ngritur gjygjesor per kete ceshtje duhet te diskutosh me zotin vete d.m.th me policin .
Kjo eshte ceshtja qe duhet ngritur jo vetem konstatimi
Veprimi i policit ka treguar se është në shërbim të qytetarit, kur ky qytetar tregohet i penduar dhe kërkon falje. Edhe këtu tek ne, në Suedi kur del direkt dhe ende s’e ka shkruar gjobën, kuptohet nëse e ka vënë re se nuk ke qëndruar për më shumë se 2 min, nuk të gjobit. Kam përshtypjen se ka qënë një mësim për të dy. Shenjë e mirë, sa për fillim. Mos harro Muci se për një gërvishtje ka kërcitur kallashi, ndryshimi nuk vjen për një ditë, as për një muaj. Duhen të gjithë të reagojnë si puna jote…ti i sheh edhe komentet, janë të dyzuar në përgjigjet.
fillove muc me u mor me kundravajtje……
KUR HAP BLLOKAZHIN DHE ZEBRET PER 1 OSE 2 MIN ,SE DO TE COSH TE DERA E SHTEPISE FEMIJEN ,PRINDERIT E MOSHUAR,DON TE SHKARKOSH DICKA ETJ, POLICI ESHIKON VETE DHE NUK KA ARSYE PSE TE VERE GJOBE ,KETO NDODHIN NE CDO RRUGE TE BOTES
|Po si ka mundesi o gjithologu Nano ,qe per cdo gje flet dhe i di te gjitha
per mua je njeriu me i guximshem ne bote Ose e ke te trasheguar guximin per te dhene mend per cdo gje ose te vjen nga gjysem arsimimi dhe megallomania ose nga te dyja pasi deficenca eshte e trashegueshme o ooo zot shyqyr qe ste lexojne femijet tane se do na i merrje ne qafe me shkrimet qe ben dhe ku ti derdh karakterin dhe formimin tend gjysmak,,,,
Por jo or Muç, se edhe ketej nga perendimi nuk jane kaq te prera gjerat e ligjit sa ç’kujton dhe imagjinon ti. Edhe ketej ka police qe edhe te falin per gjera te tilla “te vogla”, ka edhe traper si kudo. Shprehja “qengji i urte pi dy nena” ka spekter zbatimi shume me gjere se territori shqiptar.
Me deshiren per tu mos u keqkuptuar,
Din Paku
z.Muçi,ashtu eshte si thua ti,por ka rregullore ne fakt qe shpjegon mbi bllokazhin e dritave pulsante.Kur ka tabele rrumbullake me nje vije,tregon se nuk lejohet parkimi,por lejohet qendrimi perkohesisht(bllokazhi),kur jane dy vija(si X)tregon se ndalohen te dyja rastet.Te pakten jashte eshte ky rregull dhe eshte i shkruar,kush merr patenten ben provim dhe e di kete;nuk eshte rregull i pashkruar.Une kam qene ne Bllok ndonjehere dhe te jap siguri qe atje eshte “Gegeri”(republike e paidentifikuar)ne kete drejtim,ti je ne rregull me tabelat,por policet ta bejne me shenje qe s’duhet te qendrosh,mjaft vene ato tubat e tyre te shkruara”private”,siç ka bere tere Shqiperia me ndertesat pa leje.Ndersa ka raste vertet qe hyjne ne sferen humane,mua me ka ndodhur qe ka kane falur gjoben,ashtu si ka raste qe ne raste te tjera di qe kane marre gjoba pa shkak dhe pasi kane dhkuar tek gjykatesi i Paqes e kane gjetur te drejten.Njehere ne Vareze kishin kolauduar keq nje semafor dhe u kthyen gjobat e nje viti te tere.Te kemi frike nga ligji,por kur nuk eshte i sakte ta sfidojme,pse jo?
PO CUDITEM!
POLICI KA MBYLLUR BLOOKUN E GJOBAVE DHE KA FALUR NJE PERSON NE GABIM?? PO U DASHKA FESTUAR QE KY POLIC ME NE FUND NDOSHTA PER TE PAREN HERE NE JETEN E TIJ ESHTE SJELLE SI EUROPIAN. KENDEJ NGA NE, NE EUROPE… NUK BEN VAKI QE NJE POLIC TE TE GJOBISI NE PREZENCEN TENDE EDHE NE SE TI KE BERE NJE SHKELJE. TE QORTON DHE TE FAL DHE KJO KA NJE KUPTIM SHUME ME TE MADH SE POLICET E “TRAJNUAR NE KETO 20 VJET”.KETA INJORATE ME BUZE ME YNDYRE PO TE PANE QE TI PO LARGOHESH NGA NJE PARKIM I GABUAR TE GJEMOJNE ME MOTOR, TE MARIN TARGEN, TE NDALOJNE DHE PER “SHKELJEN” QE TI KE BERE DISA MINUTA ME PERPARA….. TE POSHTEROJNE DHE PO QE SE NUK I JEP LEK TE GJOBISIN DHE PO TI KUNDERSHOSH TE MARIN EDHE DOKUMENTAT PRA TE C’NDEROJNE… BRAVO POLICIT NE FJALE…GJOBAT DUHEN VENE ATYRE BARKMEDHENJVE QE LENE MAKINAT NE MES TE RRUGES ME BLLOKZH DHE HYJNE DHE LUAJNE POKER PER ORE TE TERA DHE QE POLICAVE NUK JA U MBAN TE RUAJNE RENDIN SE KANE FRIKE PER VENDIN E PUNES
Vërejtje e hollë, por dhe po aq sipërfaqësore!
Vëretja / paralajmërimi me gojë jepet edhe në SHBA nga policia.
Nëse shkelja është shumë e vogël edhe paralajmerimi bën punë, madje më shumë se një gjobë. Kuptohet nëse përsërit, gjobitesh !
ky gazetari me sa duket s’kupton fare nga morali … ligji eshte …i ka rrenjet ne moral dhe te dy bashke (ligj – moral) jane ne sherbim te harmonise mes subjekteve.
Ndodh qe keshillohesh edhe ketu ne Amerike por kjo ne Shqiperi kthehet ne Abuzive Shpesh njerzit e bejne per tu dukur dhe parkimi dyshe sic i thone behet per hobi Kjo nuk eshte e drejte Por mendoj se ka shume vete qe me sinjale te tilla pijne dhe kafe sidomos ne kohen e pikut te trafikut kur te gjithe shkojne ne pune. Nganjehere kete falje shume vete e marrin per dobesi dhe abuzojne me tolerancen e te tjereve etj Cdo gje duhet pare e vleresuar rast pas rasti.
po harruat fjalen shipo,je ne nje lemsh qe nuk del kurre ,mjer ata qe e harojne
Ketu ne Amerike askush nuk del nga makina pa lejen e policit Ju duhet te rini ne makine me duar ne kroskot Dilni vetem ne rast se polici ju urdheron per nje gje te tille I pergjigjeni gjobes dhe ndeshkimit sipas fajit qe kryeni dhe ne rast se nuk ini dakort me gjoben i drejtoheni gjykates Por nuk ndodh qe te gjithe shkojme tek polici dhe debatojme me te per gabimin qe kemi bere ne rruge harojeni kete Masa eshte ne dore te tij sipas ligjit.
Ky pantallon-shkurter qe hiqet si gazetar bashke me:
nerro24,
gjermani i fundit ,
Vëzhguesi F.
tandraperi
pas koka-party te alucinuar deri ne ekstaze brumbullojne ne tere forumet shqip-folese per te perhapur idene e tyre te mbijeteses heroino-kokaino-marihuanase.
Muçi, ke kohe qe po na shkruan vetem budallalleqe…
cdo beje polici i shkrte gjobite te keputurit se me x5 e gjene belaja.
Gjermani i fundit! Keni thënë një të vërtete te madhe per kohën e sotme hashashiane. Ashtu eshte:”opiumi eshtë feja e popujve”! Po për lazaratin a mund te thuhet se është:”modeli i fshatit demokratik të kapitalizmit tropojan”? Ose “hashashi i lazaratit eshtë feja e partisë së sali demokratit”? E të tjera,e te tjera/ fenë e kemi nga fryn era? Nderime “gjermani i fundit”!