Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka pasur sot një takim me administratorët e 24 njësive administrative, ku ka deklaruar se situata në gjithë territorin e bashkisë së re është marrë nën kontroll, ndërsa ka shpallur aksionin qytetar për pastrimin e territorit më datën 4 shtator. Sipas tij situata e tranzicionit të ndryshimit të bashkisë nuk ka sjellë asnjë cenim të shërbimeve nga të gjitha njësitë administrative, çka sipas tij përbënë një sukses të parë të reformës territoriale. “Më vjen mirë që nga asnjë njësi nuk kemi pasur ndërprerje të shërbimeve dhe që asnjë qytetar nuk ka mbetur pa marrë shërbimin e kërkuar nga njësia. Këtë fazë të tranzicionit do ta kalojmë me sukses deri në fund për tu siguruar që e kemi marrë në kontroll situatën dhe hapi i parë i reformës është një hap i suksesshëm”, tha Veliaj në takimin me administratorët që u zhvillua në ambientet e Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Më tej duke u përqendruar tek aksioni që ka ndërmarrë tashmë Bashkia e Tiranës për të vënë në punë operatorët e pastrimit të Tiranës, ai ka theksuar se rezultatet e para kanë qenë pozitive dhe inkurajuese. “Ne kemi marrë aksionin tonë të parë dhe do doja shumë që ky muaj gusht të ishte muaji aksionit të pastrimit të Tiranës. Përgjigjet fillestare kanë qenë mbresëlënëse dhe çka do të thotë që me pak kërkesë llogarie këtu mund të pastrohen rrugën, mund të lahen rrugët, mund të mblidhen plehrat. Ndaj do doja që me të njëjtin rigorozitet të vazhdojmë për tu siguruar që të fitojmë betejën me plehrat”, u shpreh Veliaj.
Më tej duke qëndruar tek e njëjta çështje ai ka bërë të ditur vendimin për të zhvilluar një aksion të përgjithshëm, duke përfshirë jo vetëm strukturat dhe operatorët e pastrimit por të gjithë komunitetin për pastrimin rrënjësorë të të gjithë bashkisë së re, duke filluar që nga fshatrat më të largëta dhe në gjithë qytetin. Këtë dua që ta bëjmë në të gjitha njësitë. Dua që të ftoni të gjithë njësitë tuaja të gjithë qytetarët dhe në datën 4 shtator ne do të kemi një aksion për pastrimin e Tiranës ku do të ftojmë të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë. Keni një muaj kohë për tu përgatitur dhe për të treguar që ne të parët, kontraktorët janë në krye të punëve dhe 4 shtatorë do ftojmë të gjithë qytetarët. Secili prej jush do drejtojë shtabin e pastrimit në njësinë tuaj”. Do ti ndani me blloqe, do ti ndani me rrugë, e gjithë administrate do drejtojë një ekip një kompani, nga një palë doreza dhe nga një qese secili në dorë, kompanitë do jenë aty, ushtria do bashkohet kur vjen puna për të hequr inerte ose pjesë më të vështira”, tha Veliaj.
Ai ka bërë të ditur gjithashtu se nisur nga situata e rëndë që shkaktuan shirat e ditëve të fundit në Maqedoni, ka vendosur që ti vijë në ndihmë drejtuesve lokalë të Tetovës, qoftë me një ndihmë financiare ashtu edhe me ç’do mënyrë tjetër, çka mund të vinte në ndihmë përmirësimit të situatës. “Do çmoja shumë nëse secili prej jush do shprehë solidaritetin me situatën në Tetovë. Ne do jemi në gatishmëri për të ofruar çfarë do lloj lehtësimi të kësaj situate të rëndë” u shpreh Veliaj.
Z.Veliaj!
Lironi trotuaret,nga grabitja qe ju kane bere banoret e shtepive private duke zgjeruar oborret e shtepive te tyre.Aq e dukshme eshte kjo sa ne Njesine 11 ne thellesi per te ecur ne trotuar mund te shkosh vetem me nje kembe dhe kemben tjeter duhet ta vendosesh ne rruge,sepse trotuari eshte katandisur20 ventimetra i gjere!.E njejta situate eshte tek Kodra e Diellit,dhe ne thellsi te zonave te tjera te banuara.
Zoti Veliaj!
Kthejani trotuaret qytetareve ne gjersine dhe vazhdimsine e tyre te plote.Kjo eshte nje pune me vehte qe do t’ju dijne per nder te gjithe qytetaret e pa mbrojtur nga dhune e ketyre privative te babezitur.E di qe nuk eshte pune qe behet kollaj,sepse cfare nuk kane bere me lejete ndertimit te vilave,apo me truallin e blere.Vertet qytetari mund te kete blere truallin por ai nuk ka te drejte te ndertoje cep me cep e te mos lere trotuarin e plote.Ka koeficente per keto prona,te cilet jane shkelur me te dy kembet ne emer te prones truall qe “pronari” ka blere mbase nga nje pronar fiktiv.Vetem ne ndertimet pa leje ne fshat pronari e rrethon truallin cep me cep..Kam pershtypje qe edhe blerjet e trojeve jane abusive.Shembujt e kesaj shemtire ne Tirane i shikon kushdo.Te Rruga Budi mbi trotuar eshte ndertuar shtese anesore pallati(!),dhe studentet detyrohen te zbresin nga trotuari ne rruge duke rrezikur jeten nga makinat qe vijne nga pas.
Z.Veliaj,lexoje “Plakun e moçem”qe shkrua..Une nuk banoi ne Tirane,por kam mbaruar shollat aty dhe athere ta kishte ënda te shetisje ne bulevarde,te rrije ne lulishte,te shkoje ne kinema,teater,stadjime,etj.Po tashme? Nje fatkeqesi e madhe.Qytetin tim te vogel ku banoi-nuk e nderroj me Tiranen edhe sikur te ma falin nje banese 1+1.Kur shikoi ne TV-smogun.plehrat,rrugicat e ngushta,shitsit ambulant-kudo vend e pa-vend,pengesat per pakinge private,pllakat e thyera,pusetast e vjedhura,(per kete duhet te futet ne burg grumbulluesi i hekurishteve qe i pranon..), te cilat te behen me beton,pasi haduteria te ne eshte pune,se kur vjedh drejtuesi i shtetit-do vjedhe dhe hajduti vogel.Beheni shembull Tiranen Tone e shembull per shqiperine.Kam besim se ju do u marri HISTORIA per mire ne kete vend qe kan sunduar matrapazet,gjumashet,dembelet,lapanjozet,vjedhesit,vrasesit.!
Me aksion ?
C’fare te beje i shkreti ? Keshtu e kane mesuar,
punet behen me aksion.
Jo ne amerike te studjoje ky, po edhe ne jupiter ta cosh
prap me aksion do ti beje punet.
Fol me Tahirin, edhe nga viti tjeter te fillojme edhe zboret.
Ate rrethimin me zinxhira te minibashkia nr 2 per parkimin e makines se Elez Gjozes kur po e heq ?
He mo edepsezer, a iu ka marre ndopak malli per Dullen? Me aksione qytetare per pastrimin e territorit e filloi dhe ai. Dhe kur e kuptoi se kishte te bente me debila ja u rrasi kallomin sa krahu dhe ju detyroi te shkonit ne aksione me goditje te perqendruar. Djersa e tjetrit, qarri kusarit.
Jo vetem plehrat, por edhe tipat si ti, duhet te grumbullohen me 4 shtator. Le te clirojme territorin dhe vetveten nga injorantet dhe zhuli i tyre.