Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Veliaj inspekton punimet për ngritjen e parkut të rulove për strehimin e familjeve rome
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajmi i fundit > Veliaj inspekton punimet për ngritjen e parkut të rulove për strehimin e familjeve rome
Lajmi i funditPolitike

Veliaj inspekton punimet për ngritjen e parkut të rulove për strehimin e familjeve rome

Dita
Published April 8, 2016
Share
SHARE

 Gjetja e zgjidhjeve për strehimin e komunitetit rom mbeten ndër objektivat kryesore të Bashkisë së Tiranës. Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi nga afër punën që po bëhet për ngritjen e parkut të rulove për banorët e komunitetit rom, të cilët u përmbytën gjatë shirave të muajit janar në Bregun e Lumit.

I shoqëruar nga ambasadorja e Hollandës në vendin tonë, Dewi van de Weerd, përfaqësuesi i UN-it, Brian Williams dhe drejtuesit të Ecovolis, Ened Mato, kryebashkiaku Veliaj vizioi ambientet e parkut, si dhe bisedoi me banorët që do të strehohen aty, duke u njohur me problematikat që shoqërojnë jetën e këtij komuniteti.

Veliaj vlerësoi se falë punës dhe angazhimit edhe të shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë, një pjesë e komunitetit rom do kenë tashmë një strehë të përhershme ku do mund të jetojnë.

“Më vjen mirë që në një situatë, e cila me shirat e fundit u bë dramatike, ku shumë anëtarë të komunitetit rom ishin vunerabël prej përmbytjeve dhe u strehuan në këto kapanone për çështje të emergjencës, sot kanë një shtëpizë të vogël, modeste, por të sigurt, të ngrohtë, jashtë të gjitha rreziqeve që mund të sjellë moti e natyra. Besoj se tani, hapësirat që u përdorën për emergjencat, mund t’i kemi për çdo situatë tjetër”, tha Veliaj.

 

2 3 4

 

Dita April 8, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?