Një ditë para përurimit, Këndi i Lojërave për fëmijë në Parkun e Liqenit është inspektuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai ka parë nga afër punën e kryer në teren në realizimin e këtij projekti, duke u interesuar që çdo gjë të jetë gati për ditën e nesërme kur ky kënd do hapet dhe fëmijët të festojnë ditën e tyre, 1 qershorin. Drejtuesit e projektit kanë informuar kryetarin se këndi do jetë gati për ditën e nesërme, ndërsa kanë garantuar se punimet e kryera i janë përmbajtur plotësisht standardeve të kërkuara.
Më pas ai ka vizituar edhe një hapësirë tjetër rekreative që i është shtuar Parkut të Liqenit. Bëhet fjalë për punimet e realizuara në një kohë rekord prej 2 muajsh, për projektin e rijetëzimit të pjesës së Parkut të Liqenit që gjendet ndërmjet Korpusit të Universitetit dhe Gardës së Republikës, i cili veç trotuareve, ndriçimit dhe hapësirave të tjera shlodhëse është pasuruar edhe me 200 pemë qershie japoneze, donacion i qeverisë së Japonisë. Veliaj do të vlerësonte se falë këtij projekti u bë e mundur që një nga zonat më pak të frekuentuara të parkut të sistemohet dhe të mbillet me pemë duke u kthyer kështu në një portë të re të parkut të Liqenit.
“Dua të ftoj të gjithë qytetarët të marrin fëmijët nesër dhe të marrin të gjithë energjinë pozitive me të cilën duam ta kurojmë këtë qytet dhe të vinë në hapjen e parkut nesër në orën 10:00, në datën 1 Qershor. Besoj që është dhurata më e bukur që Bashkia e Tiranës mund të kishte menduar për fëmijët e qytetit, për ata që janë qytetarët më të devotshëm, qytetarët që pranojnë menjëherë të renë, qytetarët më simpatikë dhe qytetarët më bashkëpunues në Bashkinë e Tiranës”, tha kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj. Ai ka evidentuar se pas debatit të gjatë që ka shoqëruar ndërtimin e këndit të lojërave, tashmë është koha që të gjithë të bashkohen dhe ta lënë Bashkinë të punojë.
“E di që shumë është debatuar për parkun, por ky nuk është një moment as për t’ju treguar triumfalist, as për ta trajtuar një palë si fitues, një palë si humbëse, jemi të gjithë fitues në Tiranë, me një park të bukur për fëmijët në një hapësirë të Liqenit që po ruhet edhe po shtohet siç ishte ky park i qershive, në Tiranë po fitojnë të gjithë. Ndaj edhe besoj që është momenti që të shikojmë para, është momenti që të bashkohemi, është momenti që ta lëmë Bashkinë që të punojë, është momenti që ta ndajmë çfarë janë gjëra me dobi publike dhe që nuk meritojnë kaq shumë vëmendje dhe kaq shumë sherrnajë dhe çfarë janë gjëra që realisht meritojnë një debat publik”, theksoi kryetari i Bashkisë së Tiranës.
Ndërsa bëri të ditur se këndi i lojërave do të jetë falas për fëmijët, Veliaj shtoi se është e papranueshme për Tiranën që të ndahet për punët publike që i shërbejnë të gjithëve dhe jo vetëm njërës palë.
NUK PO MERET VESH KUSH JANE ‘FEMIJET’!
Strazimiri me kobure,Noka pa tru apo Velija ne vend te k….ka .FIQ!?
”Mjerimi rrit femine ne hijen e shtepive
te nalta,ku nuk mrrin zani i lypsise,
ku nuk mund t’u prishet qetesia zotnive
kur bashke me zoja flejne ne shtretent e lumnise”MIGJENI
Ai investim i quajtur ‘park’ tek ish liqeni kthyer ne ‘pellg’ nuk duhej bere per 3 arsye:
1-Se jane hedhur para pa trasparence ne hava kur femijet kane 25 vjet qe perjetojne mjerimin migjenian per BUKE!
2-Valuta si sot e 25 vjet qe hyn ne kete vend nga emigrimi qe eshte jashte IKEN prape jashte ne duar te ‘projektuesve’ te huaj si sot e 25 vjet me pare e ne mburremi edhe kur na rregullojne edhe halete e nderzejne edhe grate per turpin e Botes!
3.-Kryesorja tregion qe kryetaret e bashkive 61 QENJE e 1600 keshilltare me rroga mbi 2 MILIONSHE jo vetem nuk dine as te drejta e as detyra sipas ‘reformes’ fantazem teritoriale te Idrizit por jane te pa pergjegjshem qe BASHKIJA nuk eshte as qendra e qytetit as parku i lojrave e as ‘gara’ hedhje shurre me njeri tjetrin e me NISHANE por kryetari i Bashkise eshte ‘KRYETAR QEVERRIJE’ e bashkija me 1000 halle filon nga Shengjergji ne Shen pjeter e nuk meret me lulishte se nuk eshte lulishtar e populli do BUKE E JO BAR O MAGJAR!?
P.S ‘Femijet’ e kujt shqipetareve fton te tu tundesh zorret te pa ngrene ne 1Qershor,te te pa puneve,atyre qe hane buke me liste,te ngujuarve,te perdhunuarve,te droguarve,apo te atyre qe shesin fara lule dielli 25 vjet apo jane tek semaforet e gjithe Botes!Si nuk u vjen turp edhe me nje park kerkoni te beni politike salisjane e socialSSaliste!
“Gramsh” merru me Gramshin, nuk ke nivel te debatosh per Tiranen, ke harruar piken e katert qe je toc cari.
PO NUK KE THENE O ERJON VELIAJ SA LEKA KE HEDHUR BADIAVA PER FEMIJET E TIRONES ME POLIGONET E TUA EDVINISTE SI NE KOHEN E QEPES TE ZBORISTEVE TE ENVER HOXHES?
Vetem kete gje e fsheh Erjoni i Edvinit dhe e mban te fshehur ne Kutine e Pandores qe po te hapet do te dalin KUSERITE makaber me fondet publike njesoj si ato te Sali Berishes dhe LOLOS se tij Lulzim Basha ne Rrugen e Antikombit Durres-Kukes qe e kamufluan kete vjedhjedhje dhe kuseri makaber komuniste me demagogji patriotike, njesoj sic po ben erjoni i Edvinit me poligonin e tij luftarakt tek Shen Prokopi i mjere.