Kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, prezantoi sot paradite programin e tij për infrastrukturën në kryeqytet, duke u fokusuar te rehabilitimi i të gjitha rrugëve të degraduara, sistemit të kanalizimeve, pajisjen me puseta të të gjitha rrugëve dhe trotuareve, si dhe krijimin e hapësirave për transportin publik dhe me biçikleta.
Duke folur për ndërtimet pa leje në Tiranë, Veliaj tha se do të anullojë dhe do të bëjë beteja ligjore për t’i shkuar deri në fund çështjes së lejeve të ndërtimit të dhëna te diga e liqenit. Madje, duke prekur çështjen e legalizimeve, Veliaj tha se edhe klinika e Dr. Halim Kosovës është legalizuar pak muaj më parë nga ALUIZNI.
“Lajmi i mirë është që edhe doktor Halimi ka përfituar nga procesi i legalizimit. Ndërtim pa leje 5 kate në Tiranë i legalizuar falë reformës tonë të legalizimeve. Imagjinoni, as partia e tyre nuk legalizonte ministrat e tyre për sa kohë që nuk paguanin haraçin aty ku duhej të paguhej. Nuk jam këtu për të bërë polemikë, por për të thënë, si mundet që dikush të kandidojë për kryetar bashkie nëse ndërton një pallat 5 kate pa leje. Shumë prej nesh, as në ëndrrën tonë më te keqe, nuk mendojmë dot që të vëmë një tullë pa leje. Unë e kuptoj disa njerëz që erdhën nga zona të vështirë të Shqipërisë, disa njerëz që erdhën nga kushte të jashtëzakonshme duhet të ndërtonin strehën e tyre diku, ku ishin afër shërbimeve, këto janë 99% e atyre që po legalizohen. Por dikush që banon në bllok dhe ndërton një pallat pesë kate pa leje, vjen dhe i thotë Tiranës më votoni për kryetar bashkie. Po ne e kemi njërin që drejton me shembull të keq. Pse na duhet një shans tjetër për një tjetër që ndërton mes shembull të keq, për një tjetër që ndërton pa leje, për një tjetër që ka kurajën të thotë që na jepni katër vite të tjera të shkatërrojmë si këto 4 vite që ikën. Ne nuk duam njerëz që ndërtojnë pa leje dhe që jetojnë në lagje të standardeve afrikane, ku ujërat e zeza komandojnë sa herë që bie shi”, deklaroi Veliaj.
Sipas tij, nëse deri dje Bashkia ishte palë me ndërtuesit, pas 21 qershorit ajo do të jetë palë me qytetarin. “U kemi premtuar qytetarëve që kjo nuk do të jetë fushatë populiste, duke folur për gjithçka dhe për asgjë. Ndaj dhe më vjen mirë që jemi fokusuar në këtë fushatë në atë që quhen problemet e tavolinës së bukës, temat që diskutohen në çdo familje. Më vjen keq që nga pala tjetër jo vetëm që nuk kemi pranim të ftesës për debat, për të folur për këto tema, por kemi riciklim të premtimeve që kanë bërë katër vitet e kaluara. Kur këto premtojnë që do të mbledhin plehrat, pse s’i mbledhin sot? Që të na bindin që kur kanë bashkinë dinë ta bëjnë këtë punë”, tha Veliaj.
Rehabilitojmë të gjitha rrugët e degraduara;
Vendosim në funksion të plotë sistemin e kanalizimeve;
Pajisim me puseta të gjitha rrugët dhe trotuaret;
Rikthejmë në shërbim të qytetarëve çdo m2 trotuar;
Krijojmë hapësira për transportin publik dhe me biçikleta;
LEGALIZIMET DHE LEJET E VELIAJT SI GRABITJA KOMUNISTE E PRONES PRIVATE E ENVER HOXHES NE VITET 1946
Po me ke duan te bejne shaka dhe te tallen keta socialista komuniste te Partise se Punes kur kane filluar te ndajne LEGALIZIME bolshevike te prones dhe truajve sikur t’i kishin te babes se vet? Nga njera ane i “DJATHTI” komunist Lul Basha premton per ulje cmimesh dhe bamiresi si nje leninist i kulluar, nga ana tjeter i “MAJTI” komunist Erion Veliaj tallet dhe ben shaka per legalizime grabitese si nje stalinist i kulluar, njesoj si BOSI i tij shakaxhi Edi Rama. Prandaj ne, intelektualet properendimore te persekutuar nga regjimi gjakatar komunist i Enver Hoxhes themi:
C’A KA BO VAKI ME KET SHQYPNI QE S’PO I SHPETON DOT KOMUNIZMIT SOVJETIK?
legalizim pa urbanistik eshte jo vetem mjerimurbane por edhe kostoper taksapaguesit se
neser ju i beni konpesim ne rast se beni urbanizim te zonave.
edhe njehere, kam besim te vota ime per ty
cfare do behet me pallatet brenda pallateve agimi,mu ne qender te kryeqytetit, ne qender te minibashkise 5,ne kzaz 1818, qe votoji 24 vjet per ps, dhe na bete fshat,duke ndertuar ne fushat kuluanun femijet.
sot femijet luajne ne shkalle me celular,dhe nje prej tyre me tha ishte 2. vjece gjysem
xhaxhi ka internet se nuk degjoj dot muzike…… distanca midis pallateve eshte sa ndihet era e banjes perballe kur hapen dritaret.
Po si legalizoni ju zotni veliaj nje gje te jashteligjshme?demek ju béni thirrje per Krim mbasi ketu qe ka kush eshte ma i zoti me e vu tullen!po ato qe nuk shkelin ligjin,nuk ndertojne pa lene cka duhet te mendojne per shperblimin qe ju po i jeni shkelleseve te ligjit! Ai kriminel,po ju d’y here ma shume kriminel mbasi edhe Krimin e legalizoni!
Me falni Shoku Veliaj. Keto legalizimet qe po beni i ngjajne dipllomave te Universitetit false ” Kristal “. Ju jo vetem qe po riperserisni krimet ndaj prones te shqiptarve te babait tuaj biologjik dhe politik (Enveruk Hoxha ), por po i shumefishoni keto krime ne piken me te madhe te mashtrimit te nje populli qe ju e dini mjaft mire qe eshte mesuar te mashtrohet. Nga njera ane ne menyre selektive i vini me buje te madhe tritolin disa ndertimeve pa leje dhe nga ana tjeter legalizoni me mijra ndertime pa leje ne shkembim te nje vote te qelbur. Mjere ti o bufon. Mjere Shqiperia per ke do te votoj. Turp ju mbulofte!!!!!
‘Por dikush që banon në bllok dhe ndërton një pallat pesë kate pa leje, vjen dhe i thotë Tiranës më votoni për kryetar bashkie’…
Edhe ne duhet te votojme nje njeri qe banon ndoshta ne bllok edhe krenohet qe Partia e tij ka legalizuar po ate pallat te ‘ketij dikushi qe banon ne bllok e nderton nje pallat 5 kate pa leje,qe vjen e na thot me votoni per kryetar’….
Fajtor eshte krimineli po edhe ai qe mbron kriminelin kunder popullit,qe respekton ligjin e nuk glaberon pronen,ajrin,pamjen e tjeterkujt,o Erion Veliaj’legalizuese’
EKZAKT,dn.
Sa per ate proceduren e legalizimit te pallatit 5 katsh sa per dijeni ti z. Eri Rondelja e zogu i Rames per Tiranen e keni per detyre ti beni meqe jeni ne qeveri dhe nuk eshet ndonje perfitim por thjesht qeveria jote beri detyren ligjore .
Ti Eri Rondelja e Zogu i Rames per Tiranen ngele vetem duke u mare me kandidatin e Partise Demokratike per Bashkine e Tiranes , nderkohe qe ai nuk meret fare me ty . Gjithesesi cdokush tregon veten e tij . Eshte e kote qe mundohesh te ulesh figuren e Doktor Halim Kosoves dhe ta akuzosh por duhet ta kesh te qarte se njerzit shofin dhe e dine kush eshte puntori dhe kush mashtruesi . Fitore Halim Kosoves per Pune dhe dinjitet .
…te tuperohesh ne pleqeri…dr Vagina…thone qe mekatet e mjekut i mbulojne varret , por mekatet e Adhamullit te PD -se do ti lajne keto zgjedhje…i korruptuar deri ne palce , dhe Nastradin qe tregon si turkoshak histori gjinokologjike dhe do te marresh votat tona…Tirana pret Er Veline per pune dhe ndryshim…me 100 mije vota diference do humbesh dr Vagina…
Ligjerimi i Erjon Veliajt vetetine: si i lyer me shkelqyes kepucesh me maja. Fjalite e tij jane te njeriu me drame te thelle shpirterore. Vini re: Halim Kosova nuk merret fare me Erjonken, por edhe kjo nuk e lehteson Veliajn! Kerkon ta ngacmojne! Doktor Kosova flet pet lindjet si bekim e vazhdimesi e jetes njerezore, por edhe kjo e nervozon Erjonkn, ai e di perse! Si i Rilindjes, Veliaj do duhej te fliste edhe ai per lindjet, por ai ka program tjeter: te flad per rilindjen (e te vdekurve – ne kohen e Sales) , jo pet lindje te tjera!
Ka nje personazh te shkelqyer Wiliam Saroyan, nje orator qe i le pa fryme te gjithe, dhe Erjoni i le pa goje edhe ata qe hane afer tij, edhe ata qe jane deshmitare te gjerave qe genjen Erjoni: genjen aq keq sa mos o Zot, ku do na coj ky lloj monstre.
Jemi qare per genjeshtrat e berishes, dhe e hoqem qafe, me ne fund, por me kete si do tja bejme?!
Erjoni genjen edhe oer kohen qe ka qene ne Minnesota, dhe per nhetezit qe e ndihmuan agje. Dhe ai u edhte mosmirenjohes…sic do tu jete neser tiranasve…